Ahmeti: Nuk bëjmë negociata të fshehta, s’ka luftë për karrige

Periskopi.com Lajme

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti është deklaruar pas zyrtarizmit në KQZ të koalicionit të partisë së tij me AAK-në.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se nu ka negociata të fshehta e nuk ka lufte për karrige.

“Partia Social Demokrate (PSD) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) tashmë të parat kanë dorëzuar koalicionin në KQZ duke shmangur çfarëdo spekulimi për diskutime të minutave të fundit. Atë që e kemi thënë që në ditën e parë kur ë bëmë koalicionin sot e formalizuam. Nuk ka negociata të fshehta e nuk ka luftë për karrigë. Jemi pretendentë për të fituar zgjedhjet e 6 tetorit. Drejt mbrojtes së shtetit të Kosovës me guxim përkushtim e dije. Drejt politikave zhvillimore me mbrojte sociale. Drejt mirëqenies e solidaritetit”, ka shkruar ai në Facebook.