Dalic e përjashtoi nga kombëtarja, Simeone e transferon te Atletico Madridi

Periskopi.com Sporti

Nikola Kalinic është pranë transferimit te Atletico Madrid

Nikola Kalinic u ftua nga kombëtarja e Kroacisë për Kupën e Botës që u mbajt në Rusi, por trajneri Zlatko Dalic e përjashtoi atë pasi refuzoi që të inkuadrohej në lojë si zëvendësues në ndeshjen kundër Nigerisë, shkruan Periksopi.

Diego Simeone, trajneri i Atletico Madridit e pëlqen sulmuesin kroat dhe tashmë klubi spanjoll ka ofruar 20 milionë euro për Kalnicin.

31 vjeçari vitin e kaluar u transferua te Milan, por dështoi keq pasi në 31 paraqitje ka shënuar vetëm gjashtë gola. /Periskopi/

Mund të luante në finalen e Kupës së Botës, por tani luan biliardo (Foto)

Periskopi.com Botërori 2018

Nikola Kalinic u përjashtua nga kombëtarja e Kroacisë menjëherë pas ndeshjes me Nigerinë pasi refuzoi të luante si zëvendësues

Kroacia është në finale të Kupës së Botës ku të dielën në ‘Luzhniki’ të Moskës do të takohet me Francën, shkruan Periskopi.

Nikola Kalinic ishte i ftuar nga Zlatko Dalic për Botërorin ‘Rusia 2018’, por ai trjaneri kroat e largoi sulmuesin e Milanit pas ndeshjes me Nigërinë.

Kalinic refuzoi që të inkuadrohej në lojë në vend të Mandzukicit në minutën e 84-të kundër Nigerisë dhe ky veprim i kushtoi atij me përjashtim nga kombëtarja kroate.

30 vjeçari tani është në përgatitje me Milanin ku ka postuar një foto duke luajtur biliardo me shokun e skuadrës Hakan Calhanoglu. /Periskopi/

A post shared by Nikola Kalinic (@nikolakalinic) on