“Terminatori” e përcjellë të bijën në altar (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Aktori amerikan dhe ylli i filmave “Avengers”, Chris Pratt (39), është martuar të shtunën me vajzën e Terminatorit, Katherine Schwarzenneger (29), raporton “People”.

Ceremonia luksoze u mbajt në Kaliforni ndërsa të porsamartuarit ishin të rrethuar nga familja dhe miqtë e ngushtë.

Katherine u shoqërua deri në altar nga babai i saj dhe aktori legjendar Arnold Schwarzenegger (71). Djali i Chris nga martesa e tij e parë me Anna Faris (42) Jack (6) ishte i pranishëm në martesë.

Të sapomartuarit u fejuan pas shtatë muajsh lidhje, ndërsa Chris thuhet se e kaloi një mbrëmje të shthurur beqarie. Ai i shpenzoi 5,000 funte në uiski dhe shampanjë në Soho Club të Londrës. Ai bëri aheng deri në orët e mëngjesit me stripere, shkruan KOHA Ditore.

“Në një moment ai e pa në podiumin e vallëzimit një stripere bionde seksipile e cila i pëlqeu menjëherë. Ai filloi të brohoriste, bisedoi me të, dhe në një moment madje u tall se do të martohej me të. Ai nuk kurseu as në pije, mund të shihej se po argëtohej”, – tha një burim për “The Sun”.

Chris u pa në publik me Katherine për herë të parë në qershor të vitit 2018, dhe atë derisa ishin së bashku në një piknik në Santa Barbara.