Ish-ylli i NBA në gjendje kritike, është i infektuar me COVID-19

Periskopi.com Sporti

Basketbollisti i njohur nga Mali i Zi, Nikola Pekoviç është në gjendje kritike për jetën, pasi u infektua me Koronavirus.  

Familja e Nikolla Pekoviç thotë se ai është në gjendje të qëndrueshme dhe merr frymë në mënyrë të pavarur pa aparat respirator, në kundërshtim me raportet e mëparshme nga faqja serbe Telegraf.

Pekoviç është në një spital në Podgoricë, Mali i Zi pasi ishte infektuar me koronavirusin.

Pekovic, një kampion i EuroLeagës në 2009 me Panathinaikos, luajti 271 ndeshje në NBA me Minnesota Timberwolves.