Thomas Tuchel: Kante është dhuratë, kurrë nuk kam parë diçka si ai

Periskopi.com Sporti

Thomas Tuchel lavdëroi ‘dhuratën’ N’Golo Kante pas paraqitjes brilante të tij kundër Liverpoolin, me statistikat që i përkrahin komentet e trajnerit të Chelseat.

Mason Mount vodhi tërë vëmendjen me një gol fantastik të fitores pak para përfundimit të pjesës së dytë, transmeton Periskopi.

Por trajneri i ‘Të Kaltërve’ ndau Kanten për lavdata, duke vlerësuar punën e palodhshme të tij në ‘Anfield’.

29-vjeçari ndërpreu vazhdimisht sulmet e Liverpoolit ende pa filluar, derisa rrëmbente topa dhe rifillonte kundërsulme.

”Kante është dhuratë. Është i jashtëzakonshëm. Kurrë nuk kam parë diçka të tillë. Në stërvitje, në ndeshje, ai kurrë nuk ndalet.

”Kur shikon të dhënat dhe intensitetin ai është i jashtëzakonshëm. Ai është vërtetë një dhuratë.” /Periskopi.com/

 

Kante kapi topin në mes të fushës kundër Wolves, pa kurrfarë arsye

Periskopi.com Sporti

N’Golo Kante ishte i përfshirë në një incident të çuditshëm gjatë fitores 2-1 të Wolves kundër Chelseat të martën mbrëma.

Skuadra e Frank Lampardit pësoi humbjen e dytë rresht në Premier League, pas disfatës kundër Evertonit në fundjavë, transmeton Periskopi.

Sidoqoftë, Kante u përfshi në një moment të çuditshëm gjatë ndeshjes.

Atij iu hodh topi nga Mason Mount por vazhdoi për ta kapur, pa kurrfarë arsye.

Siç thotë komentatori Guy Mowbra: “Nuk besoj se e kemi parë këtë më herët.” /Periskopi.com/

U tha se nuk do të largohej, por N’Golo Kante duket se tashmë ka vendosur për klubin e ri

Periskopi.com Sporti

N’Golo Kante është i hapur për një aventurë të re në karrierën e tij.

Mesfushori francez, N’Golo Kante, duket se është i hapur që t’i jap fund aventurës së tij me Chelsea.

Sipas raportimeve të ‘Dailymail’, Kante është i hapur të largohet nga Chelsea, për t’u ribashkuar me Antonio Conte.

Skuadra e Inter tash e disa kohë është interesuar për lojtarin.

Kante fitonte Premierligën me Chelsea kur luante nën urdhrat e Antonio Conte.

Chelsea thuhet se kërkojnë 46 milionë funte për kartonin e lojtarit francez. 

Chelsea ka refuzuar një superofertë nga Interi për Kanten [Guardian]

Periskopi.com Sporti

Klubi anglez, Chelsea ka refuzuar një ofertë joshëse të Interit për mesfushorin francez, N’Golo Kante.

Nerazzurrët ishin afër titullit kampion në Serie A dhe u mposhten në finale të Ligës së Evropës në sezonin e fundit.

Tani, drejtuesit e klubit dhe trajnerit duan të përforcohen para këtij sezoni, pasi çdo mbyllje e sezonit pa trofe do të llogaritej si dështim.

Ylli francez i Chelseat, Kante, i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë klube të mëdha evropiane pëlqehet shumë edhe nga Interit.

Megjithatë, oferta e Nerazzurrëve nuk ka bindur Blutë, të cilët e kanë kthyer mbrapa edhe pse pati edhe lojtar si pjesë të marrëveshjes.

Sipas mediumit The Guardian, Chelsea ka refuzuar një ofertë nga Interi për Kanten, e cila përfshinte Marcelo Brozovicin në një marrëveshje të pjesshme të shkëmbimit.

Përveç kësaj, Blutë kanë informuar gjithashtu klubin nga Serie A se ata nuk do të pranojnë as danezin Christian Eriksen si shkëmbim të pjesshëm.

