Neco Williams largohet nga rrjetet sociale pas abuzimeve brutale nga fansat e Liverpoolit

Periskopi.com Sporti

Me Trent Alexander-Arnold, Liverpooli e ka siguruar pozitën e mbrojtësit të djathtë për dekadën e ardhshme.

21-vjecari e ka në ADN klubin, pasi i është bashkuar klubit nga mosha 6-vjecare, transmeton Periskopi.

Ai tashmë ka bërë 136 paraqitje për ‘Të Kuqtë’, duke fituar titullin në Premier League, Champions Leaguen, Super Kupën dhe Kupën e Botës për Klube.

Dhe ai e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të shkojë askund tjetër.

Gjë që na bën të ndjejmë keqardhje për Neco Williamsin.

Uellsiani gjithashtu iu bashkua Liverpoolit në moshën 6-vjecare dhe ka treguar kualitetin e tij kurdo dhe kudo që i është kërkuar. Problemi është se ai nuk ka pasur shumë mundësi për shkak të Alexander-Arnoldit.

Sidoqoftë, Williamsi pati një start të rrallë në ndeshjen e Liverpoolit në EFL Cup me Lincolnin. 19-vjecari luajti 90 minuta, derisa ‘Të Kuqtë’ fituan 7-2.

Pavarësisht rezultatit, fansat e Liverpoolit vendosën që në mënyrë të pashpjegueshme ta abuzonin Williamsin në rrjetet sociale për paraqitjen e tij.

I riu mori aq shumë abuzime, saqë ai tashmë është larguar nga rrjetet sociale.

p1ej1vj2ho6ue15mkdtb11jug67k.jpg

Neveritëse.

Edhe llogaria zyrtare e Liverpoolit ka reaguar duke e mbështetur atë, teksa ka shkruar: ”I urojmë kurajo Williamsit në këtë kohë të vështirë për të. Turp për njerëzit që e abuzojnë në rrjetet sociale.

”Fansat e vërtetë janë këtu për të të përkrahur.” /Persikopi.com/

p1ej1vjplk1m1fiphqq1inf1dnro.jpg