Kafeja, gruri, mollët: Ja cilat produkte mund t’i zhduk ngrohja globale

Periskopi.com Lajme

Derisa ndryshimet klimatike vazhdojnë të ngrohin planetin, moti jostabil dhe ndryshimi i stinëve po  ndikon për keq edhe në shumë kultura bujqësore.

Bujqit po përballen me thatësira, me përmbytje e stuhi ndërsa rritja e temperaturave ka çuar në më shumë sëmundje, në insekte dëmtuese dhe barëra të këqija, përcjell Periskopi.

Më poshtë i keni ushqimet që mund të dëmtohen e zhduken krejtësisht nëse situata vazhdon të përkeqësohet edhe më tej:

Lulelakra është një prej tyre, që sivjet u shkatërrua kryesisht në Mbretëri të Bashkuar. Kjo bëri që shumë restorante dhe biznese ushqimore të mbesnin pa këtë produkt interesant. Por, po ashtu kishte shkurtime edhe në lakra e brokoli.

Mollat e kuqe raporton BBC janë po ashtu të rrezikuara nga ngrohja globale.

Kafeja po ashtu nuk lulëzon si bimë në nxehtësi ekstreme por as në temperatura të ftohta.

Vendet si Brazili e kanë kultivuar kafenë për qindra vjet, por ngrohja globale dhe skajshmëria e ekstremve të motit e ka bërë tepër të zorshme një gjë të tillë. Të paktën tri të pestat e bimësisë aktuale të kafesë përballet me zhdukjen, sipas një studimi të fundit.

Gruri  është një ushqim elementar në mbarë globin. Por, edhe kjo bimë është tepër e ndjeshme ndaj ndryshimeve në temperatura, dhe tashmë shumë vende po kanë korrje më të ulta shkaku i ngrohjes globale. Në vendet si India, veçse ulja e prodhimit ka shkuar deri në 6 për qind, ndërsa pritet të arrijë 23shin shumë shpejt. /Periskopi

Ngrohja globale do të rris popullsinë e mushkonjave dhe do t’i bëj të evoluojnë frikshëm për të shpërndarë sëmundje

Periskopi.com Lajme

Mendoni për kafshët më vdekjeprurëse të botës. Çka iu vjen ndër mend? T’i harrojmë njerëzit për një moment.

Krokodilat e ujërave me kripë janë disa prej tyre. Po ashtu janë gjarpërinjtë “black mamba”.

Por, më të rrezikshmet në fakt janë mushkonjat. Dhe jo vetëm për faktin se iu detyrojnë të ndalni dritën që të mos kafshoheni në ditët e nxehta të verës, përcjell Periskopi.

Organizata Botërores e Shëndetësisë [OBSH] raporton se mbi 700 mijë njerëz në botë vdesin nga sëmundjet e transmetuara prej mushkonjave. 438 mijë i vrau vetëm malaria në vitin 2015. Natyrisht, jo të gjitha mushkonjat bartin viruset si Chikungunya, virusin e Nilit Perëndimor, virusin e Zikas, e të etheve të verdha.

E megjithatë, disa prej tyre e bëjnë pikërisht një gjë të tillë dhe kjo i ka shqetësuar shkencëtarët.

Hulumtuesit nga Universiteti i Bathit, Yorkut dhe i Arikulturës së Kinës kanë publikuar një studim ku shpjegojnë se si ndryshimet klimatike mund të sjellin sëmundje përmes mushkonjave në zona ku këto sëmundje nuk ekzistojnë apo janë zhdukur.

“Evolucioni i mushkonjave do të ngris mundësinë për shumë gjëra të këqija, si rikthimi i sëmundjeve rajonale të zhdukura,” tha Chufei Tank, kandidat për PHD në Universitetin e Agrikulturës në Kinë.

