“Po u zgjodha president i Barçës, rinovoj direkt me Messin dhe kthej Neymarin”

Periskopi.com Sporti

Kandidati për president i Barcelonës, Jordi Farre, ka pohuar se Lionel Messi do të qëndrojë në Barcelonë dhe nëse bëhet president ai do të nënshkruaj edhe kontratë të re me argjentinasin, transmeton Periskopi.

“Messi dëshiron të qëndrojë te Barça. Kjo është ajo, që unë di. Familja e tij dëshiron të qëndrojë në Barcelonë dhe ne do të punojmë për të. Do të shkoja aq larg, sa të thosha që, nëse fitojmë zgjedhjet, Messi do të rinovojë marrëveshjen e tij. Rinovimi i tij do të ndodhë automatikisht më 25 janar, nëse i fitoj zgjedhjet një ditë më parë”.

Farre gjithashtu foli edhe për nënshkrimin e mundshëm të Neymarit dhe sugjeroi se do të kërkonte rikthimin e sulmuesit brazilian të PSG-së.