Nipit të Enver Hoxhës i bie rrufeja afër shtëpisë

Periskopi.com Lajme

Nipi i Enver Hoxhës, Ermali mbrëmë e ka pasur në rrezik gjithë familjen, pasi rrufeja ka goditur afër shtëpisë së tij.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij, këngëtarja e njohur shqiptare, Rezarta Shkurta, e cila duket se ka kaluar një situatë aspak të këndshme.

Rrufeja bërë shkrumb një impiant uji.

Ajo ka hedhur një imazh të kësaj fatkeqësie në InstaStory, duke falënderuar organet e rendit që u dolën menjëherë në ndihmë.

“Nata e mbrëmshme për ne u mbyll kështu! Dua të falenderoj nga zemra policinë e shtetit dhe zjarrfikësit që në kohë rekord erdhën e vepruan, duke na shpëtuar nga kjo situatë me dëme të pa konsiderueshme”, shkroi Shkurta në InstaStory.

Për fat të mirë, nga kjo goditje pati vetëm dëme materiale dhe të gjithë janë mirë me shëndet.

Rezarta përndryshe ka kohë që nuk është më aktive në muzikë, gjersa nuk ka bërë të ditur nëse ka në plan rikthimin me ndonjë projekt të ri muzikor.