Hungaria merr vendimin përfundimtar për Gruevskin

Periskopi.com Lajme

Hungaria nuk do t’ua dorëzojë autoriteteve të Maqedonisë Veriore Nikola Gruevski, i cili ka qenë në Budapest që nga nëntori i vitit të kaluar dhe gëzon statusin e azilit politik.

“Ne kemi qenë të informuar se Gjykata Supreme rajonale hungareze ka marrë vendimin përfundimtar se parakushtet ligjore për dorëzimin e Gruevskit nuk janë përmbushur, sepse atij iu dha azili në Hungari me kërkesën e tij. Në pajtim me aktin numër 38 për ndihmë juridike ndërkombëtare për lëndët juridike, personi që i mundësohet të marrë azil, nuk do t’i dorëzohet shtetit që ai ka lënë “, ka bërë të ditur Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë Veriore për portalin A1on.

Hungaria ka refuzuar ekstradimin e Gruevskit me kërkesën e Maqedonisë Veriore për vuajtjen e dënimit me dy vjet burg në rastin e Prokurorisë Speciale të Maqedonisë “Tank” – blerja e një Mercedesi zyrtar.

Gruevski ka qenë në Budapest për gati një vit, ndërsa Zyra e Prokurorisë së Maqedonisë ende po heton sesi ai arriti të largohej nga vendi dhe kush e ndihmoi

Interpoli refuzon urdhërarrestin e Gruevskit

Periskopi.com Lajme

Prej dy muajsh Interpoli nuk jep asnjë shpjegim për mos lëshimin e urdhër-arrestit ndërkombëtar ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski. Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut thotë se nuk ka pengesa ligjore dhe se i ka dorëzuar të gjitha dokumentet. Ish-kryeministri fitoi azilin politik në Hungari.

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut dhe Interpoli janë përfshirë në një ngërç në lidhje me lëshimin e urdhërarrestit ndërkombëtar për ish-kryeministrin Nikola Gruevski.

 

Ministria e Brendshme thotë se i ka kërkuar Interpolit që të lëshojë urdhërarrestin ndërkombëtar.

 

Sipas ministrit Oliver Spasovski, përmes Ministrisë së Drejtësisë janë dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme dhe pritet miratimi i kërkesës.

Sipas ministrit nuk ka asnjë pengesë ligjore, por prokurorja Vilma Ruskovska thotë se prej dy muajsh kërkesa qëndron pezull dhe Interpoli refuzon ta lëshojë urdhërarrestin ndërkombëtar pa dhënë ndonjë shpjegim.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski u arratis drejt Hungarisë pasi një gjykatë e dënoi me dy vjet burg për blerjen e paligjshme të një automjeti luksoz.

Qeveria hungareze e kryeministrit Orban i ka dhënë atij statusin e azilantit ndërsa autoritetet e Maqedonisë së Veriut vijojë të kërkojnë ekstradimin e tij.

Nikola Gruevski duhet gjithashtu t’u përgjigjet akuzave për uzurpimin e dhunshëm të parlamentit në Shkup në prill të vitit 2017.

Nëse gjendet fajtor për këto akuza ai mund të dënohet me burg deri në 20 vjet.

Gruevksi boton libër edhe pse i arratisur

Periskopi.com Lajme

Edhe pse vazhdoin të jetë në arrati, ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski ka botuar një libër.

Gruevski ka arritur të nxjerrë në dritën e botimit, librin e tij me titull: “Eksperiencë për ardhmërinë”.

“Libri im i ri, del nga shtypi përmes shtëpisë botuese Gjurgja. Prej nesër, e mërkurë, 8 maj në panairin e librit, ndërsa nga e premtja në treg. Në shtator edhe version anglez”, ka shkruar ish-kryeministri Gruevski në Facebook.

Publikohet videoja e Gruevskit në Hungari (Video)

Periskopi.com Lajme

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, i kërkuar për korrupsion në vendin e tij po fshehet nën kërkesën për azil në Hungari.

Gazetarët kanë arritur ta filmojnë atë gjatë qëndrimit në një restaurant në Hungari.

Derisa drejtësia në Maqedoni po e kërkon për ta gjykuar. Ai rrezikon burgun po qe se kthehet në Maqedoni.

Shikojeni videon:

Hungaria mohon të ketë gisht në arratisjen e Gruevskit

Periskopi.com Lajme

Hungaria nuk e ka shkelur sovranitetin e Maqedonisë dhe nuk ka kurrfarë lidhje me arratisjen e ish-kryeministrit Nikola Gruevski.

