Nuk është ende milioner: Pasuria e kryetarit të ri të Kuvendit vetëm 400 mijë euro

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka detyrime financiare prej 61,296.00 eurove në një bankë komerciale në Kosovë, tregon formulari i publikimit financiar të tij në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas këtij formulari të plotësuar nga Konjufca më 26 gusht, njeriu i dytë më i votuar i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit, posedon dy banesa me mbi 100 metra katror në lagjen Kalabria në Prishtinë.

Të dy këto pasuri të paluajtshme, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje i ka deklaruar si pronë të regjistruar në emrin e tij, shkruan Insajderi.

Por, kredinë të cilën e ka deklaruar pranë formularëve të paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Konjufca nuk e kishte deklaruar në formularët e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit disa muaj më parë.

Konjufca fitoi edhe një mandat tjetër deputeti në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit në Kosovë.

Ai ka shërbyer si deputet në katër legjislaturat e fundit, pasi për herë të parë ulëse në Kuvendin e Kosovës kishte siguruar në vitin 2010.

Image

Konjufca: Me Listën Serbe s’bëjmë koalicion si në të kaluarën

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur rreth mundësisë së përfshirjes së Listës Serbe në qeverinë e re.

Ai ka thënë se nuk do të pranojnë kushte nga Lista Serbe për formulën qeverisëse.

“Nuk mendoj që koalicioni me Listën Serbe është një lloj kushti pa të cilit nuk bëhet Qeveria e ardhshme e Kosovës. Ministri që duhet të zgjidhet, duhet të jetë në konsultim me ta, por nuk do të bëjmë marrëveshje për koalicion si në të kaluarën. Neni i Kushtetutës thotë se qeveria zgjidhet me 61 vota. Ky nen nuk përcakton nëse duhet të jenë turq, serbë a shqiptarë”, tha Konjufca në RTV Dukagjini, duke shtuar se Lista Serbe duhet ta njohë shtetin e Kosovës.