Klubi anglez thuhet se dëshiron vetëm para për ta lënë të lirë Kanten, i cili vlerësohet 70-80 milionë euro.

 

Shpenzimet e Chelseat nuk kanë të ndalur: Tash i vihet pas Donnarummas, i vë çmimin Kantes

Periskopi.com Sporti

Chelsea është ende i zënë në afatin kalimtar të verës për transferime të reja, por edhe për ndonjë shitje të mundshme.

Blutë e Londrës kanë qenë njëri nga klubet më aktive në afatin kalimtar të kësaj vere.

Ekipi i Frank Lampard ka transferuar deri më tani pesë lojtarë: Timo Werner, Hakim Ziyech, Ben Chilwell, Malang Sarr dhe Thiago Silva.

Megjithatë, drejtuesit e klubit nga Stamford Bridge nuk e kanë ndërmend të ndalen në merkaton hyrëse, pasi kanë edhe objektiva tjerë.

Sipas mediumit Football Insider, Chelsea po shikon mundësitë e një veprim për transferimin e portierit të Milanit, Gianluigi Donnarumma.

Përveç kësaj, londinezët janë të interesuar edhe të largojnë disa lojtarë, ndërsa raportohet se kanë vendosur edhe një çmim për N’Golo Kante.

Blutë thuhet se kanë vendosur çmimin e Kantes në 60 milionë funte apo 67 milionë euro dhe klubet e interesuara për francezin nuk mungojnë.

Chelsea mund ta shes N’Golo Kanten për të siguruar fonde për sensacionin e Bundesligës

Periskopi.com Sporti

Chelsea mund ta shes N’Golo Kanten këtë verë, sipas “The Sun”.

Trajneri Frank Lampard, sipas raportit, po operon në sistemin një-brenda-një-jashtë, me Hakim Ziyechin që tashmë i është bashkur “Të Kaltërve” zyrtarisht, por në stërvitje do të marrë pjesë nga 1 korriku, ndërkohë edhe Timo Werner pritet të ndjekë rrugën e njejtë, transmeton Periskopi.

Ata do të zëvendësojnë Willianin dhe Pedron, kontratat e të cilëve skadojnë këtë verë, por gjithashtu ka interesim edhe në Kai Harvetzin e Bayer Leverkusenit, dhe klubit i duhet një largim për të siguruar fonde për të.

p1eacl5llo6cr1sao1rnec0sa5a9.jpg

“The Sun” shkruan se PSG është e interesuar në transferimin e Kantes, i cili është në moshën 29-vjecare dhe ka një kontratë që skadon më 2023, derisa një marrëveshje mund të arrihet në afatin kalimtar të verës.

Ndërkohë, Juventusi mund të bëjë lëvizje për Jorginhon, me ish-trajnerin e Chelseat, Maurizio Sarri që po interesohet.

Gjithashtu potencohet se një transferim potencial i Ben Chilwellit të Leicesterit do të ndodhte vetëm nëse Marcos Alonso ose Emerson largohen.

Kante, megjithatë, do të ishte largimi më i bujshëm, pasi ka bërë 123 paraqitje për klubin që nga ardhja e tij në “Stamford Bridge” më 2016. /Periskopi.com/

N’Golo Kantes i ka hyrë frika në palcë, kalon kufijtë e shqetësimit për koronavirusin me veprimin e fundit

Periskopi.com Sporti

N’Golo Kane e ka mbështetjen e plotë të bashkëlojtarëve te Chelsea, pasi mori leje të veçantë për të mos u stërvitur javën e kaluar.

Francezi mori pjesë në sesionin e së martës së kaluar në qendrën stërvitore të klubit, po iu dha leja të largohej dhe i është thënë se mund të mos luajë fare tërë sezonin nëse nuk ndihet rehat në lidhje me koronavirusin, transmeton Periskopi.

Babai i Kantes vdiq nga sulmi në zemër pak para Kupës së Botës më 2018, dhe 29-vjeçari shqetësoi bashkëlojtarët në stërvitje kur e humbi vetëdijën.

