Dimri erdhi, nga kjo datë drejtuesit e automjeteve duhet t’i kenë me vete pajisjet dimërore

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës iu ka rikujtuar të gjithë drejtuesve se duhet të fillojnë të përgatiten për sezonin dimëror.

Zyrtarisht, sezoni dimëror nis më 15 nëntor dhe zgjat deri më 15 mars.

Gjatë kësaj periudhe, drejtuesit duhet t’i kenë me vete pajisjet dimërore.

“Apelojmë për të gjithë shoferët që të fillojnë përgatitjen e mjetit dhe të jenë të kujdesshëm gjatë këtij sezoni dimëror”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës.

 

Nga kjo datë duhet t’i vendosni gomat e dimrit, përndryshe gjobiteni

Periskopi.com Lajme

Ndërrimi i gomave të verës me ato të dimrit për të gjithë shoferët do të fillojë nga data 15 nëntor dhe do të zgjasë deri më datën 15 mars.

Të gjithë shoferët pa marrë parasysh kushtet atmosferike, duhet t’i zëvendësojnë gomat e verës me ato të dimrit, si dhe të pajisen me pajisje të tjera dimërore.

Fejzullah Mustafa, nga Këshilli i Sigurisë për Siguri në Trafik në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), tha se çdo qytetar duhet të zbatoj ligjin për sigurinë rrugore, në të kundërtën Policia e Kosovës do të shqiptojë gjoba.

“Kërkohet zbatushmëria legjslative që është në fuqi, ligji për sigurinë rrugore dhe aktet ligjore që rrjedhin nga ai. Çdo qytetar i Republikës së Kosovës është obligativ që nga 15 nëntori të paijset me goma dimërore dhe pajisje dimërore”.

Mustafa kërkoj nga shoferët të kenë kujdes nga kushtet atmosferike si dhe të masin shpejtësinë krahas motit që mbizotëron.

“Një nga faktorët që ndikon në sigurinë rrugore është edhe aspekti i gomave, andaj kërkoj nga gjitha shoferët në vend që të kenë kujdes nga kushtet atmosferike, të masin shpejtësinë me kushtet atmosferike që mbizotërojnë si dhe të bëjnë ndërrimin e gomave dhe të pajisen me pajisje dimërore.

“Mund të ketë gjoba për manipulimet që bëhen, por në kuadër të zbatushmerisë së ligjit e kemi Policinë e Kosovës e cila është mjaftë aktive dhe shpresoj që nuk do të ketë ndonjë problem të theksuar”, u shpreh Mustafa.

Rikujtojmë se thellësia e vijave të gomës për përdorim të dimrit duhet të jetë më e madhe se 4 milimetra.