Lajmërohet nënkryetarja e VV’së: Parashikon Qeverinë Kurti 2

Periskopi.com Lajme

Nënkryetarja e VV’së, Fatmire Kollçaku po paralajmëron formimin e Qeverisë Kurti 2, e cila sipas saj është e pashmangshme.

Ndonëse Gjykata Kushtetuese ende nuk e ka dhënë vendimin sa i përket mandatimit të Avdullah Hotit për postin e kryeministrit, Kollçaku megjithatë paralajmëron ardhjen e Qeverisë Kurti 2.

Përmes nj shkrimi në Facebook se qeveria Kurti 2 është e pashmangshme, pa dhënë më shumë detaje.

“Ajo që është e pashmangshme, #QeveriaKurti2”, ka shkruar e njëjta.

Kujtojmë se Qeveria në krye me Albin Kurtin është shkarkuar më 25 mars me 82 vota për, 32 kundër dhe një abstenim.