Mbesa e Agim Ramadanit pagëzohet me nofkën e tij ‘Katana’ (Foto)

Periskopi.com Lajme

Djalit e heroit të kombit Agim Ramadani, Jeton Ramadani sot është bërë babai i një vajze.

Ai në kujtim të babait të tij vajzën e tij të sapo lindur e ka pagëzuar me emrin Katana, nofkë kjo e të gjyshit të vogëlushës së sapolindur që e mbante si komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për mbesën është gëzuar tej mase edhe bashkëshortja e heroit, Shukrije Ramadani.

Ajo ka shpërndarë disa imazhe në llogarinë Facebook, derisa ka shkruar:

“Urime Agim e Kolos motra Katana, urime Jeton e Flutura, ju falemnderit per këtē gëzim që ma falët,u rritsh me t”mira mbesa ime e vogël me emrin e madh!.”

Urime Agim e Kolos motra Katana,urime Jeton e Flutura,ju falemnderit per këtē gëzim që ma falët,u rritsh me t"mira mbesa ime e vogël me emrin e madh!

Gepostet von Shukrije Ramadani am Sonntag, 5. Januar 2020

 

Rrëfimi rrëqethës i kolumbianes me nofkën “Dreqja”: Më pëlqen të vras, bile edhe shtatzëna

Periskopi.com Lajme

Një vrasëse me pagesë që punon për kartelet e drogës, dhe që i ka dhënë vetes emrin “Dreqja”, ka treguar se si i pëlqen të vrasë njerëz, përfshi gra shtatzëna.

Kolumbiania tregoi koston mizore të tregtisë së drogës në vend, si dhe tha se ka vrarë kushëririn e vet, pasi e kishin futur në botën e kartelit që 15 vjeçe.

Ajo kishte folur me anëtarë të stafit të Channel 5 në  Britani, dhe i kishte thënë se vetëm tetë ditë më parë i ishte dashur t’i priste gjymtyrët një burri dhe ta hidhte në lumë ngaqë ai kishte refuzuar të vriste dikë tjetër.

Duke mbuluar fytyrën me një shami, ajo tha se bota e krimit e kishte tërhequr për shkak të jetës “vrit ose do të vritesh” që ofronte, dhe  se i pëlqente të paguhej për të vrarë.

“Më pëlqen çmenduria. Jo kur isha e vogël, por qëkur mbusha 15 vjeç, më pëlqente t’i shihja gjërat rrotull meje të shkatërroheshin”, thotë ajo.

Kolinda ia vë një nofkë të re kombëtares kroate

Periskopi.com Botërori 2018

Kroacia ka arritur të bëjë për vete të gjithë tifozët e futbollit anembanë botës pas arritjes në finale të Kupës së Botës, ku të dielën takohet me Francën.

Kjo e arritur më e madhja në histori të kombit të tyre, ka bërë që presidentja Kolinda Grabar Kitaroviq t’i vendos një nofkë të re ekipit të Kroacisë.

Mediet në Kroaci deklarojnë se Kitaroviq ekipit që do të ballafaqohet me Francën i ka vënë emrin ‘Kalorësit e Daliqit’.

Ajo tutje thuhet të ketë thënë se ky është brezi më i mirë në futbollin kroat, që ka arritur të kalojë edhe gjeneratën e vitit 1998 që drejtohej nga Çiro Bllazheviq, e që kishin arritur deri në gjysmëfinale të botërorit që atëkohë mbahej në Francë.