Vetëvendosje nis mbledhjen e kryesisë

Periskopi.com Lajme

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka arritur në selinë e partisë së tij për të marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë, e cila po mbahet pak orë para takimit ndërmjet Kurtit dhe Isa Mustafes.

Në mbledhje të kryesisë janë parë duke hyrë Glak Konjufca, Arbëria Nagavci, Arben Vitija, Besnik Bislimi etj.

Edhe LDK-ja ka thirrur mbledhje të Kryesisë për në orën 11:00.

Kurti e Mustafa që pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve kanë zhvilluar takime në vazhdimësi për harmonizimin e programit qeverisës.

Nis mbledhja në PSD, vendoset nëse do të ketë koalicion me AAK-në

Periskopi.com Lajme

Ka filluar mbledhja e këshillit drejtues të PSD-së, ku do të vendoset për një koalicion të mundshëm midis Partisë Socialdemokrate dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Numri një i kësaj partie, Shpend Ahmeti, gjatë ditës së sotme është takuar edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Ai pas takimit ka deklaruar se si parti kanë përafrim me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe se beson se gjatë ditës së sotme do të takohet me kryetarin e kësaj partie, Ramush Haradinaj.