“Nëse ngrohja e planetit dhe rritja e Dioksidit të Karbonit vazhdon, do të ketë më shumë specie, kështu që popullata do të jetë më e diversifikuar. Do të ketë vende ku mushkonjat do të mund të rrinin më gjatë. Kështu, popullsia e mushkonjave do të rritet, duke sjellur densitet shumë më të lartë.

Aktualisht ekzistojnë 2 mijë e 500 lloje të ndryshme të mushkonjave. Dhe numri, shkaku i ngrohjes globale, pritet të rritet në vazhdimësi.

“Speciet e reja,” thotë Tang, “do të mund të transmetojnë sëmundje që mushkonjat aktuale nuk munden, kështu që sëmundja e re mund të ishte edhe epidemike.” /Periskopi

Ngrohja globale në Prishtinë: Më 1970 veç 5 ditë me 32 gradë, më 2019 plot 23, më 2050 do të kallemi krejt (Foto)

Periskopi.com Uncategorized

Në një artikull interaktiv të botuar nga gazeta prestigjioze amerikane The New York Times, mundësohet që të dihet ndikimi i ngrohjes globale ose krizës klimatike mbi vendin e lindjes.

Në vitin 1970 thuhet se vetëm 5 ditë në vit arrihej temperatura 32 gradë celsius. Ndërkohë që sivjet, Prishtina mund të pres 23 ditë me temperaturën prej 32 gradësh apo më shumë, shkruan Periskopi.

Deri në vitin 2050, modelet tregojnë se Prishtina pritet t’i ketë 35 ditë shumë të nxehta. Mundësia reale shkon deri në 54 sosh.

Madje, këto temperatura Prishtina pritet t’i arrijë edhe nëse ndërmerr hapat e nevojshëm për të reduktuar emitimin e gazrave.

Në mbarë botën, është gjetur se ka një lidhje mes temperaturave të larta dhe rrezikut për sëmundje dhe vdekje, veçanërisht mes pleqve, të sëmurëve dhe njerëzve me gjendje mjekësore kronike. /Periskopi

Autonomia: Duhet të punojmë drastikisht më pak që të përballemi me krizën klimatike

Periskopi.com Lajme

Njerëzit në Evropë duhet të punojnë shumë më pak orë në mënyrë që të shmangin ngrohjen katastrofale klimatike derisa të ndërmerret diçka për dekarbonizim radikal të ekonomisë, thuhet në një studim.

Hulumtimi, nga një thinktank me emrin Autonomia, tregon se punëtoroot në Mbretërinë e Bashkuar duhet të kalojnë në nëntë orë pune në javë në mënyrë që të mbahet ky nivel i intensitetit të karbonit. Reduktime të ngjashme janë parë të nevojshme edhe në Suedi e Gjermani, raporton The Guardian, përkthen Periskopi.

Gjetjet janë bazuar në të dhënat e OECD-së dhe OKB-së në emisionet e gazit në industri në këto tri vende. Aty thuhet se në nivelet aktuale të karbonit, të trija do të kërkonin reduktim drastik të orëve të punës ashtu si edhe masa urgjente të dekarbonizimit të ekonomisë për të parandaluar shkatërrimin klimaterik.

Will Stronge, drejtor i Autonomisë, tha se hulumtimi theksonte nevojën për të përfshirë reduktimet në orët e punës si pjesë të përpjekjeve për të adresuar emergjencën klimatike.

Ka një rritje të mbështetjes në ShBA dhe Evropë për të ashtuquajturën Marrëveshja e Re e Gjelbër, që mësyn dekarbonizimin rapid të ekonomisë, duke krijuar punë më të sigurta e më të qëndrueshme. /Periskopi

Ekspertët: Ngrohja globale po i bën stuhitë gjithnjë e më të frikshme (Video)

Periskopi.com Lajme

Kriza klimatike që ka ngritur nivelin e detyrave tashmë po shpërfaqet edhe në stuhitë gjithnjë e më vdekjeprurëse, si ajo që goditi Afrikën jugore së fundi, thonë ekspertët.