“Kjo është shumë e kuptueshme, ai doli negativ për Covid-19, por pati një periudhë të keqe gjatë karantinës me simptoma të virusit që e frikësuan,” tha portieri i “Të Kaltërve”, Wlly Caballero.

Willy Caballero signed a one-year contract extension last week and will remain with Chelsea next season

“Ne e respektojmë atë dhe do ta presim derisa të ndihet rehat, sepse e vërteta është se të bësh atë që po bëjmë duheni të ndiheni mirë dhe me vetëbesim pasi të rifillojmë, duhet të shkojmë të gjithë përpara.

“N’Golo është shumë modest dhe punëtor, gjithmonë qesh dhe ai duhet t’i ketë arsyet e veta për ta ngritur dorën dhe për të thënë atë që tha.

“Ne bëmë shumë mbledhje përmes videos me Frank Lampardin dhe lojtarët e tjerë dhe ai tha se nuk ndihej i sigurtë në stërvitje, për shkak të mënyrës si është ndier në disa javët e fundit.

“Ne e dimë që ai i do stërvitjet dhe është i paaftë të gënjejë për diçka të tillë. E mbështesim dhe e respektojmë.” /Periskopi.com/

Kante i frikësuar të stërvitet me të tjerët: Mori leje nga klubi që të ushtrojë individualisht në shtëpi

Periskopi.com Sporti

Premier League, edhe pse ka rifilluar stërvitjet në grupe, nuk e ka kaluar frikën nga Koronavirus. N’Golo Kanté, i trembur për shkak të infektimit të mundshëm, i ka kërkuar dhe ka marrë leje nga Chelsea për të mos u stërvitur në qendrën sportive. Bën zhurmë ndërkohë edhe rasti i Mariappa, mbrojtësi i Ëatford që rezultoi pozitiv: “Nuk di si e mora, kam patur një sjellje perfekte”. E, sikur të mos mjaftojë, shpërthen edhe cështja e tamponëve “jo bindës”.

Kanté, të martën është parë në Cobham për të folur me Chelsea, por dje hoqi dorë nga stërvitja, duke u kthyer në shtëpi për të vazhduar me seancat individuale. Pas zgjedhjes së tij, bën të ditur Daily Mail, motivi është frika për shëndetin: Kanté ka frikë se mos infektohet duke qenë në kontakt me shokë të tjerë e ka kërkuar e marrë lejen për tu kthyer në shtëpi. Blues e kuptojnë pozicionin e lojtarit e nuk do të bëjnë presion: të kthehet kur të ndihet gati.

Më delikat rasti i Adrian Mariappa, që doli hapur: Premier League nuk e kishte zbuluar emrat e gjashtë rasteve pozitive në kontrolle, mendoi pastaj vetë mbrojtësi i Watford. “Kur ma thanë nuk mund ta besoja: nuk u largova nga shtëpia asnjëherë përvec për ndonjë ushtrim fizik e shëtitjeve me fëmijët. Për të ngrënë përdorëm shpesh shërbimin në shtëpi e ime shoqe ka shkuar në supermarket pak herë. Sidoqoftë nuk kisha simptioma: pa testin nuk do mendoja kurrë se isha infektuar”.

Një deklaratë që pasohet nga polemikat mbi tamponet që kanë dhënë rezultate jo bindëse. Disa lojtarë të Premier League nuk kanë mundur të kthehen të stërviten sepse testet e para nuk kanë prodhuar rezultate pozitivë ose negativë për shkak të informacionit të pamjaftueshëm: kështu që duhet ta ribëjnë tamponin. Zgjidhje që i tremb lojtarët: nëse, sipas protokollit, përpara ndeshjeve do të bëhen testet dhe rezultati do jetë jo bindës, rrezikojnë të mos jenë në fushë, duke qenë se nuk mjafton koha për një tampon të dytë përpara ndeshjes.

Vendoset cili ishte më i mirë mes N’Golo Kantes dhe Claude Makeleles, fansat e kanë thënë fjalën e tyre

Periskopi.com Sporti

N’Golo Kante ka treguar në disa vitet e fundit se është një prej mesfushorëve defanziv më të mirë në botë.

