Kontrabandë me ngjyra e llamarinë dekoruese në Novosellë, policia konfiskon mallërat

Periskopi.com Lajme

Gjatë mbrëmjes së të enjtes në fashatin Novosellë njësitë patrulluese kanë ndaluar një veturë me targa lokale ku kanë hasur në një sasi të madhe të mallërave pa dokumentet përkatëse, shkruan Periskopi.

Në lidhje me këtë Policia e Kosovës raporton se “i dyshuari mashkull K-Shqiptar i cili po transportonte llamarinë dekorative dhe ngjyrë pa dokumente përkatëse”.

Sipas raportit, me vendim të prokurorit malli i konfiskuar i ësht dorëzuar doganës ndërsa rasti shkon në procedurë të rregulltë. / Periskopi