Cikloni Idai, stuhia tropikale që shkatërroi Mozambikun, Malawin dhe Zimbabwe-në, është përshkruar si katastrofa më e keqe që ka goditur hemisferën jugore, dhe sipas OKB-së, më shumë se 2 milionë njerëz e kanë pësuar nga ajo, përkthen nga The Guardian, Periskopi.

Ekspertët thonë që është tepër herët për të ngritur konkluzione specifike në lidhje me Ciklonin Idai, por ndryshimi i shpejtë klimatik nënkuptonte se fuqia shkatërruese e stuhive të tilla do të bëhej gjithnjë e më e madhe në të ardhmen.

Dr.Friederike Otto, nga Universiteti i Oxfordit, deklaroi: “Janë tri faktorë në stuhi si kjo: reshjet, ngritja e stuhisë dhe era. Niveli i reshjeve po rritet shkaku i ndryshimeve klimatike, dhe stuhitë po bëhen më të forta shkaku i rritjes së nivelit të detyrave.”

Otto shtoi se ishte me rëndësi që të ndihmoheshin komunitetet në zonat që do të goditen nga këto stuhi që të bëhen më rezistuese.

Edhe Paulo Ceppi, nga Instituti Grantham i Imperial College i Londrës, u pajtua se ishte e pashmangshme që ndryshimet klimatike do të çonin në stuhi gjithnjë e më të forta. /Periskopi

Donald Trump: Nuk ekziston ngrohja globale, s’ka krizë të klimës

Periskopi.com Lajme

Donald Trump ka përsëritur pretendimin e pavërtetë që ngrohja globale nuk është reale dhe i ka quajtur demonstrimet shkencore si të ‘rreme’.

Presidenti dukej se përmes cicërimit të tij në Twitter po i referohej asaj që kishte dëgjuar në Fox News gjatë mëngjesit të sotëm, duke shkruajtur, “Patrick Moore, bashkëthemeltari i Greenpeace: “E gjithë kriza klimatike nuk është veç Lajm i Rremë por është Shkencë e Rreme. Nuk ka krizë klimatike, ka mot dhe klimë gjithandej botës, dhe në fakt dioksidi i karbonit është blloku kryesor për ndrtimin e gjithë jetës.”

Ai më pas e bëri tag emisionin e rrjetit televiziv, Fox and Friends, duke shtuar, “Wow!”

Sidoqoftë, organizata Greenpeace e ka distancuar veten nga pretendimet e z.Moore duke thënë që ai nuk është ekspert i ambientit apo ambientalist sepse jep opinione anti-ambientaliste. /Periskopi

Gazetat çdo ditë duhet ta qesin në ballinë lajmin se “Po shkojmë drejt zhdukjes shkaku i ngrohjes globale”

Periskopi.com Lajme

Thjeshtësia elegante e zyres së tij të Universitetit – me një tavolinë të vogël rrethore me karriga të zakonshme dhe një llaptop – kontraktonte me reputacionin e tij si një prej intelektualëve më të mirë të botës. Tash 90 vjeçar, Noam Chomsky vazhdon të shkruajë, dhe po bashkëmëson në një kurs për krizat globale dhe politike në Universitetin e Arizonas, përkthen Periskopi.

Jashta veprës së tij paradigmë-krijuese në linguistikë, Chomsky ka qenë një kritik i fortë i politikave të jashtme amerikane dhe i lidhjeve të tyre me një mori shkeljes të të drejtave të njeriut dhe të agresionit ushtarak anë e mbanë botës. Me kolegun e tij, Ed Hermanin, Chomsky ka zhvilluar një “model propagande” të medieve masive të korporatave që të ndihmojë shpjegimin e aftësisë së elitave politike dhe ekonomike që të mirëmbajnë legjitimitetin ideologjik. Një  varg ‘filtrash’ – pronësia e korporatave, varësia reklamuese, praktikat që rrjedhin nga establishmenti, tërbimi nga kritikët e djathtë, dhe anti-komunizmi ideologjik – e bëjnë median të funksionojë si një sistem propagande që përforcon elitat.

