Ministrja serbe: Kemi dërguar dëshmi të reja në Speciale

Periskopi.com Lajme

Ministrja serbe e drejtësisë ka thënë se Kosova duhet të brengoset më shumë për Gjykatën Speciale

Ministrja e drejtësisë së Serbisë Nela Kuburoviq ka thënë se Kosova duhet të brengoset më tepër për Gjykatën Speciale në Hagë.

Ministrja e drejtësisë së Serbisë Nela Kuburoviq ka deklaruar se nuk është e sigurt se Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj e Kadri Veseli në fillim do të jenë në mesin e të akuzuarve nga Gjykata Speciale.

“Nëse do të ekzistonte dëshira, kjo do të kishte ndodhur”, deklaroi ajo gjatë një interviste për “Veçernje Novosti”.

Duke reaguar ndaj iniciativës së Kosovës për formimin e gjykatës që do të merrej me krimet serbe, Kuburoviq e përshkroi si vendim që ka për synim fitimin e poenëve politik.

“Mendoj se shqiptarët duhet të brengosen më tepër për Gjykatën Speciale në Hagë e cila do të merret me hetimin e raportit të Dick Martyt. Prokurori i ri në muajt e fundit ka kërkuar dokumente nga Beogradi, që u janë dorëzuar nëpërmjet delegacionit të BE-së. Po ashtu, një numër i madh i dëshmitarëve pret për ngritjen e akuzave që të japin dëshmitë e tyre”, shtoi ajo.