Haradinaj: Vepra e Sejdi Krasniqit do të kujtohet gjatë

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar se vepra e Sejdi Krasniqit, komandant i Kompanisë së Deminimit në FSK, do të kujtohet gjatë.

“Një luftëtar trim dhe ushtar i zoti, humanist që e vuri vetën në rrezik shumë herë për të shpëtuar jetët e të tjerëve. Ngushëllime të sinqerta familjarëve, miqve dhe ushtarëve të Komandant Krasniqit! U prehtë në paqe dhe i lehtë i qoftë dheu i Kosovës”, ka shkruar ai.

 

Thaçi ngushëllon sekretarin e NATO’s për vdekjen e babait

Periskopi.com Lajme

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka ngushëlluar Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg me rastin e vdekjes së babait të tij, diplomatit norvegjez Thorvald Stoltenberg.

Në një reagim të tij ai ka thënë se Thorvald, ishte një nga liderët nordik i cili la shenja për ndërtimin e paqes në botë.

”Ngushëllimet e mia më të sinqerta për Jens Stoltenberg si dhe për të gjithë popullin norvegjez me rastin e ndarjes nga jeta të Thorvald Stoltenberg. Ai ishte ndër udhëheqësit nordikë që la shenjë në politikat globale në krijimin e paqes” ka shkruar Thaçi në Twitter.

 

Veteranët e UÇK’së ngushëllojnë familjen Haradinaj

Periskopi.com Lajme

 

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka shprehur ngushëllimet “më të thella për familjen Haradinaj”, me rastin e ndarjes nga jeta e Hilmi Haradinaj.

Përmes një telegram ngushëllimi, organizatat e veteranëve të UÇK-së kanë vlerësuar kontributin e Hilmi Haradinaj dhe familjes së tij për çështjet kombëtare.

“E nderuara Familje Haradinaj! Mbahuni e qëndroni të fortë në këto momente dhimbjeje që ndjeni për babain e juaj.  Ai nuk ishte vetëm i Juaji por edhe i popullit sepse dihen kontributet e mëdha të tij, që dha për çështjen kombëtare. Lavdi jetës dhe veprës së tij”, thuhet në telegram ngushëllimi.

 

 

Veseli: Konaku i bacës Hilmi ishte konak i lirisë së Kosovës

Periskopi.com Lajme

 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se lajmi për vdekjen e Hilmi Haradinajt e ka pikëlluar shumë.

Veseli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se babin e kryeministrit Haradinaj, Hilmiun, e ka njohur në ditë të vështira për Kosovën.

Postimi i plotë i Veselit:

“Lajmi për vdekjen e bacës Hilmi më pikëlloi shumë. E njoha në ditët e vështira për Kosovën, atëherë kur së bashku me djemtë e tij e qindra të tjerë nga e gjithë Kosova po krijonim Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Konaku i bacës Hilmi ishte konak i lirisë së Kosovës. Ngushëllime kryeministrit Haradinaj, familjes, miqve dhe të gjithë atyre që patën rastin ta njohin këtë burrë të nderuar të Dukagjinit dhe mbarë Kosovës”, ka shkruar Veseli.

Limaj ngushëllon familjen Haradinaj pas vdekjes së Hilmiut

Periskopi.com Lajme

 

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj njëherit Kryetar i NismësSocialdemokrate ka ngushëlluar familjen Haradinaj me rastin e vdekjes së babait të Kryeministrit Ramush Haradianaj, bacës Hilmi.

Limaj ka thënë se ka  pranuar me dhimbje të thellë lajmin për vdekjen e babait të heronjve të vendit, Luan e Shkelzen Haradinaj.

Postimi i plotë:

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e babait të heronjve të Kosovës, Luan e Shkelzen Haradinajt, bacës Hilmi.

Në emër të Nismës Socialdemokrate dhe në emrin tim personal i shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryministrit Haradinaj, familjes dhe gjithë miqve të bacës Hilmi! Bacën Hilmi do ta kujtojmë gjithmonë si një burrë të urtë, i cili i dha shumë Kosovës.

Lavdi jetës dhe veprës se tij! Pusho i qetë baca Hilmi! FL.

 

Thaçi ngushëllon familjen Haradinaj: Baca Hilmi ishte një burrë i urtë, i matur dhe atdhetar

Periskopi.com Lajme

 

Edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Hilmi Haradinajt.

“Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të bacës Hilmi. Ishte një burrë i urtë, i matur dhe atdhetar i devotshëm, që Kosovës i dha shumë. Baca Hilmi përballoi shumë sfida në jetë. Ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit Haradinaj, familjarëve dhe gjithë miqve të tyre. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, tha ai.

Babai i kryeministrit Ramush Haradinaj vdiq pas mesnatës, pasi vuante nga sëmundje e rëndë.

 

 

Pacolli shpreh ngushëllime: Baca Hilmi dha gjithçka për Kosovën

Periskopi.com Lajme

 

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka shprehur ngushëllime për vdekjen e babait të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Sipas Pacollit, Hilmiu  dha gjithçka për Kosovën, shkruan Periskopi.

‘Baca Hilmi dha gjithçka për Kosovën. Ai sot nuk është në mesin tonë, fizikisht, por kujtimi i tij do të jetë i paharruar. Ngushëllimet e mia më të thella familjes Haradinaj, Gllogjanit dhe tërë Kosovës!’

Hilmi Haradinaj vdiq pas mesnatës, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Varrimi i të ndjerit do bëhet të hënën në Gllogjan./Periskopi/

 

 

Thaçi pas tre ditësh ngushëllon familjen Dehari

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një telegrami i ka shprehur ngushëllime familjes Dehari për ndarjen tragjike nga jeta e të birit të tyre, Astrit Deharit. Këtë për "Telegrafin" e ka konfirmuar edhe zyra për media e presidentit Thaçi.

Periskopi.com Lajme

“Telegrami është i protokolluar dhe është dërguar në adresë të familjes, sipas protokollit”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Varrimi i të ndjerit Astrit Dehari do të bëhet sot në orën 14:00, në varrezat e fshatit Zllatar afër Matiqanit.