Në vitet e fundit, Chomsky e ka kthyer mendjen e tij të jashtëzakonshme kah kërcënimi ekzistencial i ngrohjes globale, një “kërcënim për vazhdimësinë e jetës së organizuar njerëzore,” bashkë me luftën nukleare. Tash, në një intervistë ekskluzive për National Observer [NO]e të përkthyer nga Periskopi, Chomsky adreson relacionin specifik mes medieve dhe krizës klimatike.

NO:

Në vitet e fundit, keni folur se sa e rëndë ishte kriza klimatike – dhe keni ofruar shumë shembuj se si mediat e korporatave janë të pavëmendshme ndaj saj. Si do ta vlerësonit rolin e përgjithshëm të medieve të korporatave në relacion me atë krizë? A ndihmojnë filtrat e identifikuar në modelin e propagandës së përgatitur nga ju dhe Ed Hermani që të shpjegohen mangësitë e medieve të korporatave për ngrohjen globale, apo të tjerë faktorë e bëjnë ngrohjen globale një temë veçanërisht të vështirë për gazetarinë?

Chomsky:

Merrni një storje standarde. Ka raportime për atë çfarë ndodh. Kështu që, nëse shihni sot te New York Times, për shembull, ka artikuj të mirë mbi zbulimet e reja në shkrirjen e akujve polarë që ndodh të jetë, si zakonisht, edhe më drastike se që e kemi menduar; kjo është bërë tipike për një kohë të gjatë. Dhe kjo diskuton impaktin e mundshëm në rritjen e nivelit të detit, megjithëse në mënyrë konservatore, duke treguar se sa dramatike ka qenë. Kështu që, ka artikuj rregullisht që paraqiten – dhe nuk është se ngrohja globale shpërfillet si temë. Në anën tjetër, nëse shihni një artikull standard në eksplorimin e naftës, New York Times mund të ketë një artikull në ballinë mbi atë se si ShBA-të po ecë drejt asaj që ata e quajnë “pavarësia energjetike”, duke kaluar në prodhimin e karburanteve edhe Arabinë Saudite dhe Rusinë, duke hapur zona të reja, Wyomingun, Midwestin, për gërmim. Ata e bëjnë një artikull të gjatë, ndoshta 1 mijë fjalësh – e kam në mendje një të tillë veçanërisht – ku përmend pasojat mjedisore, ku tregon se do të dëmtojë burimet e ujit për fermerët lokalë, por bukfalisht asnjë fjalë të vetme për efektet në ngrohjen globale. Dhe kjo ndodh artikull pas artikulli çdokund, Financial Times, New York Time, dhe të gjitha gazetat e mëdha. Kësisoj, është sikur në një anë, ka një lloj të vizionit të tunelit – raportimet shkencore që vazhdimisht thonë, “shikoni, kjo është katastrofë,” por më pas rregullisht një lloj mbulimi media që e shpërfill atë, dhe thotë, “epo, a nuk është e mrekullueshme, ne nuk kemi pse të importojmë naftë, do të bëhemi më të fortë,” e kështu me radhë.

NO:

Pra, ata nuk bëjnë lidhjen kuptimore të raportimeve?

Chomsky:

Është si një lloj skizofrenie, e futur përmes gjithë shoqërisë. Merrni bankat e mëdha, JP Morgan Chase-in për shembull. Ata janë banka më e madhe dhe Drejtori i saj ekzekutiv, Jamie Dimon është njeri i mençur. Jam i sigurt që ai i di faktet bazike për kërcënimin e ngrohjes globale, por në të njëjtën kohë bëjnë investime në ekstraktimin e karburanteve, sepse ky është modeli biznesor. Ata duhet të marrin profitin për nesër.

NO:

Pra, roli i përgjithshëm i medieve ka qenë që ta dështojnë lidhjen mes pikave?

