Fansat e klubit të fëmijërisë së Messit paradë nëpër rrugë: Shpresojnë rikthimin

Periskopi.com Sporti

A do të rikthehet Lionel Messi te klubi i fëmijërisë, Newell’s Old Boys?

Fansa të klubit argjentinas u mblodhën të enjten nëpër rrugët e Rosarios, vendlindjen e Messit, për një paradë me shpresën se do ta bindin idhullin e tyre të rikthehet në shtëpi, transmeton Periskopi.

Që prej kur Messi dorëzoi kërkesën për largim nga Barcelona këtë javë, bota e futbollit nuk është ndalur së spekuluari.

Newell's Old Boys fans demonstrate in Rosario

Për momentin, Manchester City dhe PSG kryesojnë garën për transferimin e tij, por a do të ndikojnë ndjenjat për vendlindjen në vendimin e tij për të ardhmen?

James Ralph, kryetari i fanklubit të Newell’s ka thënë se njerëzit duhet ta kuptojnë që klubi argjentinas ka një zakon interesant të transferimeve sensacionale.

Ai rikujton kur klubi arriti të transferojë Diego Maradonan.

Newell's Old Boys fans parade in Rosario for Messi to sign

”Maradona ishte në Sevilla në Spanjë – ishte vetëm 33-vjecar, kështu që kishte të njejtën moshë si Messi – dhe ai erdhi të nënshkruajë për ne, gjë që ishte e pabesueshme atë kohë.”

Messi memorabilia at a Newell's Old Boys parade

Zëvendës-presidenti i klubit, Cristian D’Amico ka thënë për ‘TyC Sports’: ”Maradona erdhi dhe të gjithë besuan se ishte e pamundur. Cili fans i joni nuk ëndërron ta shohë më të mirin ndonjëherë në fanellën tonë.” /Periskopi.com/

Zbulohen për herë të parë statistikat e Leo Messit mes moshës 6-12 vjeçare dhe janë çmenduri absolute

Periskopi.com Sporti

Lionel Messi gjithmonë ka qenë një futbollist jashtëzakonisht i talentuar.

Të gjithë i kemi parë pamjet e Messit të vogël duke dribluar kundërshtarët, teksa shënonte gola për qejf si fëmijë i Rosarios së Argjentinës, transmeton Periskopi.

Stili i lojës së Messit nuk ka ndryshuar shumë në 25 vitet e fundit. Ai ende driblon kundërshtarët për qejf dhe shënon gola të shumtë.

Messi kishte kaluar te Newell’s Old Boys më 1994, kur ishte vetëm 6-vjeçar.

p1egh007j612c215r9158830m12ob9.jpg

Ai qëndroi aty deri në vitin 2000.

Messi pastaj kaloi te Barcelona në moshën 13-vjeçare dhe pjesa tjetër është histori.

Ai gjërësisht konsiderohet si një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohëve, teksa ka fituar gjithçka që mund të fitohet.

Ai ka shënuar saktësisht 634 gola për Barcelonën, plus 70 të tjerë për Argjentinën, por sa i kishte realizuar gjatë qëndrimit të tij te Newell’s?

Numri i saktë nuk është bërë i ditur deri tani.

p1egh0710f1r6a2d1nus1onl1p69d.jpg

Miguel Martinez, i cili ishte zyrtar shtypi për Asociacionin e Futbollit në Rosario, me kujdes analizoi të dhënat të secilës ndeshje që Messi e luajti mes moshës 6 dhe 12 vjeçare.

Dhe gazeta argjentinase, “Ole” i ka publikuar rezultatet.

1994: Në vitin e tij të parë te Newell’s, Messi shënoi 40 gola në 28 ndeshje.

1995: Në vitin pasues, ai shënoi 35 gola në 30 ndeshje.

1996: Në moshën 8 vjeçare, Messi në 27 ndeshje realizoi 36 gola.

1997: Pastaj, si 9 vjeçar, ai realizoi 40 gola në 36 ndeshje.

1998: Ai luajti më pak ndeshje si 10 vjeçar, të dhënat nuk tregojnë pse – por ai prapë arriti të shënojë 27 gola në 25 paraqitje.

1999: Në vitin e tij të fundit ai eksplodoi tërësisht. Si 11 vjeçar, Messi shënoi 55 gola në 29 ndeshje, teksa skuadra e tij e mbylli sezonin pa asnjë humbje, duke fituar 26 ndeshje dhe duke regjistruar tri barazime.

Në total, Messi shënoi 234 gola në 176 ndeshje për Newell’s. /Periskopi.com/

Zëvendës presidenti i klubit të njohur: Nëse Messi largohet nga Barcelona, vjen te ne

Periskopi.com Sporti

Lionel Messi është gjithnjë pjesa e preferuar e zërave të merkatos e nëse ka ardhur konfirmimi se do të qendrojë tek Barcelona, kjo nuk përbën fare problem për klubet e tjera, që me lidhjen që i bëjnë klubit të tyre me kampionin argjentinas, fitojnë vëmendje, edhe nëse nuk marrin lojtarin në fund.

Këtë herë ambicja nuk është kaq e madhe sa ta shkëpusin Pleshtin nga katalanasit, por të presin që argjentinasi ta konsiderojë të mbyllur aventurën me blaugrana, transmeton Periskopi.

Zëvendës/presidenti i Newell’s Old Boys, si bën të ditur Diario Olé, Cristian D’Amico ka folur për sulmuesin nga Rosario e të ardhmen e tij.

“Nëse vendos të largohet nga Barcellona, do të luajë tek giocherà nel Newell’s. Nuk varet vetëm nga ne – ka shtuar më pas ai.

“Mund të na ndihmojë edhe Federata (AFA), Tapia është miku i tij. Unë nuk e kam kontaktuar kurrë, mundohem mos ta shqetësoj”. /Periskopi.com/