Francezi u ngrit në majat e futbollit evropian në vitin 2015, kur u transferua te Leicester City.

“Dhelpërat” ishin favoritë të binin nga liga atë sezon, por Kante arriti që ta bëjë ëndrrën më të pamundur realitet, duke i ndihmuar ta fitojnë titullin në Premier League.

Ai startoi në 37 ndeshje atë fushatë dhe ishte pjesë e “Skuadrës së Vitit”.

Chelsea FC v Manchester United - Premier League

Atë verë, ai u shpërblye me një transferim 37 milionësh te Chelsea.

Me “Të Kaltërit” ai poashtu fitoi titullin, duke u shpallur “Lojtari i Vitit” në proces.

Ai ka shumë ngjashmëri me stilin e lojës së ish-mesfushorit, Claude Makelele.

Por a është Kante më i mirë se Makelele?

Chelsea v Derby County

“GMS” ua bëri këtë pyetje fansave në faqen e tyre në Facebook.

Plot 142 mijë fansa votuan, me Kanten që doli i pari me 64% të votave. /Periskopi.com/

Barcelona ia vë syrin shkëmbimit ambicioz Kante-Coutinho

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante ka përfunduar befasisht në radarin e gjigantit katalunas, Barcelona, e cila ka edhe një plan për transferimin e tij në Camp Nou.

Barcelona është në një situatë jo të mirë këtë sezon dhe atyre u duhen më shumë se disa transferime për të zgjidhur rrëmujën në të cilën ndodhen.

Sipas gazetës katalunase Mundo Deportivo, ylli francez Kante është lojtari që pëlqehet tani nga drejtuesit e Barcelonës.

Ky medium thekson se Barcelona do të tentojë që interesimin e Chelseat për Philippe Coutinho ta shfrytëzoj për të sugjeruar një marrëveshje që përfshin të dy.

Kante sigurisht siguron praninë fizike që Barcelona po kërkon, dhe është një mesfushor i përulur për të luajtur përkrah yjeve të tyre më teknikë.

Është një marrëveshje që duket shumë e vështirë për të qenë realiste, por gazeta insiston që me Coutinhon të prirur të kthehen në Ligën Premier dhe Blutë të gatshëm të ofrojnë një vlerë të caktuar, mund të bëhet një marrëveshje.

Ai që askush nuk mund ta urrejë, Kante zbulon lojtarin që do ta transferonte si trajner i Chelseat

Periskopi.com Sporti

Lojtari më i admirueshëm dhe më i dashur në botë, N’Golo Kante ka qenë një sensacion i vërtetë në Premier League që prej kur doli në skenë me Leicester Cityn.

Mesfushori francez është i njohur për etikën e tij të jashtëzakonshme të punës në fushë, gjë që ka qenë subjekt diskutimi në botën e futbollit tash e një kohë, shkruan Periskopi.

Ai është padyshim lojtari më modest në botën e futbollit, pavarësisht suksesit të jashtëzakonshëm që ka arritur.

Ai nuk dëshiron vëmendje dhe lavdata glamuroze, thjesht është i kënaqur që të qëndrojë sa më larg vëmendjes dhe ta kryejë punën për të cilën paguhet si duhet.

Së fundmi, ai ka folur për uebsajtin zyrtar të Chelseat dhe është pyetur se cilin futbollist do ta transferonte nëse do të ishte trajner i “Të Kaltërve”.

Përgjigja e tij, epo është John Terry, legjenda e padiskutueshme e klubit.

Kjo vetëm sa do t’i bëjë fansat e klubit ta duan edhe më shumë atë. /Periskopi.com/

Chelsea po ia sheh sherrin Hazardit, ai po i bën presion Real Madridit që ta transferojë yllin e ‘Të Kaltërve’

Periskopi.com Sporti

Real Madridi ka filluar një zakon të ri të transferimit të lojtarëve nga Chelsea.

