Nushi: Rrëzimin e qeverisë duhet ta votojë edhe VV’ja

Periskopi.com Lajme

Anëtari i PSD’së, Nol Nushi ka thënë se rrëzimin e qeverisë duhet ta votojë edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Nushi thotë se VV nuk duhet të insistoj për vazhdim të koalicionit kur LDK’në e sheh si tradhtare, mashtruese e hajna.

“Nuk ka asnje kuptim qe VV te insistoje ne vazhdim te koalicionit qeverises perderisa partneret e koalicionit i konsideron si tradhetar, mashtrues, hajna e bashkepunetore te Serbise”, ka shkruar ai.

Tutje ai ka thënë se Kurti nuk di të ndërtoj partneritet dhe se e do tërë pushtetin për veti.

Shkrimi i tij i plotë:

Rrezimin e qeverise duhet ta votoje edhe VVja.

Nuk ka asnje kuptim qe VV te insistoje ne vazhdim te koalicionit qeverises perderisa partneret e koalicionit i konsideron si tradhetar, mashtrues, hajna e bashkepunetore te Serbise.

Ky koalicion ka qene farse qysh ne ngjizjen e tij. Por deshira e Kurtit per t’u bere kryeminister beri qe dallimet te sheshoheshin e te fshiheshin. Ne momentin e pare kur ato u shfaqen, pas vetem 44 diteve te nenshkrimit te koalicioni, u pa qe “qeveria e ndryshimit” ka qene mashtrim.

Kurti nuk di te ndertoje partneritet. ai e do tere pushtetin per vete. Ai nuk mund t’i fyeje e dhaje partneret e tij, ndoshta edhe mundet, por pastaj nuk mundet sepse e rrezojne.

Sa me shpejte qe del nga mendesia totalitare aq me shpejte do te mund te gjej partnere qeverises.

 

Nushi për veprimin skandaloz të Gashit: Prita që Tomë Gashi të kërkojë falje për gjestin jonjerëzor, brutal dhe të gabuar

Periskopi.com Lajme

Periskopi ka publikuar para disa ditëve një video ku shihet avokati Tomë Gashi duke vepruar në mënyrë brutale ndaj një lypsi në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

E për këtë, Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate ka thënë se ka pritur që avokati Tomë Gashi të kërkojë falje për veprimin e tij ndaj lypsarit në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Nushi që në studion e Info Magazine të Klan Kosovës ka qenë bashkë me avokatin Tomë Gashi ka deklaruar se kjo është më e pakta që ai mund të bëjë.

“Kur më ftuat për emision dhe e kuptova që edhe avokati Tomë Gashi ka pranuar të vijë në emision në një formë u gëzova, sepse thashë paska reflektuar dhe paska vendosur që në fund të vijë në emision të drejtpërdrejtë dhe të kërkojë falje për atë gjest jonjerëzor, brutal dhe totalisht të gabuar”.

“Kur e dëgjova rezymenë e Tomë Gashit jam pak pishman që erdha në emision. Është e pamundur qysh Tomë Gashi foli pesë minuta dhe në asnjë sekondë nuk e pati forcën dhe guximin që të bëjë tërheqje dhe kërkim-falje. Është minimumi i minimumit çka duhet të ndodhë përballë një rasti të tillë totalisht brutal”.

“Në një moment avokati është dashur të dalë prej rolit të tij profesional. Rolin e avokatit e kuptojmë se si është, prandaj edhe është termi ‘Avokat i Djallit’. Mbrojtja që sot Tomë Gashi i bëri vetes është e stilit të ‘Avokatit të Djallit’”.

“Avokati pati fytyrë që të thotë që shumica e qytetarëve janë pajtuar me këtë rast.

Nushi e ka ndërlidhur këtë veprim të Gashit me ardhjen në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosjes, sepse ai është shprehur i bindur se Tomë Gashi ndihet i paprekshëm.

“Mua më intereson figura e dikujt që është i veshur me pushtet dhe kapital financiar simbolik dhe sillet kështu ndaj një qytetari totalisht të pambrojtur dhe të mjerë. Unë Tomën s’e kam parë më herët duke goditur njerëz të varfër në rrugë”.

