Zv.Kryeministri Haki Abazi dikur: Vetëvendosja e njëjtë me PDK-në (Video)

Periskopi.com Lajme

Zëvëndëskryeministri i Qeverisë së Albin Kurtit, Haki Abazi, i është bashkuar Lëvizjes Vetvendosje vitin e kaluar, saktësisht para zgjedhjeve të 6 tetorit.

Ai nuk ka pasur çdoherë opinion të mirë për partinë që tashmë i takon. Në vitin 2017, Abazi në një intervistë për Express, kishte deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e njejtë me Partinë Demokratike të Kosovës për nga qasja dhe forma e saj.

‘’VV nuk po bën asgjë më tepër, më shumë sesa që ka një grup më të menqur më të sofistikum në kokë por formën dhe qasjen drejt komunave dhe drejt poliitkës dhe drejt angazhimeve përcaktimeve të prioriteteve është e njëjtë me Partinë Demokratike të Kosovës. Është përjashtuese, është fragmentuese nuk lejon energji shumë shpesh edhe nuk lejon debat të gjërë.’’