Në dy verat e kaluara, “Los Blancos” kanë sjellur dy prej yjeve kryesorë të klubit londinez në kryqytetin spanjoll, derisa kompletuan transferimin e Thibaut Courtois dhe Eden Hazard, transmeton Periskopi.

Largimi i këtij të fundit nga Anglia këtë verë ishte një goditje e madhe për “Të Kaltërit”, me Frank Lampardin që nuk arriti ta zëvendësojë belgun për shkak të pezullimit në afatin kalimtar të transferimeve.

Dhe Chelsea mund të përballet edhe me një tjetër pengesë, e që është mundësia e humbjes së N’Golo Kantes.

Kante is the key man in Chelsea's midfield

Raportet nga Franca sugjerojnë se Courtois dhe Hazard po mundohen ta bindin Real Madridin që ta transferojnë ish-bashkëlojtarin e tyre.

Nëse arrijnë ta bindin bordin, Chelsea do ta kishte shumë të vështirë ta mbante Kanten.

Real Madridi i ka resurset financiare për ta paguar shumën e duhur për çdo lojtar, derisa për lojtarët është shumë e vështirë që të refuzojnë një klub kaq të madh. /Periskopi.com/

Përmbledhja e paraqitjes impresive të N’Golo Kantes kundër Liverpoolit nuk duhet humbur

Periskopi.com Sporti

Chelsea mund ta ketë humbur ndeshjen e Superkupës evropiane kundër Liverpoolit të mërkurën, por pati shumë arsye për Frank Lampardin që të jetë optimist.

Skuadra e tij dominoi në pjesën më të madhe të lojës dhe ishte e baraspeshuar me Liverpoolin në mesfushë, pavarësisht se pati vetëm dy ditë kohë që të përgatitet për ndeshjen, transmeton Periskopi.

Disa lojtarë impresionuan, përfshirë Christian Pulisicin, i cili asistoi për Olivier Giroudin në minutën e 36-të.

FBL-EUR-SUPERCUP-LIVERPOOL-CHELSEA

Mason Mount gjithashtu luajti mirë pasi u inkuadrua në minutën e 73-të.

Sidoqoftë, kur bëhej fjalë për rikthimin e posedimit ose për përkrahjen e sulmit, Kante ishte vazhdimisht i përfshirë.

Ai luajti për 120 minuta derisa ndeshja shkoi në penallti dhe, pavarësisht se në një moment i tha Lampardit se nuk po mundte më, ai nuk u ndal së vrapuari.

Përmbledhja e paraqitjes së Kantes kundër Liverpoolit është publikuar tani dhe është jashtëzakonisht impresive, sidomos kur marrim parasysh faktin se nuk ishte plotësisht i rikuperuar nga lëndimi. /Periskopi.com/

Kante i tha Lampardit se i kishte ‘këmbët e vdekura’ në vazhdime por pas një minuti bëri një sprint 50 metra

Periskopi.com Sporti

Chelsea ishte i pafat që u mposht kundër Liverpoolit në Superkupën evropiane.

Pavarësisht se pati dy ditë më pak për të pushuar se kundërshtari, “Të Kaltërit” treguan një paraqitje fantastike dhe e dërguan ndeshjen deri në penallti.

Fatkeqëisht, Tammy Abraham huqi penalltinë e fundit duke ia dhuruar trofeun e parë djelmoshave të Jurgen Kloppit.

Futbollistët e Chelseat u vërejtën se ishin jashtëzakonisht të lodhur në vazhdime, dhe një njeri që po e kishte shumë të vështirë ta përballonte ishte N’Golo Kante.

FBL-EUR-SUPERCUP-LIVERPOOL-CHELSEA

Francezi madje ende nuk ishte rikuperuar tërësisht nga lëndimi, por Frank Lampard vendosi ta inkuadrojë nga minuta e parë duke mos e zëvendësuar fare për 120 minuta.

Në pjesën e parë të vazhdimeve, ai i tha trajnerit të tij, Frank Lampard se “këmbët e tij kishin vdekur”.

