Vetura bie në humnerë, 3 persona të lënduar, 1 në gjendje të rëndë

Periskopi.com Lajme

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e pasdites së sotme në fshatin Kaqandoll që lidhet me Mitrovicën dhe Podujevën.

Për shkaqe ende të panjohura, një veturë ka rënë në humnerë, duke lënë tre persona të lënduar, derisa njëri nga ta thuhet se është në gjendje të rëndë, përcjellë Indeksonline.

Njësitet e ndihmës së shpejtë dhe policisë janë në vendin e ngjarjes.