Chomsky:

Natyrisht, po flas për mediet liberale. Nëse ju më thonë, Fox News-i është shumë më ndryshe: ngrohja globale thjesht nuk po ndodh. Dhe në fakt, ajo shfaqet në opinionin publik. Gati gjysma e republikanëve thjesht e mohojnë se ngrohja globale po ndodh. Dhe, gjysma tjetër, nuk është e sigurt nëse njeriu ka të bëj diçka me atë gjë.

NO:

A ka ndonjë alternativë për gazetarinë? Si do të operohej ndryshe për të adresuar ngrohjen globale?

Chomsky:

Çdo gazetë e  vetme duhet ta ketë në ballinë për çdo ditë një lajm ku thuhet se po shkojmë drejt katastrofës totale. Në disa gjenerata që vijnë, shoqëria e organizuar njerëzore mund të mos mbijetojë. Duhet të shtihet kjo ide në mendje vazhdimisht. Në fund të fundit, nuk ka pasur diçka të tillë në gjithë historinë njerëzore. Gjenerata aktuale duhet ta marrë vendimin nëse shoqëria e organizuar njerëzore do të mbijetojë edhe disa gjenerata tjera, dhe kjo duhet të bëhet menjëherë, sepse nuk ka kohë. Dhe tërheqja nga marrëveshja për klimën në Paris që e bëri Trumpi duhet të konsiderohet si një prej krimeve më mizore në histori.

E përkthyer me shkurtime nga NationalObserver.

Kiameti në ardhje: Paralajmërohet zhdukja e të gjitha insekteve

Periskopi.com Lajme

Në një raportim ekskluziv nga gazeta prestigjioze britanike “The Guardian” thuhet që insektet mund të zhduket brenda një shekulli të vetëm, transmeton Periskopi.

Insektet e kësaj dynjaje po shkojnë duke u zhdukur dhe duke e kërcënuar kësisoj “kolapsin katastrofik të ekosistemeve të natyrës”, thuhet në raportin e parë shkencor global të kësaj çështjeje.

Më shumë se 40% e specieve të insekteve janë në rënie të numrit të tyre dhe një e treta po rrezikohen, gjen kjo analizë. Rata e zhdukjes është tetë herë më e shpejtë se ajo e gjitarëve, zogjve dhe zvarranikëve. Masa totale e insekteve po bie prej 2,5% për një vit, sipas të dhënave më të mira në dispozicion, duke dhënë nënkuptimin se do të zhdukeshin plotësisht brenda këtij shekulli.

Planeti është në fill të zhdukjes së gjashtë masive në historinë e tij, me humbje të mëdha tashmë të raportuara të kafshëve të mëdha që është më e kollajshme të studiohen. Por, insektet janë larg më të llojllojshme dhe është më e zorshme të merret vesh se kur zhduken. Ato janë thelbësore për funksionimin e duhur të të gjitha ekosistemeve.

Së fundi, kolaps në numrin e insekteve kanë raportuar Gjermania dhe Puerto Rico, por ky hulumtim gjen se kriza është në të vërtetë globale. /Periskopi

“Shkatërrimi i civilizimit dhe natyrës duket në horizont”

Periskopi.com Lajme

Kolapsi i civilizimit dhe i natyrës duket në horizont, ka thënë Sir Davit Attenborough në samitin për ndryshime klimatike në Poloni.

Natyralisti ishte zgjedhur për të përfaqësuar njerëzit e botës në adresimin që iu bërë delegatëve të gati 200 kombeve që janë mbledhur në Katovicë [Katowice] për të negociuar se qysh t’ia bëjnë rreth zbatimit të marrëveshjes së Parisit për klimën, shkruan Periskopi.

“Tash po përballim një fatkeqësi të bërë nga njeriu në një shkallë globale, kërcënimi ynë më i madh në mijëra vjet: ndryshimet klimatike,” tha ai.

