Sërish peshq të ngordhur në Grykën e Rugovës, shkak mbetjet e fabrikave

Periskopi.com Lajme

Shoqata e peshkatarëve rekreativ sportiv Trofta nga Peja raporton se në Lumbardhë po ndodh përsëri katastrofa.

Ata kanë fotografuar peshqit e ngordhur dhe gjendjen e tmerrshme të ujit, dhe deklarojnë që kjo po vjen nga fabrika e djathit e cila po i liron mbetjet në Lumbardhë.

Kjo Shoqatë kërkon reagim dhe përkrahje institucionale që të ndalet hedhja e mbetjeve në ujë, dukuri kjo shumë vjeçare.

 

Mësohet shkaktari i ngordhjes së peshqve në Lepenc

Periskopi.com Lajme

Ka dy ditë që një pamje e pakëndshme është bërë normale në Lepenc. E të shtunën, gjendja e lumit të Kaçanikut ishte edhe më keq.

E gjitha pasi në lumin Lepenci është hedhur material toksik i cili ka shkaktuar ngordhjen e peshqve.

Një gjë e tillë e ka shqetësuar Shoqatën e Peshkatarëve Lepenci. Mustafë Trena, kryetar i peshkatarëve të Kaçanikut thotë jetë ndjerë keq kur ka pa peshqit e ngordhur.

Trena thotë se kjo nuk është hera e parë që lumi Lepenci ndotet nga kompanitë kaçanikase. E të prekur nga rasti janë edhe peshkatarët e tjerë e qytetarët e Kaçanikut.

Materiali toksik dyshohet të jetë hedhur nga pompa e benzinës ‘Bubeari’.

Pronari i saj nuk ka qenë i qasshëm megjithëse T7 qëndroi tek shtëpia e tij gjatë ditës së diel.

Se ngordhja e peshqve u shkaktua nga materiali toksik e kanë thënë inspektorët komunal, të cilët sipas policisë kanë qenë në vendin e ngjarjes.

E këta të fundit thonë se po merren me rastin. Majori Mehmetali Hajdini, e ka konfirmuar se janë identifikuar dy lokacionet nga ku është hedhur materiali toksik.

Tutje në përgjigjen e policisë theksohet se i dyshuari N.G. është intervistuar e më pas është liruar në procedurë të rregullt nga ana e prokurorit kujdestar.

Ndaj N.G. është hapur rast me akuzën për ‘ndotje, shkatërrim dhe degradim të mjedisit’

AUV dështon të gjejë shkakun e ngordhjes së peshqve në lumin Mirusha

Periskopi.com Lajme

Komuna e Malishevës ka kritikuar Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës (AUV) duke e quajtur dështim punën e saj dhe të laboratorit, ose fshehje e shkakut të ngordhjes masive të peshqve në lumin Mirusha, pasi në rezultatin e analizave dhe në konkludimin e tyre, thuhet se ngordhja e tyre nuk ka ardhur si pasojë e kontaminim me parametrat e testuar.

Ditë më parë në lumin Mirusha, ka ndodhur një ngordhje masive e peshqve dhe për këtë qëllim inspektorati i Komunës së Malishevës, në bashkëpunim me organet tjera kompetente, është angazhuar për gjetjen e shkaktarit të kësaj katastrofe ekologjike, duke dërguar për analizë edhe mostra të ujit, edhe të peshkut.

Përkundër kësaj, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV) dhe Laboratori i Ushqimit dhe Veterinës (LUV), pas shumë ditë pritjeje, ka dalë me një vlerësim të pasqaruar, duke mos treguar shkakun e ngordhjes masive të peshqve.

“Në këtë raport laboratorik, nuk sqarohet shkaku i ngordhjes së peshqve, prandaj ne e konsiderojmë ose dështim, ose tentim për fshehje të shkakut, sepse ne kemi kërkuar, edhe nga AUV edhe nga inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, që analizohet shkaku i ngordhjes së peshqve”, thuhet në komunikatën e Komunës së Malishevës.

Inspektorati komunal i Malishevës, pas informacioneve të marra dhe pas gjetjes së disa gjurmëve në afërsi të lumit, ka kontaktuar pronarin e një ferme të pulave, nga i cili është informuar se ferma ka kontraktuar njësinë e “Hidroregjionit” në Malishevë, për të bërë zbrazjen e gropës septike të fermës, dhe duke u bazuar në këtë deklaratë dhe në gjurmët afër lumit, mbetjet organike të pularisë, janë derdhur në lum apo në afërsi të lumit.

“Për këtë situatë të krijuar, publikisht kërkojmë që organet e rendit dhe organet përgjegjëse të hetojnë rastin dhe fajtorët të gjenden. Po ashtu kërkojmë që në këtë rast, krahas veprimit të njësisë së “Hidroregjionit”, të hetohet edhe veprimi i AUV, përkatësisht laboratorit të saj, se pse nuk është treguar shkaku i ngordhjes së peshqve”, përfundon komunikata.

Gjedhet me sëmundje gungore po ngordhin edhe pas vaksinimit

Kanë mbetur edhe dy ditë deri në përfundim të afatit për vaksinimin e gjedheve, për t’i mbrojtur nga prekja e sëmundjes së gungave.

Periskopi.com Lajme

Deri më tani, gati në të gjitha komunat ka përfunduar procesi i vaksinimit. Veterinerët pranojnë se ka pasur edhe raste kur bujqit kanë refuzuar t’i vaksinojnë gjedhet kundër kësaj sëmundjeje.

Megjithatë, vaksinimi i gjedheve të prekura nga kjo sëmundje afrikane, jo gjithmonë ka mundur të kryejë funksionin e vet.

Edhe në Agjencinë e Ushqimit dhe të Veterinës pranojnë se ka raste kur kanë ngordhur gjedhet edhe pasi janë vaksinuar, raporton KTV

Procesi i vaksinimit nuk ka qenë detyrimor, por vullnetar dhe se, siç ka pasur raste të kundërshtimit nga fermerët shqiptarë, ka pasur edhe nga fermerët serbë në veri të vendit, të cilëve u është shpërndarë kjo vaksinë.

Deri më tani, numri i gjedheve të ngordhura ka tejkaluar 200-in.