Wolves me këtë formacion, pasi transferoi Nelson Semedon, mund ta sigurojë top katërshen në PL

Periskopi.com Sporti

Ngritja e Wolves nga Championshipi deri në majat e Premier Leagues në vitet e fundit ka pasur influencë të jashtëzakonshme portugeze.

Trajneri, Nuno Espirito Santo, Ruben Neves dhe tani i larguari Diogo Jota – të gjithë portugezë – patën rol shumë të rëndësishëm në ngritjen e klubit një rang më lartë në sezonin 2017/18, transmeton Periskopi.

Pas ardhjes në Premier League, yjet tjerë portugez si Joao Moutinho dhe Pedro Neto kanë ndihmuar që klubi të ngritet deri në atë nivel, saqë është i aftë të luftojë për top katërshe.

Derisa u mposht 2-1 nga Manchester City të hënën mbrëma, paraqitja e Wolves ishte dëshmi e mjaftueshme se do të jetë kërcënim serioz përsëri këtë sezon.

Vecanërisht pas transferimit të Nelson Semedos. Ish-anësori i Barcelonës u zyrtarizua te klubi sot, që nënkupton se Espirito Santo më në fund e ka gjetur zëvendësuesin e Matt Dohertyt.

Më poshtë, është krijuar formacioni më i mirë i Wolves për këtë sezon dhe e drejtë të themi se kjo skuadër mund të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm. /Periskopi.com/

Wolves' starting XI

Semedo në tealshe, injoron protokollet mjekësore për koronavirus – feston me 18 persona

Periskopi.com Sporti

Telashe në horizont për mbrojtësin e Barcelonës Nelson Semedo. Anësori i bluagranave është vendosur në qëndër të ciklonit pasi ka shkelur protokollin e sigurisë anti Covid-19.

Vetëm pak ditë para rinisjes së La Ligas, futbollisti portugez duke iu referuar asaj që shkruajnë mediat spanjolle, ka marrë pjesë në festën e ditëlindjes të një miku në të cilën ka qenë të pranishëm edhe 19 persona të tjerë, në një lokal në Castelldefels. Në Spanjë për momentin ligji i përpiluar gjatë periudhës së koronavirusit nuk e lejon grumbullimin e më shumë se 15 personave në një ambient të vetëm.

Në fotot e publikuara nga mediat shikohet qartë që Semedo qëndron në shoqërinë e disa personave të tjerë pa respektuar distancën e sigurisë dhe pa maska. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe klubi i Barçës që i ka kërkuar lokalit blerjen e fotove të kapura nga kamerat e sigurisë për të vërtetuar nëse gjithçka është e vërtetë dhe për të marrë masat e nevojshme.

Tashmë do t’i takojë ligës spanjolle të futbollit nëse Semedo do të vazhdojë seancat stërvitore me skuadrën dhe nëse do të jetë pjesë e transfertës ndaj Mallorcas në fundjavë.

Ky është lojtari që Manchester United e transferon si zëvëndësim për Valencian

Periskopi.com Sporti

Pavarësisht se ka qenë besnik, kohës së Antonio Valencia te Manchester United po i vije fundit. 

Si një mbrojtësi i djathtë i shëndërruar, 33 vjeçari e ka humbur vendin e startuesit, të cilën e ka zënë një tjetër 33 vjeçar, Ashley Young, raporton Periskopi.

Spekulimet e shumta e qojnë ekuadorianin në Inter, qysh në këtë merkato.

‘Djajtë e Kuq’ kanë bërë gati zëvëndësimin e tij. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Barcelonës, Nelson Semedo.

Ish lojtari i Benficas nuk po e gjen veten te skuadra katalanase, andaj largimi mbetet e vetmja zgjidhje për të.

Ole Gunnar Solskjaer e ka shprehur këtë dëshirë te bordi dhe shumë shpejt pritet të bëhet oferta e parë për të. /Periskopi