Ish-lojtari i Man Unitedit që mban rekordin për debutimin më të shkurtër në histori të PL

Periskopi.com Sporti

Cili futbollist mban rekordin për debutimin më të shkurtër në histori të Premier Leagues?

Kjo është një pyetje e vështirë dhë nëse mendonit se përgjigja është ‘Nick Culkin’, jepi vetes një të rrahur mbi shpatull, transmeton Periskopi.

Portieri i pensionuar bëri vetëm një paraqitje në Premier League për Manchester Unitedin gjatë sezonit 1999/00, kur u inkuadrua në kohën shtesë kundër Arsenalit.

United po avanconte 2-1 falë dy golave nga kapiteni Roy Keane dhe u desh të bënte një zëvendësim të vonshëm pasi Raimond van der Gouë u godit në fytyrë nga Martin Keëon.

Pater Schmeichel ishte larguar nga ‘Old Trafford’ disa muaj më parë, derisa Mark Bosnich ishte i lënduar dhe Sir Alex Ferguson udhëzoi Nick Culkin që të futet në fushë.

Culkin, të cilin United e transferoi nga York City për 120 mijë euro atë kohë, vrapoi drejt portës për sekondat e mbetur të ndeshjes, derisa Van der Gouw po largohej me lese.

”Ai po inkuadrohet për atë që mendoj se mund të jetë debutimi më i shkurtër në histori,” tha kometatori.

Culkin pastaj degazhoi dhe gjyqtari Graham Poll menjëherë vërshëlleu për herë të fundit.

Shikoni më poshtë.

Dhe kjo, për Culkin, ishte paraqitja e vetme kompetitive për Unitedin dhe prekja e vetme e tij e topit për ‘Djajt e Kuq’. Ai kurrë më nuk luajti në Premier League. /Periskopi.com/