Imri Ahmeti konfirmon kandidaturën për nënkryetar të LDK-së

Periskopi.com Lajme

Tashmë kanë mbetur edhe pak ditë ku LDK do të zgjedhë kryetarin edhe kryesinë, por si duket do të ketë shumë kandidat për të udhëheqë këtë parti.

Indeksonline gjatë ditës ka provuar të kontaktojë edhe Kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti i cili doli fitues në Lipjan me një përqindje të lartë të votave.

 

 

I pyetur se a do ti futet garës për të parin e partisë ai ka qeshur duke thënë se do të futet në garë për të dytin.

“Për të parin e partisë duket ka mjaft konkurrent unë do konkurroj për të dytin e partisë sepse po duket që të gjithë ja kanë mësy vetëm kryetarllekut pa marrë parasysh edhe shumë faktorë të tjerë përveç gadishmërisë për të qenë i pari i partisë”, tha Ahmeti.

“Prandaj duket mua me ka mbet të jam kandidat i parë për të dytin e partisë” tha Imri Ahmeti duke qeshur.

Vdes veprimtari Gani Syla, mbledhje komemorative në orën 16:00

Periskopi.com Lajme

Pas një sëmundje të rëndë, sot ka vdekur veprimtari dhe atdhetari i shquar i Lëvizjes Kombëtare, Gani Sylaj.

Duke filluar nga ora 15:00, sot në hollin e Teatrit Kombëtar të Kosovës do të bëhen homazhe, derisa në orën 16:00 aty do të mbahet edhe një mbledhje komemorative, e organizuar nga Presidenti i Kosovës dhe Komuna e Drenasit.

Varrimi i veprimtarit Gani Sylaj bëhet sot në orën 19:00, në varrezat e fshatit Kizharekë të Drenasit.

Gani Sylaj ka dhënë kontribut të pandërprerë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, që nga vitet e shtatëdhjeta të shekullit që shkoi, si mësimdhënës, drejtues i organizatave patriotike, i burgosur politik dhe zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në veri, gjithmonë me idealin e qartë për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e shqiptarëve.

Katër subjekte shqiptare me dy kandidatë për nënkryetar të Novobërdës

Periskopi.com Lajme

PDK-ja, AKR-ja dhe Vetëvendosje kanë arritur marrëveshje që ish-drejtori i Financave në këtë komunë Gani Mustafa të jetë kandidat i përbashkët për pozitën e nënkryetarit për komunitete.

E vetme ka mbetur LDK-ja, e cila do të garojë me Bajrush Ymerin, ish-kryetar dhe më pas nënkryetar i kësaj komune, shkruan sot Koha Ditore.

Selatin Nuhiu, këshilltar komunal nga radhët e PDK-së, thotë se ata besojnë se kandidati i tyre do të mbrojë interesat e komunitetit shqiptar në mënyrën më të mirë.

Abdyl Gashi, këshilltar komunal nga radhët e VV-së, vlerëson se LDK-ja nuk meriton të udhëheqë me pozitën e nënkryetarit për komunitete. Ai thotë se pret që procesi të zhbllokohet.

Ramush Mehmeti, këshilltar komunal nga radhët e AKR-së, vlerëson se kandidati i tyre është i përgatitur të mbrojë interesat e komunitetit shqiptar.

Kolegia e tij nga LDK-ja, Xhejlane Behluli, ka konfirmuar se kandidati i tyre për pozitën e nënkryetarit për komunitete do të jetë sërish Bajrush Ymeri, i cili ka ushtruar detyrën në këtë pozitë edhe mandatin e kaluar.