“Prej nga i vjen kjo fuqi avokatit Tomë unë s’e kuptoj ndryshe përveç veshjes së tij me pushtet tashmë. Toma po fillon të ndihet i padenoncueshëm dhe i paprekshëm. Kur ndihesh i paprekshëm ke fytyrë të dalësh dhe ta godasësh një të varfër dhe të mjerë aty, të dalësh në kamerë televizive dhe të mos kërkosh falje.

Madje, ai e ka bërë një ndërlidhje edhe me vendin ku ka ndodhur rasti.

“Sulmin që Toma e ka bërë atë ditë ka ndodhur as 20 metra larg prej përmendores së Shën Nënë Terezës që është shenjtore. Për çka njihet ajo? Njihet pikërisht për punën që e ka bërë me njerëzit e shtypur, sidomos ekonomikisht. Toma tash i veshur me pushtet e di kush është kriminel, biznismen, kush e ka të organizuar dhe të tjera”.

“Toma është treguar edhe i paguximshëm, sepse po ta çonte punën deri në fund dhe do ta rrihte shefin e tij. Kur nuk ka çfarë t’i bëjë gomari, i ka mëshuar samarit”.

Nushi: Të bëjmë të pamundurën që të mos lejojmë ndërtime te Liqeni i Badovcit

Periskopi.com Lajme

Asambleisti nga PSD, Nol Nushi ka reaguar pas lajmit se buzë liqenit të Badovcit do të ndërtohet një lagje nga disa kompani ndërtimi.

Nushi, thotë se ndërtimi i i lagjes do të ishte fatal meqenëse uji në Badovc përdoret për pije.

Ndër tjera, Nushi çuditet se si kompanitë e ndërtimit kanë marrë pëlqimin nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor për të ndërtuar lagjen.

Reagimi i plotë:

Me shqetsim pashë njoftimet në media dhe rrjete sociale për ndërtimin e një kompleksi të banimit në afërsi të Liqenit të Badovcit. Deri tani të vetmet informacione janë nga palët që kanë planifikuar ndërtimin në atë pjesë.

Që nga krijimi i Liqenit në vitet 60’ nuk ka ndodhur asnjë ndërtim në afërsi të tillë siç po planifikohet ky që po flasim. Përveç si burim i pazëvendësueshëm i ujit të pijshëm, ky liqen me veçoritë e tij është e vetmja hapësirë e tillë rekreative. Për vite të tëra ky liqen është shfrytëzuar nga të gjithë pa dallim për piknik, sport, kamping, vrapim, shëtitje, peshkim, pushim e aktivitete të ndryshme rekreativo-sportive.

Sipas informacioneve (të pakta), në një nga hapësirat më të bukura pranë liqenit, po planifikohet të ndërtohet një lagje elitare dhe ekskluzive. Ky veprim cënon karakterin e deritashëm publik dhe gjithpërfshirës të kësaj hapësire. Pasojë konkrete e këtij veprimi do të jetë fillimi përvetësimit të një resursi të veçantë natyror që deri tani ishte i qasshëm për të gjithë.

Ndonëse e thënë vetëm nga pala që planifikon ndërtimin, është tepër shqetësuese që Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor tashmë ka lëshuar një pëlqim për këtë ndërtim. Një çështje që do të duhej të ishte temë e debatit publik është kaluar në fshehtësi të plotë dhe më një nguti të çuditshme.

Ligjet e mangëta, rregulloret e paqarta nuk mund të jenë hapësirë për dëmtimin e Liqenit të Badovcit. Ministria përkatëse duhet ta shfuqizojë pëlqimin e dhënë. Nëse kjo nuk ndodhë, Komuna e Prishtinës përmes të gjitha mundësive ligjore dhe politike duhet të ndikojë që ndërtimi të mos ndodhë. Nëse ligjet lejojnë këso hapësira, duhet t’i ndryshojmë ligjin.

Tashmë janë me mijëra qytetarë që janë përfshirë aktivisht në këtë kundërshtim. Bashkë me qytetarët, asamblenë komunale dhe institucionet e tjera lokale duhet të bëjmë të pamundurën që të mos e lejojmë këtë ndërtim.

Nushi-Vetëvendosjes: Jeni hajna, me ju nuk luftohet korrupsioni

Periskopi.com Lajme

Asamblisti i PSD-së në Komunën e Prishtinës, Nol Nushi ka komentuar kallëzimin penal që sot Vetëvendosje e dorëzoi për keqpërdorim penal në këtë komunë.

