Vuçiq: Po kërkohet që për njohje të Kosovës Serbia të mos fitojë asgjë

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi pas takimit të sotëm me kryeministrin e Rusisë, Dmitrij Medvedev në Minsk, ka deklaruar se Rusia edhe “në të ardhmen do të ketë rol shumë rëndësishëm në mbrojtjen e integritetit dhe të tërësisë territoriale të Serbisë”, transmeton Koha.net.

“Kemi biseduar për Kosovën. Dmitrij Medvedev ka thënë se Rusia do ta përkrahë Serbinë, se do të jetë me ne dhe ai mendon se rendi ndërkombëtar nuk mund të rrënohet në mënyrën si është bërë deri më tash”, citon danas të ketë thënë Vuçiqi.

Ai ka përfunduar se Medvedevin e ka njoftuar se Serbia nuk gjendet në pozicion të lehtë, se është në presione pasi shumëkush po e do njohjen e Kosovës nga Serbia e që për këtë kjo të mos fitojë asgjë.