Pacolli: Nexhmije Pagarusha do të mbahet mend gjithmonë, sepse këngët e saj janë të pavdekshme

Periskopi.com Lajme

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, i shpreh ngushëllime familjes së bilbilit të Kosovës, Nexhmije Pagarushës, për vdekjen e saj.

“Në moshën 86 vjeçare, sot në mëngjes, na paska lënë “Bilbili i Kosovës”, Nexhmije Pagarusha”.

“Ajo do të mbahet mend gjithmonë, sepse këngët e saj janë të pavdekshëm. Sepse ishte ikona e muzikës shqiptare. Ngushëllimet e mia më të sinqerta”, ka shkruar Pacolli në Facebook.