Deputetët kërkojnë ndryshimin e nenit 22 të Kushtetutës

Periskopi.com Lajme

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë pranuar një njoftim i cili ka të bëjë me propozimin për amandamentimin e nenit 22 të Kushtetutës, për përfshirjen e Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje.

Nënshkrimet për këtë ndryshim, të cilin e ka propozuar Aida Dërguti, tashmë i kanë dhënë 80 deputetë.

Në anën tjetër, Koha Ditore merr vesh se Gjykata Kushtetuese ka kërkuar prej deputetëve të paraqesin komentet për të vlerësuar “nëse amendamenti i propozuar i zvogëlon të drejtat dhe liritë e njeriut”.

Në letrën që Arta Ramaj ka nisur në adresë të kreut të Kuvendit, Kadri Veseli, thuhet se “deputetët kanë mundësinë për të paraqitur komentet e tyre, me shkrim, nëse kanë, lidhur me kërkesën e lartshënuar, më së voni deri md 5 nëntor 2018”./Fitim Gashi

Më poshtë mund të lexoni të plotë njoftimin e Kushtetueses për deputetët.