Tërmet në kufi me Kosovën

Periskopi.com Lajme

Në kufi me Kosovën sonte ka ndodhur një termet.

Termeti me magnitudë 2.7 shkallë ka ndodhur sonte rreth orës 20:27 minuta, raporton Indeksonline.

Epiqendra e tij ishte në Serbi, afër kufirit me Kosovën.

Siç shihet edhe në këtë fotografi, distanca me Kosovën ka qenë 71 kilometra, me Leposaviqin 61 km, ndërsa 7 km me Serbinë.

Duhet përkujtuar që Kosova ka pasur disa raste kur është prekur nga tërmetet ndër vite, por ndër tërmetet që pati shkaktuar më së shumti dëme ishte në vitin 2004.

Riatdhesohet 9-vjeçarja të cilen tentoi ta trafikonte daja i saj

Periskopi.com Lajme

Vajza 9-vjeçare nga Podujeva e cila u gjet nga policia kufitare serbe në Merdare sot i është kthyer gjyshërve të saj të cilët do të përkujdesen për të.

Burime të Periskopit brenda Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, kanë thënë se 9 vjeçarja është riatdhesuar.

“E mitura është riatdhesuar në Kosovë. Krejt në rregull, në perkujdesje dhe kujdestari të gjyshëreve”, thanë këto burime nga kjo zyrë.

Katër ditë më parë u raportua për rastin e saj, ndërsa deri sot ajo po qëndronte në njërën nga Qendrat për Punë Sociale në Serbi.

Daja i saj kishte tentuar ta nxirrte nga Kosova në Serbi përmes pikës kufitare në Merdare, në një formë të tmerrshme.

Mbesën e tij (vajzën e motrës) e kishte futur më bagazh, saktësisht në vendin e destinuar për gomën rezervë të veturës, ku edhe u gjet nga policia serbe.

Mediet serbe raportuan se vetura në të cilën po fshihej vajza ishte me targa të Gjermanisë ndërsa po drejtohet nga një burrë 42-vjeçar, shkruan Periskopi.

Gjatë inspektimit të rregullt, ata thanë se nuk kishin asgjë për të raportuar, por oficerët doganorë gjetën një vajzë nëntë vjeçare shqiptare të fshehur te vendi për gomën rezervë. Më pas policia gjeti në veturë dokumentet e vajzës, e cila është nga Podujeva.

Shoferi i veturës i ka thënë autoriteteve serbe se fëmija ishte i motrës së tij, e cila jeton në Gjermani, dhe ajo derisa po luante aksidentalisht ishte fshehur në bagazh.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për të cilët më nuk ka ndonjë informacion.

9 vjeçarja ishte nisur në Gjermani për t’u bashkuar me nënë e saj.  Vajza kishte katër vite që po tentonte të siguronte dokumentet por të gjitha tentimet kishin dështuar. /Periskopi