“Nëse nuk ndërmarrim diçka, kolapsi i civilizimeve tona dhe zhdukja e shumicës së natyrës që njohim do të jetë në horizont.” /Periskopi

Ngrohja globale çon në pakësimin e prodhimit të birrës

Periskopi.com Lajme

Të apasionuarit pas birrës me ngjyrë të kristaltë asaj të errët, bjondes dhe llojeve të tjera të përzgjedhura apo të stazhionuara duhet të përgatiten. Rritja e valës së të nxehtit dhe thatësirës të shkaktuara nga ndryshimi klimatik pritet të shoqërohen me një rënie graduale të prodhimit të elbit, dhe për rrjedhojë të birrës.

Prodhimi i elbit është i lidhur ngushtë me motin, për këtë arsye temperaturat ekstreme do të ndikojnë ndjeshëm në uljen e sasisë së prodhimit, duke e bërë pijen alkoolike më popullore në botë gjithnjë e më të rrallë dhe më të shtrenjtë, bën me dije studimi i publikuar sot.

“Një rënie në prodhimin global të elbit, përkthehet në një rënie edhe më e madhe në prodhimin e elbit që është i lidhur ngushtë me prodhimin e birrës”, shprehet Dabo Guan, pedagog i ekonomisë për ndryshimet  klimatike në Universitetin e Anglisë Lindore (Britanisë së Madhe), duke vënë në dukje se “kulturat me cilësi të lartë janë edhe më të ndjeshme ndaj kushteve klimatike”.

2018, viti më i nxehtë që nga 1800

Periskopi.com Lajme

Viti 2018 (deri më 30 shtator) ishte viti më i nxehtë për Italinë që nga 1800, me një temperaturë më të lartë se 1.53 gradë në krahasim me mesataren.

Kjo është ajo që lexohet në një dosje Isac-Cnr lidhur me temperaturat e regjistruara në nëntë muajt e parë të vitit.

“Duhet theksuar, thotë klimatologu Michele Brunetti, duke shtuar se veçanërisht muaji prill shënoi rekordin si muaji më i nxehtë ndonjëherë.

“Është e qartë, shton Brunetti, se të dhënat përditësohen nga muaji në muaj dhe për të thënë me siguri nëse 2018 ka qenë për Italinë viti më i nxehtë që prej vitit 1800, do të duhet të presim deri në fund të vitit”.

Shkencëtarët: Momenti i fundit kur mund ta shpëtojmë botën nga ngrohja globale

Periskopi.com Lajme

Pas tre vjetësh studime dhe një jave diskutimesh mes shkencëtarëve Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) ka publikuar një raport në lidhje me ngrohjen globale.

Shkencëtarët kanë deklaruar se është koha e fundit kur ne mund të ndërmarrim diçka sa i përket rreziqeve që na kanosen nga ngritja e temperaturave globale.

Në raportin e tyre dramatik në lidhje me mbajtjen e temperaturës nën 1.5 gradë Celsius, thuhet se bota tani është tërësisht jashtë linjave të parapara dhe se po shkon drejt temperaturës 3 gradë Celsius.

Mbajtja e temperaturës prej 1.5 gradë Celsius nënkupton ndryshime të shpejta dhe rrënjësore në të gjitha aspektet e shoqërisë.

Sipas tyre këto ndryshime do të jenë tejet të kushtueshme, mirëpo mundësia për të reaguar ende ekziston.

E thotë OKB-ja: I kemi veç 12 vjet kohë para katastrofës

Periskopi.com Lajme

Shkencëtarët më prominentë të botës kanë paralajmëruar se i kemi vetëm dhjetëra vite kohë për të bërë diçka për ngrohjen globale, më konkretisht, për ta ruajtur maksimumin e 1,5 gradëshit të Celsiusit, tejkalimi i të cilës do t’i tëkeqte në mënyrë drastike thatësirat, përmbytjet dhe zhegun e skajshëm e skamjen për qindra miliona njerëz anë e mbanë botës, shkruan The Guardian, përkthen në shqip Periskopi.