Në një postim në Facebook, Nushi ka kritikuar partinë të cilës i takonte dikur, duke shkruar se në “Vetëvendosje”-n e djeshme, keqpërdoruesit iu hiqej nga ana e drejtuesve e drejta për të kandiduar, apo për t’u zgjedhur në çfarëdo pozicioni drejtues, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Nushit:

ME HAJNA NUK LUFTOHET “KORRUPSIONI”

E paaftë për të marrë përgjegjësi, jokonsistente në çdo qëndrim politik, në panikë për rënien e saj të vazhdueshme të popullaritetit, ish-subjekti i parë politik në Kosovë, “Vetëvendosja!”, po shpreson ende në strategjinë e vjetër të zhvendosjes së vëmendjes, për ta fshehur defaktorizimin dhe degradimin e saj. Mbase nga dëshira për ta ruajtur së paku vendin e tretë.

Shpifjeve, linçimeve dhe akuzave ia paskan shtuar tanimë edhe një kallëzim penal për keqpërdorim në komunën e Prishtinës. Kur? Për kohën që ishin në qeverisje. Ç’demagogji!

E kush e dorëzoi kallëzimin në emër të një subjekti që pretendon bartjen e flamurit të puritanizmit dhe moralizimit? Një hajn klasik!

I njëjti person që për shkak të keqpërdorimeve ishte shkarkuar nga të gjitha pozitat në “Vetëvendosje”. Keqpërdorim të cilin e ka pranuar edhe ai vetë më vonë.

Në “Vetëvendosje”-n e djeshme, keqpërdoruesit iu hiqej nga ana e drejtuesve e drejta për të kandiduar, apo për t’u zgjedhur në çfarëdo pozicioni drejtues.

Në “Vetëvendosje”-n e sotme, keqpërdoruesi shërben si puthadorë i liderit njësh për t’i njollosur të tjerët, që nuk janë (ishin) të gatshëm të keqpërdorën.

Asambleistja e VV’së tash e përkrah një projekt të cilin dikur e kishte votuar kundër

Periskopi.com Lajme

Asambleistja e Vetëvendosjes në Kuvendin e Prishtinës, Leonora Shabani-Bajraktari si duket ka ndërruar mendje për një projekt për të cilin dikur kishte votuar kundër.

Ajo në profilin e saj në Facebook ka shpërndarë thirrjen e drejtorit të Kulturës në Prishtinë, Yll Rugovës lidhur me buxhetin për projektin e ‘Manifesta 2022’, për të cilin dikur kishte dalë kundër.

Këtë gjë e ka bërë të ditur asamblisti i Partisë SocialDemokrate në Kuvendin e Prishtinës, Nol Nushi i cili e ka quajtur hipokrizi e skizofreni politike.

‘Nje shembull tjeter hipokrizie e skizofrenie politike. Asambleistja e VV e shperndan thirrjen per buxhet ndaj projektit te cilin e ka votu KUNDER.’, ka shkruar Nushi.

Më poshtë keni njoftimin e drejtorit nga radhët e Vetëvendosjes, Yll Rugova lidhur me këtë projekt.

‘’Informim për Manifesta 2022

Në fillim të nëntorit mirret vendimi përfundimtar për qytetit e rradhës që do të jetë nikoqir i bienales së artit Manifesta në vitin 2022. Prishtina është përzgjedhur si kandidati më i përshtatshëm në mesin e të gjithë kandidatëve tjerë për këtë ngjarje, dhe ne tashmë kemi zotuar përmes buxhetit dhe një letre nga kryetari i Komunës një pjesë të investimeve për këtë organizim.

Por, nga jura e Manifestas kërkohet garanci e shkruar se ne mund të mbulojmë të paktën 50% të shumës së nevojshme për organizmin e saj të suksesshëm.

Për këtë garanci na duhet bashkëpunim ndërinstitucional. Kemi bërë kërkesë te Ministria e Kulturës, Ministria e Integrimeve Evropiane, Ministria e Punëve të Jashtme dhe te partnerë të tjerë për ta mbështetur Prishtinën në këtë sipërmarrje të rëndësishme, por na duhet edhe pak angazhim për garancionin final. Andaj ju bëjmë ftesë publike këtyre institucioneve për ta marrë parasysh këtë bashkëpunim të gjerë, prej të cilit kish me përfitu jo vetëm kultura, por shoqëria në tërësi.

