Amazon u kërkon falje klientëve që iu dërgoi prezervativë në vend të Nintendo Switch

Periskopi.com Tech & Auto

Amazon u ka kërkuar falje klientëve pasi një gabim gjatë blerjeve për ‘Black Friday’ rezultoi që blerësve iu dërguan furça dhëmbësh, vegla muzikore dhe prezervativë – në vend të Nintendo Switch.

Shumë blerës të zhgënjyer janë ankuar në internet mbi gabimin e Amazon për këtë ngjarje.

Amazon tani ka filluar një hetim për të zbuluar se si mund të ketë ndodhur një gjë e tillë.

Ata kanë premtuar të rimbursojnë klientët, disa prej të cilëve janë të tërbuar që porositën gjatë ‘Black Friday’, dhe tani do të duhet të paguajnë çmimin e plotë.

Shumë klientë që tashmë kishin porositur produkte të ndryshme, e sidomos ata që kishin porositur Nintendo Switch janë ankuar në internet, kryesisht në Twitter, duker kërkuar nga Amazon që produkti i tyre të porositet edhe njëherë me të njëjtin çmim dhe të mos ketë më gabime të tilla. /Telegrafi/

 

Youtube së shpejti do të vije në Nintendo Switch

Periskopi.com Tech & Auto

Gjatë këtij viti u spekulua se Youtube mund të integrohet tek video-loja Nintendo Switch.

Këto spekulime duket se po dalin të vërteta, pasi që së shpejti Youtube do të bëhet pjesë edhe e Nintendo Switch.

Me 8 nëntor sipas raportimeve Youtube do të jetë në Nintendo.