Tag: nis takimet

Presidenti Thaçi nis konsultimet me partitë politike në javën e ardhshme
Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i Kryeministrit të vendit, të gjithë sytë i kanë nga Presidenti, raporton Periskopi.
E nga zyra e këtij të fundit është lëshuar një komunikatë për medie përmes së cilës Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka njoftuar se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në pajtim me kompetencat e përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Në këtë komunikatë thuhet se nga java e ardhshme, Presidenti Thaçi do të nis konsultimet me partitë politike/koalicionet për ndërmarrjen e hapave të mëtejmë që çojnë në tejkalimin e situatës së krijuar nga dorëheqja e kryeministrit, Ramush Haradinaj.
Gjithashtu përmes kësaj komunikate Presidenti Thaçi zotohet se çdo veprim i tij do të jetë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. /Periskopi