Manifesta nënkupton të paktën 4 milion investime në burime njerëzore, rrjetëzim ndërkombëtar, adaptim dhe ndërtim të hapësirave për art, kulturë dhe urbanizëm. Manifesta është projekt sa artistik aq edhe urbanistik e zhvillues. Sipas disa llogaritjeve diku 200,000 vizitorë do ta vizitonin Prishtinën, dhe rreth 20 milionë euro të hyra mund të vijnë nga ky proces.

Në vitin 2020 Manifesta organizohet në Marseille të Francës. Kurse tash jemi shumë afër që kjo ngjarje në vitin 2022 të vijë edhe në kyreqytetin tonë.

T’i lëmë anash dallimet partiake, dhe ta vendosim Prishtinën në vëmendje të artit ndërkombëtar. #prishtina #kosova’’./Periskopi/

 

 

Aktivisti i PSD-së mbron aktivsitët e VV-së që u konfrontuan me Policinë

Periskopi.com Lajme

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi ka reaguar pas aksionit të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ndaj stacionit policor në Prishtinë.

Nushi ka kritikuar gjuhën seksiste që është përdorur ndaj aktivistëve të VV-së, por ka shtuar se turp duhet t’u vijë edhe disa djemve dhe vajzave që “guxuan të ngrisnin zërin ndaj “babës” autokrat në parti”, duke e pasur fjalën për kreun e VV-së, Albin Kurtin.

“Turp për komentuesit seksistë që fyejnë aktivistët VV-së për aktivitetin e sotëm. E dyfish turp për disa nga djemtë e vajzat e kësaj partie që i pashe në aktivitet e që nuk kursyen fyerjet me c’njerëzore ndaj vajzave e grave që guxuan të ngrisnin zërin ndaj “babës” autokrat në parti. Poshtë patriarkalizmi e instrumentalizimi i cështjes gjinore”, ka shkruar Nushi.

Nol Nushi, për vite me radhë kishte qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ku gjatë vitit të kaluar, së bashku me shumë persona tjerë, dhanë dorëheqje nga kjo parti.

Ai si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje, ishte zgjedhur asamblist i Komunës së Prishtinës. Tashmë Nushi është emëruar edhe këshilltar i kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Egzon Azemi i VV’së e quan Nol Nushin ‘Adem Grabovci i vogël’

Periskopi.com Lajme

Lufta për Ndërmarrjen Publike Banesore në Prishtinë mes VV-së dhe PSD-së po vazhdon.

Sonte në Rubikon, asamblisti i PSD-së, Nol Nushi, tha se kjo praktikë po i ngjan qeverisjes së kaluar, duke ju referuar asaj të LDK-së, në krye me Isa Mustafën.

“Vetë kryeshefi ia zgjat kontratën vetes, ky është absurd i llojit të vetë dhe këtë e kemi parë veç në qeverisjen e kaluar”, ka thënë Nushi. Ai përmendi edhe incizimet e Vetëvendosjes, ish-partisë së tij, duke ju referuar si “Afera Pronto e Vetëvendosjes”, e në të cilët protagonistë janë Nexhat Kryeziu dhe Liridon Latifi,.

Përballë tij, Egzon Azemi, asamblist i LVV-së, ka përmendur se meqë NPB është shpallur ndërmarrja më e suksesshme dhe Komuna merr para direkt nga ajo, PSD-së dhe kryetarit, Shpend Ahmeti, iu konvenon të mbajnë këtë drejtori.

“Po tentohet të bëhet një kapje e re në Ndërmarrjen Publike Banesore. Unë përballë e kam një njeri i cili jo shumë në publik por brenda njihet për punësime. Nëse dikë që kisha mundur ta quaj jo Adem Grabvoc se nuk e krahasoj me të, po një Adem Grabovc më të vogël është ky”, ka thënë ai. “Këtë e kanë vetëm për punësime dhe Noli është i njohur për këtë, e përmenda edhe më herët. Noli është shumë me fat që ende nuk i ka dalë ndonjë përgjim”.