Autorët e këtij raporti të publikuar gjatë ditës së sotme thanë se vyejnë ndryshime urgjente e të papara deri më tash në mënyrë që të arrihet qëllimi, për të cilin thanë se është i përballueshëm dhe i realizueshëm.

Vetëm gjysmë grade dallim në temperaturë do të parandalonte koralet që të zhdukeshin dhe do të ngadalësonte shkrirjen e akullnajave në Arktik.

Politikbërësit e porositën një raport pë klimën në Paris më 2016, por që nga ajo kohë, hendeku mes shkencës dhe politikës vetëm sa është zgjeruar. Donald Trumpi, presidenti i ShBA-ve ka premtuar tërheqjen e vendit të tij nga ajo marrëveshje. Edhe Jair Bolsonaro, kandidati për president të Brazilit që nga raundi i parë zgjedhor fitoi rezultat mjaft të mirë, ka kërcënuar se do ta bëj të njëjtën gjë.

Bota aktualisht është për 1 gradë Celsius më e nxehtë se në nivelet paraindustriale. Që nga uraganet shkatërruese në ShBA, thatësirat rekorde në Kejp Taun [Cape Town] dhe në pyjet që përfshihen nga flakët në Arktik, shkencëtarët e kanë bërë të qartë se ndryshimet klimatike po ndodhin, dhe se çdo shtim i vogël temperature do ta tëkeqte edhe më shumë punën.

Dëme të pariparueshme ngrohja globale, sipas studimeve, do t’iu bëj edhe insekteve dhe bimëve – përcjell Periskopi – të cilat kanë rol tepër të rëndësishëm në jetën tonë. Koralet do të humben me 99 për qind nëse temperatura do të rritej mbi dy gratë, dhe tashmë vetëm 10 për qind e tyre e kanë mundësinë që të shpëtohen.

Ndërkohë, edhe oqeanet tashmë po vuajnë nga aciditeti i lartë dhe nga nivelet e ulta të oksigjenit si rezultat i ndryshimeve klimatike. /Periskopi

Temperaturat e larta, pasojë e qartë e ngrohjes globale

Periskopi.com Lajme

Vera e temperaturave ekstreme vazhdon me valë të nxehti rekord, këtë muaj, në të katër kontinentet e hemisferës veriore jo tropikale. Të hënën, Japonia, regjistroi një temperaturë që asnjëherë më parë nuk ishte arritur në vendin ishull që kur regjistrimi i të dhënave filloi në vitet 1800.

Kumaggaja, një qytet në veri të Tokios, regjistroi 41.1 gradë celcius në mesin e një vale të nxehti disa javëshe që ka shkaktuar edhe shumë viktima. Temperatura ekstreme po prekin edhe vende të tjera në Azinë lindore; Koreja e jugut dhe ajo e Veriut kanë regjistruar temperatura rekord prej afër 40 gradësh celsius.

Dhe pikërisht për këtë lloj vale të nxehti kanë paralajmëruar shkencëtarët, kur i binin kambanave të alarmit për ngrohjen e planetit përmes emetimeve të gazrave që shkaktojnë efektin serë. “Pasojat e ndryshimeve klimaterike, nuk janë më të padukshme”, thonë shkencëtarët, ‘ne po i shohim ato në kohë reale, në formën e valëve të paprecedentë të të nxehtit, përmbytjeve, thatësirave dhe zjarreve masive.

Pjesa më e madhe e evropës është mbërthyer nga një valë masive presioni të lartë që mundëson të nxehtin tropikal të mbërrijë deri në arktik. Temperaturat mbi 32 gradë celsius janë shtrirë deri në brigjet veriore të Skandinavisë, duke shënuar rekorde në Suedi, Finlandë dhe Norvegji, në stacionet mbi rrethin arktik.

