Trump nominon kongresmenin Ratcliffe për Drejtor të Inteligjencës Kombëtare

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka nominuar kongresmenin republikan John Ratcliffe, për pozitën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (DNI).

Kështu ka bërë të ditur Trump përmes një njoftimi në Twitter, ku e ka cilësuar të nominuarin Ratcliffe si një njeri të shquar me talent të madh.

“Kam nderin të ju njoftoj se e kam nominuar kongresmenin John Ratcliffe për të qenë Drejtor i Inteligjencës Kombëtare (DNI). Do ta kisha përfunduar këtë proces më herët, por John donte të priste derisa të mbaronte Raporti IG. Ai është një njeri i shquar me talent të madh”.

 

Sot tubimi i AAK-PSD, Haradinaj nominohet për kryeministër

Periskopi.com Lajme

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate sot do të mbajnë tubim për të prezantuar kandidatin e përbashkët për kryeministër dhe listën e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Tashmë është bërë e ditur se listës do t’i prijë kryetari i AAK-së dhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga AAK, tubimi do të mbahet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë duke filluar nga ora 19:00.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë punuar intensivisht në përpilimin e listës së përbashkët dhe mbrëmë para skadimit të afatit të vendosur në KQZ kanë dorëzuar listën e tyre të përbashkët me kandidatë.

Lista e plotë:

 

The Guardian: Dua Lipa, artistja më e nominuar në ‘Brit Awards 2019’

Periskopi.com Showbiz

Nominimet për “Brit Awards 2019” kryesohen nga Anne-Marie dhe Dua Lipën.

Dua Lipa është artistja më e nominuar për vitin e dytë radhazi, bashkë me Anne-Marie me katër nominime, shkruan The Guardian.

Dua është bërë artistja më e nominuar në “Brit Awards” për vitin e dytë me radhë, duke nënvizuar statusin e saj si një nga yjet më të mëdhenj të pop-it në Britaninë e Madhe, në këtë dekadë.

Pasi u nominua për pesë çmime në vitin 2018 dhe fitoi dy prej tyre, këngëtarja britaniko-kosovare u nominua katër herë për këtë vit, me vetëm dy këngë hite.

IDGAF, projekt nga albumi i saj, publikuar vitin e kaluar, u nominuar për “Singlin më të mirë në Britani” dhe “Videon më të mirë”, kurse “One Kiss”, hiti i verës në duet me producentin skocez, Calvin Harris, po ashtu u nominua në kategoritë e njëjta.

Katër nominime ka edhe këngëtarja 27 vjeçare, Anne-Marie./Lajmi.net/