Haziri: Pas vendimit të Kushtetueses na duhet 24 orë për formimin e Qeverisë së re

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka thënë se pas vendimit të Gjykatës Kushtuese rreth dekretit, të presidentit Hashim Thaçi, për 24 orë do ta formojnë Qeverinë e re që pritet ta udhëheq kjo parti.

Haziri në një intervistë  ka thënë se do ta respektojnë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese.

“Çfarëdo vendimi që të sjellë Gjykata Kushtetuese ne e respektojmë. Gjithçka është në pritje dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese i jep të drejtën atij ose atyre me bë Qeverinë dhe institucionet legjitime dhe kjo çështje është procedurale mandej sepse”, ka thënë Haziri.

“Kurdo që gjykata e sjellë vendimin 24 orë janë të mjaftueshme që të kemi institucione të reja ekzekutive”, ka thënë tutje ai.

Nënkryetari i LDK-së: Nuk lëshojmë pe për postin e presidentit

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haki Rugova, ka bërë me dije se kjo parti nuk do të lëshojë pe për postin e presidentin në marrëveshjen për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje (LV).

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se në marrëveshjen për bashkëqeverisje LV-LDK duhet të përfshihen të gjitha pozitat që votohen nga deputetët në Kuvendin e Kosovës.

Me gjithë mospajtimet për këtë pikë, Rugova shprehur optimizëm se marrëveshja në mes të këtyre dy partive do të arrihet.

Mirëpo, sipas tij, edhe nëse një gjë e tillë nuk ndodh, nuk do të jetë fundi i botë.

Haziri: S’jam i mandatuar për kryeministër, pas 3 gushtit do të bëhet i ditur kandidati

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka mohuar lakimin e emrit të tij si kandidat potencial për kryeministër.

Haziri në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se nuk është biseduar në lidhje me këtë temë derisa i ka quajtur spekulime informatat e tilla.

Ai thotë se e vetmja zgjidhje janë mbajtja e zgjedhjeve të cilat sipas tij LDK-ja i ka kërkuar tash e 1 vit.

“Nuk ka asnjë emër duke e përfshirë as emrin tim apo të dikujt tjetër pa proces zgjedhor. Zgjedhjet janë ato që përcaktojnë partinë fituese e mandej partia e bënë nominimin apo vendimmarrjen sa i përket kësaj, deri atëherë është vetëm spekulim dhe në asnjë mënyrë dhe në asnjë formë dhe asnjë mënyrë nuk duhet me lejuar që me pasë qeveri pa legjitimitet sepse edhe ashtu ne tash e 15 muaj kemi kërkuar zgjedhjet të hershme, jo në këtë formë që kanë ardhur, por kjo është fakt tashmë”.

Haziri ka thënë se ende nuk ka kandidatura të shpallura sa i përket zgjedhjeve të brendshme në LDK.

“Kryetari i LDK-së Isa Mustafa është duke udhëhequr procesin e brendshëm të konsultimeve dhe vlerësimeve pas përfundimit të zgjedhjeve në nivel të degëve dhe natyrisht është në autoritetin e tij me ndërtuar, me përgatitë dhe me organizu edhe kandidaturat eventuale. Deri atëherë gjithë ne jemi pjesë të një marrëveshje të punës të përbashkët, jemi lojal ndaj këtij procesi dhe natyrisht nuk ka ende kandidatura të shpallura”.

Haziri beson se LDK-ja do të jetë fituese në këto zgjedhje. Ai thotë se përveç këtij mandati ajo do të udhëheq vendin edhe në mandatin e ardhshëm pas dy vjetëve.

“Unë jam për një marrëveshje, kam qenë vazhdimisht tash disa vite sepse periudha post-Rugoviste dhe post-Indipendente në LDK ka kërkuar një tranzicion i cili shkon sipas një marrëveshje politike meqenëse kishim arrit me rujt unitetin që është krijuar, me rrit unitetin edhe me fitu besimin e qytetarëve për të udhëheq Kosovën në dekadën e ardhshme jo vetëm në mandatin e ardhshëm”.

Se a kanë përfunduar zgjedhjet brenda kësaj partie, Haziri tha se me 3 gusht do të ketë manifestim solemn ku edhe do të nxirren organet e reja që do të marrin mandatin.

“Ne kemi tashmë një datë me 3 gusht për Kuvendin. Kuvendi do të jetë manifestim politik solemn i cili do të nxjerrë edhe organet e reja që do të marrin mandat, një ekip i madh politik një lidership i madh politik i vili jo vetëm që është gati për zgjedhje e hershme është e gatshme me i marrë përgjegjësit karshi sfidave që ka sot Kosova, karshi problemeve që sot janë grumbulluar në Kosovë dhe natyrisht me u bë gati edhe për zgjedhjet e hershme parlamentare edhe përzgjedhjet e pritura lokale të cilat janë pas dy viteve që nuk është kohë e gjatë”, ka përfunduar Haziri .