Kuvendi kujtohet për Nehat Thaqin tek pas 10 ditësh

Periskopi.com Video

Nehat Thaqi sot para Gjykatës në Beograd, rrezikon 15 vjet burgim

Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaqi i cili u arrestua nga policia serbe në fund të shtatorit në vendkalimin kufitar “Te Dheu I Bardhë” do të paraqitet sot para Gjykatën Speciale në Beograd.

Periskopi.com Lajme

Siç kanë konfirmuar për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug” në Prokurorinë e  Lartë Publike në Nish, juridiksion mbi këtë rast ka pohuar ndjekjen e Thaqit për krim të organizuar.

Thaqi është arrestuar nga autoritetet serbe si i dyshuar për veprën penale të terrorizmit, e cila është e dënueshme në këtë vend deri në 15 vjet burg.

Ai u arrestua më 29 shtator dhe ndodhet në paraburgim në burgun e Nishit në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë të po këtij qytetit të vitit 2010.

Tahiri: BE më ka premtuar lirimin e Thaçit

Ministrja për dialog Edita Tahiri ka thënë se Bashkimi Evropian i ka premtuar se do të ndërhyjë në lirimin e zyrtarit policor të Kosovës, Nehat Thaçi i arrestuar ditë më parë.

Periskopi.com Lajme

“Menjëherë pas arrestimit të zotëri Thaçit nuk kam kërkuar nga BE reagim të menjëhershëm për lirimin e tij dhe në takimin tre palesh për kodin telefonik kam kërkuar që të flasim për të së pari. Poashtu kam konsultuar edhe qeverinë paraprakisht. Nga BE kam marr premtime që do të angazhohen për lirimin e tij. Pala serbe nuk ka dhënë premtime por janë arsyetuar vetëm se kjo çështje u ka kaluar organeve të drejtësisë.

Në përgjigjen time kam thënë se nëse nuk e lirojnë menjëherë dhe nëse vazhdoni me arrestime të tilla, unë ftoj organet e drejtësisë që të Kosovës që të marrin masa reciproke. Edhe sot e them. Marrëdhëniet përmirësohen vetëm kur ka sjellje të ndërsjella të mira. E jo këso raste arbitrare”, ka thënë Tahiri.

 

Javën tjetër seancë e jashtëzakonshme për arrestimin e Nehat Thaqit

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar rreth arrestimit të komandantit të policisë në rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaqit, nga policia serbe javë më parë.

Periskopi.com Lajme

Kërkesa për këtë seancë është bërë nga deputeti Gzim Kelmendi dhe është mbështetur edhe nga deputet tjerë të Kuvendit të cilët edhe i kanë dhënë nënshkrimet Kelmendit për të organizuar debatin parlamentar për Thaqin.

Deputeti Kelmendi ka thënë se i ka mbledhur 45 nënshkrime për seancën e jashtëzakonshme dhe atë e ka protokolluar tashmë në administratën e Kuvendit.

Një natë më parë, në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po votohej Ligji i ri për “Trepçën”, Kelmendi e ngriti këtë çështje, e kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i tha se kjo do të ndodh.

Sonte seancë e jashtëzakonshme për arrestimin e Nehat Thaqit

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Gëzim Kelmendi ka iniciuar një seancë të jashtëzakonshme për arrestimin e drejtorit të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Nehat Thaqi.

Periskopi.com Lajme

Për këtë ai ka marrë nënshkrimet e 52 deputetëve.

Seanca është caktuar për orën 20:30.

Sadiku viziton Thaqin në Burgun e Nishit, flet për gjendjen e tij

Zyrtari ndërlidhës i Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku e ka vizituar sot në Burgun e Nishit, zyrtarin e lartë policor të Kosovës, Nehat Thaqi.

Periskopi.com Lajme

Në një deklaratë ekskluzive për KTV-në, Sadiku ka thënë se gjendja emocionale e Thaqit është për t’u admiruar dhe se po punohet intensivisht që mbrojtja e tij të forcohet sa më shumë.

“Pas kërkesave për vizitë së Nehat Thaqit në burgun e Nishit ku po mbahet në paraburgim, sot kemi realizuar vizitën. Porosia kryesore për familjarët për gjithë qytetarët që janë interesuar për gjendjen e Nehatit është se ai është plotësisht i vetëdijshëm për situatën në të cilën gjendet dhe ka një forcë psikike dhe fizike për admirim që duhet të na bëjë krenarë të gjithëve”, ka thënë ai.

Deputeti i Listës Serbe thotë se arrestimi i Thaqit ka një prapavijë tjetër

Deputeti i Kuvendit të Kosovë nga Lista Serbe, Bojan Mitiq, që është edhe anëtar i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri, dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës thotë se nuk është në dijeni se për çfarë arsye ka ndodhur arrestimi i Thaqit, meqë, sipas tij, akoma nuk ka ndonjë informatë zyrtare.

Periskopi.com Lajme

Por, vlerëson se arrestimi i tij ka një prapavijë, raporton Periskopi.

“Ky arrestim ka një prapavijë tjetër, sepse Thaqi shumë herë ka kaluar në territorin e Serbisë dhe nuk është arrestuar. Shtrohet pyetja pse është arrestuar në këtë moment dhe në të gjitha këto pyetje duhet të përgjigjet dikush tjetër dhe të shohim pastaj se çfarë konkretisht mund të ndërmerret”, thotë Mitiq./ Periskopi

Rexhep Selimi kërkon reciprocitet me Serbinë, shkak arrestimi i Thaqit

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, vlerëson se raportet më të mira ndaj Serbisë do të ndërtohen me aplikimin e reciprocitetit.

Periskopi.com Lajme

Duke folur për arrestimin e komandantit të Policisë në Mitrovicë, Nehat Thaqi, tha se ky nuk është rasti i parë kur xhandarmëria serbe arreston policë të Kosovës. Me këtë rast ai përmendi rastin e arrestimit të policëve në Dumnicë, raporton Periskopi.

“Ky qenka normalizim i marrëdhënieve me Serbinë?! Nëse qeveria serbe  shkel dhe nuk respekton ligjet Republikës së Kosovës dhe Kushtetutën e Kosovës, të njëjtën gjë po e bënë Qeveria e Kosovës e cila nuk po i respekton ligjet  dhe Kushtetutën e saj, kur bëhet fjalë për arrestimin e atyre që duhet të arrestohen”, tha Selimi, duke përmendur me këtë rast paralajmërimin për vizitë të Gjuriqit në Kosovë./ Persikopi

Brukseli nuk flet për arrestimin e Thaqit

Bashkimi Evropian nuk është marrë me arrestimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaqi, nga ana e autoriteteve serbe.

Periskopi.com Lajme

Nga mekanizmi i cili tash e pesë vjet po e ndërmjetëson dialogun Kosovë-Serbi kanë preferuar të mos e komentojnë këtë rast.

“Bashkimi Evropian nuk komenton çështjet në proces”, ka thënë për Tribuna Channel, Maja Kociançiq, zëdhënëse e BE-së.

Ky deklarim i BE-së vjen pas shumë kërkesave nga ana e institucioneve që në rastin Thaqi të ndërhyj Brukseli. Menjëherë pas arrestimit ministria për dialog Edita Tahiri ka deklaruar se pritjet e Qeverisë së Kosovës janë që me këtë çështje të merret edhe Bashkimi Evropian.

Ndërkohë, edhe Komisioni për Punë të Jashtme ka kërkuar nga ndërkombëtarët që t’i marrin të gjitha masat e nevojshme për lirimin kreut të Policisë në Mitrovicë.