Kështu thotë shefi i kabinetit të qeverisë hungareze Gerili Guliash. Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, ai tha se askush nuk i dorëzon raporte ditore se ku gjendet Gruevski dhe se ai nuk ka mbrojtje sociale, përveç që ka të drejtë për shërbime që parashihen në Ligjin për emigrantë.

“Pyetët nëse Gruevski në Maqedoni ka udhëtuar me automjet diplomatik të Hungarisë? Nuk kam njohuri, por vë bast se nuk ka udhëtuar me automjet të tillë dhe ne nuk kemi asgjë me largimin e tij nga vendi, nuk jemi të përfshirë në këtë”- u shpreh Guliash.

Në të njëjtën linjë, në intervistë për agjencinë AFP është edhe shefi i diplomacisë hungareze, Peter Sijarto i cili përsëriti se është gënjeshtër që Hungaria i ka ndihmuar Gruevskit të largohet nga Maqedoni.

“Për herë të parë këtë fenomen e kemi pasur kur ai u paraqit në ambasadën tonë në Tiranë. Ishte hera e parë kur u njoftuam me këtë rast. Nuk kemi kurrfarë lidhje me atë se si është larguar nga Maqedonia dhe me të vërtetë është skandaloze që disa media ndërkombëtare sugjerojnë se ne kemi pasur rol këtu, që kategorikisht nuk është ashtu”, tha Peter Sijarto, ministër i Jashtëm i Hungarisë.

Por, pohimet e këtilla të shefit të kabinetit të Orban janë në kundërshtim me njohuritë zyrtare të deritanishme të palës maqedonase se Gruevski është arratisur nga Maqedonia me automjet zyrtar të Hungarisë. Informacionet e njëjta erdhën edhe nga raportet policore të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë. /AlsatM/

 

Dalin pamjet nga arratisja e Nikolla Gruevskit

Periskopi.com Lajme

Mediat malazeze kanë publikuar pamjet e para të arratisjes së ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski.

Më 11 Nëntor ai kaloi nga Shqipëria drejt Malit të Zi me makinë diplomatike të ambasadës së Hungarisë në Tiranë.

Në të njëjtën ditë, Gruevski udhëtoi drejt Serbisë, e prej këtej hyri në Hungari ku kërkoi azil politik.

Në Serbi, ish-kryeministri maqedonas ka hyrë me një makinë me targa 55AO5, në të cilën kanë qenë Casar Josef Zoltan dhe Felegjazi Shaba me pasaporta hungareze.

Zoltan është zëvendës ambasador në Mal të Zi, ndërsa Shaba është konsull.

Opozita hungareze: Ekstradoni Gruevskin

Periskopi.com Lajme

Partitë opozitare hungareze i kanë bërë thirrje qeverisë që të arrestojë dhe të ekstradojë sa më shpejt ish-kryeministrin Nikola Gruevski, i cili ka kërkuar azil në Hungari.

Partia nacionaliste hungareze “Jobbik” si dhe partitë e majta “Dialogu” dhe koalicionet Demokratike, këmbëngulin që Gruevskit t’i refuzohet azili dhe të ekstradohet në Maqedoni. Zëdhënësi i “Jobbik”, Adam Mirkocki, e ka cilësuar rastin si “skandal të paparë”, duke theksuar se Gruevski është “kriminal i kërkuar” nga një vend ku nuk ka luftë dhe se ai nuk është i përndjekur mbi baza fetare apo politike.

Richard Barabash, zëdhënës i “Dialogut”, deklaroi se vendi i Gruevskit është “prapa hekurave”.

Në Shkup ndërkohë janë shtuar reagimet pas arratisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Kryeministri Zoran Zaev i hedh poshtë vlerësimet dhe zërat për një pazar të mundshëm midis pushtetit dhe Gruevskit, që të përfitoheshin votat e ligjvënësve opozitarë për ndryshimet kushtetuese.

Ndërkohë, kërkohet llogari nga autoritetet dhe organet e sigurisë për lëshimin e bërë. Situata ka shqetësuar qytetarët e Maqedonisë, të cilët shpresonin në vizionin e një shteti ligjor ku do të dënohehin krimet nga kushdoqoftë që bëhen.

Si u arratis Gruevski, kush e ndihmoi atë, nga cili kufi kaloi, janë pyetje me të cilat duhet të merren organet e rendit dhe të hetuesisë.

Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët në opozitë e quan arratisjen një montim politik klasik që ka për qëllim largimin nga përgjegjësia të njerëzve të cilët sot duhej të ishin në burg. Ai vëren ngjashmërinë e arrastisjes edhe të të akuzuarve të tjerë për vepra të ngjashme penale.