“Ai nuk u stërvit shumë,” tha Lampard. “U desh ta mbroja atë sepse ai ka pasur katër vite lojë të vazhdueshme.

“Ai pati një lëndim mjaft serioz. Më tha pas pjesës së parë të vazhdimeve se ka marrë fund dhe këmbët i kishte të vdekura, dhe pastaj pas një minuti, vrapoi 50 metra përsëri.


“E dimë sa i rëndësishëm është ai për klubin. Jam i ngazëllyer që e kam dhe ju e patë impaktin që e pati.”

Më poshtë, pamje nga momenti që po i referohej Lampardi kur Kante vrapoi 50 metra, pavarësisht se këmbët i kishte “të vdekura”. /Periskopi.com/

Paul Pogba zbulon lojtarin më të fortë me të cilin është përballur

Periskopi.com Sporti

Paul Pogba ka pasur një karrierë interesante deri tani, duke luajtur për dy prej klubeve më të mëdha të botës.

Ai ka kohë që konsiderohet si një prej më të mirëve në pozitën e tij, por ende disi nuk e ka arritur atë potencialin e pritshëm, transmeton Periskopi.

Padyshim, ai është lojtari më i mirë te Manchester Unitedi, derisa mbylli edicionin e kaluar si top golashënues.

Sidoqoftë, tani ai ka dhënë një intervistë duke zbuluar shumë gjëra, përfshirë edhe lojtarin më të fortë me të cilin është përballur.

Pogba considers Andrea Pirlo to be one of the two best he's played with.

“N’Golo Kante,” tha ai kur iu shtrua pyetja, para se të shtonte se është mirë që e ka atë si bashkëlojtar te Kombëtarja e Francës.

Sa i përket lojtarit më të mirë me të cilin ka luajtur, Pogba ka dhënë një përgjigje interesante.

“Kjo është pyetje e vështirë,” tha ai. “Do t’i përmend dy emra. Sepse kam qenë në dy klube, kështu që do të jap dy emra.

“Andrea Pirlo dhe Paul Scholes – pra, dy mesfushorë.” /Periskopi.com/

Lajm fantastik për Arsenalin, Chelsea me një mungesë të madhe në finalen e EL

Periskopi.com Sporti

Chelsea me shumë gjasë do të jetë pa shërbimet e mesfushorit krucial, N’Golo Kante në finalen e Europa Leagues.

Chelsea ndeshet me Arsenalin në finalen e kompeticionit të dytë më prestigjioz të futbollit në Evropë, të mërkurën mbrëma, në Baku të Azerbajxhanit, transmeton Periskopi.

Mirëpo, “Të Kaltërit” do ta kenë të vështirë pa mesfushorin e palodhshëm francez.

Raportohet se Kante u detyrua ta përfundonte më herët seancën stërvitore të së mërkurës, pasi pësoi një dëmtim.

Ai thuhet se ka lënduar gjurin derisa është larguar nga fusha stërvitëse me dhimbje të madhe.

Përveç Kantes, Chelsea do të jetë edhe pa Antonio Rudigerin, Callum Hudson-Odoin dhe Ruben Loftus-Cheek në finale. /Periksopi.com/

Kante është lojtari që vonohet më së shumti në stërvitje

Periskopi.com Sporti

Ruben Loftus-Cheek dhe Callum Hudson-Odoi kanë zbuluar se N’Golo Kante është lojtari që vonohet më shumë në stërvitjet e Chelseat.

Kante është i famshëm për disa gjëra. Në fushë, ai është një punëtor i palodhur. Jashtë fushës, një person i përulur dhe modest.

Por duket se mesfushori francez ka problem me menaxhimin e kohës. Bashkëlojtarët e tij kanë zbuluar se ai është personi më i gjobitur te ‘Blutë’ për shkak të vonesave, transmeton Periskopi.

Image: PA

“N’Golo!” Loftus-Cheek tha për Soccer AM, kur u pyet se cili lojtar vonohet më së shumti në stërvitje. “Po, N’Golo! Ju nuk e pritet këtë përgjigje, ai është gjithmonë vonë, gjithnjë”, tha Hudson-Odoi.