Si rezultat, janë verifikuar zjarre të paprecedenta në suedi që kanë bërë që ajo të kërkojë ndihmë nga vende të tjera, si italia, me më shumë burime për të luftuar zjarret. Britania e Madhe po ashtu ka përjetuar verën më të thatë të saj dhe më të nxehtën po ashtu.

Në shkretëtirën e Saharasë, në Afrikën Veriore, më 5 korrik u regjistrua rekordi i të gjitha kohërave, 51.3 gradë celcius, dhe kjo ndodhi në Ourgla të Algjerisë. Një valë të nxehti ekstrem goditi edhe Kanadanë këtë muaj, me të paktën 70 viktima në Kebek.

Ndërsa në SHBA, i nxehti i korrikut është shtrirë nga veri-lindja deri në jug-perëndim. Ftohtë dhe nxehtë, lagështirë apo thatësirë, ne i përjetojmë kushtet natyrore të motit gjithë kohën, por ndryshimet klimaterike po kthejnë tani gishtin kundër nesh, duke bërë që disa llojë ekstremesh të jenë më të shpeshta dhe më intensive.

Rritja e temperaturave çon në rritje të vetëvrasjeve – thonë studiuesit

Periskopi.com Lajme

Rritja e temperaturave është e lidhur me rritjen e shkallës së vetëvrasjeve, sipas një studimi të ri. Hulumtuesit kanë paralajmëruar se impakti i ndryshimeve klimatike mund të jetë po aq i rëndësishëm sa recesionet ekonomike, të cilat njihen si rritëse të shkallës së vetëvrasjeve, raporton The Guardian, përcjell Periskopi.

Lidhja mes shëndetit mendor dhe ngrohjes globale nuk është hulumtuar gjerësisht por raportet e fundit që kanë analizuar temperature dhe vetëvrasjen në ShBA dhe Meksikë në dekadat e fundit kanë bërë gjetje shqetësuese. Ato thonë që rata e vetëvrasjeve u rrit me 0,7% në Amerikë dhe me 2,1% në Meksikë kur temperature mesatare mujore u ngrit për 1 gradë të celsiusit.

Analiza mori parasysh shumë gjëra, përfshirë variacionet sezonale, nivelin e varfërisë e madje edhe lajmet për vetëvrasjet e figurave të njohura që mund të çojnë në vdekje të tjera. Shkencëtarët gjetën se periudhat më të nxehta rezultuan në më shumë kryerje të vetëvrasjeve se sa në periudhat me mot të zakontë. /Periskopi

Kjo javë shënon temperatura rekorde anë e mbanë botës, thonë shkencëtarët

Periskopi.com Lajme

Temperatura rekorde të larta janë vendosur anë e mbanë botës gjatë kësaj jave në një valë të nxehti që pazakonshëm është zgjatur shumë, duke i intensifikuar shqetësimet për ndryshime klimatike, raporton The Guardian, transmeton Periskopi.

Muajin e kaluar në Kaliforni kemi pasur ndërprerje të rrymës shkaku i kërkesave alarmante për kondicionerë të ajrit. Algjeria i ka përjetuar temperaturat më të larta të regjistruara në Afrikë. Britania ndërkohë, e ka përjetuar valën e tretë të të nxehtit më të gjatën ndonjëherë, duke i shkrirë edhe kulmet e një ndërtese të shkencës në Glasgow.

Organizata Botërore e Meteorologjisë ka thënë që këto temperatura të rritura përputhen me fenomenin ciklik global klimatik të njohur si La Nina.

Globalisht, viti më i nxehtë ishte 2016-a. Vitin e kaluar, edhe pa La Ninan, temperaturat arritën në shkallën më të lartë. Këtë vit, po vazhdon trendi i njëjtë.

“Ajo që është e pazakontë në shkallë hemisfere i valës së të nxehtit nuk është veç magnituda në ndonjë lokacion të caktuar por temperaturat e larta që prekin zona kaq të mëdha.” – ka thënë Michael Mann, drejtor i një Qendre shkencore në Universitetin e Pensilvanisë. /Periskopi