Loftus-Cheek shtoi: “Ai nuk është shumë vonë. Normalisht ju shkoni më herët, ai zakonisht është një ose dy minuta vonë, ose tamam në kohë!”

“Ai vjen dhe buzëqesh pastaj themi:” Po, ia falim”. /Periskopi/

Edhe Kante di të bëhet nervoz, ja çfarë i bën lojtarit të Tottenham (VIDEO)

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante po e shijon rolin e ri nën drejtimin e trajnerit Maurizio Sarrit. 

Francezi, i cili po konsiderohet si defanzivi më i mirë në botë, këtë sezon ka avancuar në pozitën e mesfushorit ofanziv, transmeton Periskopi.

Përderisa sezonin e kaluar Kante kishte shënuar vetëm katër gola, tashmë ai e ka kapur këtë shifër qysh në muajin janar.

27 vjeçari shënoi një gol të veçantë dje ndaj Tottenham, për të kontribuar në kalimin në finale të Carabao Cup, ku do të ndeshet me Manchester Cityn.

Related image

Një moment tjetër që ka rënë në sy është edhe nervozizmi i tij, që shihet rrallëherë.

Herët në pjesën e dytë, Danny Rose u fut në një duel me Kanten duke e shtyrë këtë të fundit për ta fituar topin.

Ish-ylli i Leicesterit menjëherë e kërkoi hakmarrjen, qartazi aspak i kënaqur me forcën e përdorur nga Rose kundër tij. /Periskopi

Sarri vazhdon kritikat për Kante

Periskopi.com Sporti

Prioriteti i N’Golo Kante duhet të jetë mbrojtja sipas trajnerit të Chelseat, Maurizio Sarri, pavarësisht se mesfushori ka marrë një rol më ofanziv në këtë sezon.

Francezi ka luajtur në një pozitë të ndryshme pasi Sarri solli Jorginhon në ‘Stamford Bridge’, të cilën shumë ekspertë kanë pretenduar se ka ndikuar negativisht në përformancat e Kante, transmeton Periskopi.

Kante nuk është i njohur për lojën e tij sulmuese, por ishte vendimtar me golin e tij sot ndaj Crystal Palace.

Related image

”Ai duhet të mendojë para së gjithash për mbrojtjen. Pastaj ai po përmirësohet, sidomos në lëvizjet pa top. Lëvizja e tij sot ishte me të vërtetë shumë e mirë dhe u bë në kohën e duhur”.

”Kur duhet të luajmë kundër kundërshtarëve të cilët mbrohen shumë, është e vështirë për sulmuesit dhe anësorët që të gjejnë hapësirë. Pra, për ne lëvizja e mesfushorëve pa topin është shumë e rëndësishme”.

”Tani duhet të punojmë në [Ruben] Loftus-Cheek dhe në [Ross] Barkley. Loftus-Cheek sidomos është një lojtar shumë i mirë me topin, por ai mund të përmirësohet shumë në lëvizjen e tij pa top”, deklaroi italiane. /Periskopi

Chelsean përgatit një befasi për N’Golo Kante

Periskopi.com Sporti

N’Golo Kante është shumë afër marrëveshjes së re me Chelsean, çka do ta mbante atë në Stamford Bridge edhe për pesë vitet e ardhshme.

Mesfushori francez raportohet se ka arritur marrëveshje me ‘Blutë’, ku do përfitoj 290 mijë funta në javë, përcjell Periskopi.

Bisedimet kanë filluar qysh në verë, kur Paris Saint-Germain filloi kontaktet me fituesin e Kupës së Botës.

Chelsea are hopeful that N'Golo Kante will sign a new five-year contract at the club  

Chelsea ia rrëmbeu Kanten PSG-së në vitin 2016, kur e transferoi nga Leicester për shumën e 32 milionë funteve.

27-vjeçari ka qenë pjesë integrale e sukseseve të Chelseat dhe të Francës./Periskopi/