Pas suksesit që pati në Katar, Nora Gjakova përshëndet fansat – ka një mesazh për të gjithë

Periskopi.com Sporti

Dy ditë më parë xhudistja kosovare, Nora Gjakova fitoi medaljen e bronztë, pasi mposhti me shënim të artë xhudisten portugeze, Telma Monteiron në kategorinë -57 kg, shkruan Periskopi.

Pas suksesit madhështor në xhudo, Nora Gjakova ka postuar një video në rrjetin social, Tëitter, ku shihet duke përshëndetur të gjithë fansat me mbishkrimin: ‘Qeshni me sy’.

Shihni postimin më poshtë. /Periskopi

 

Përveç medaljeve, çfarë fituan tjetër Distria, Majlinda dhe Nora në Katar?

Periskopi.com Sporti

Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në Mastersin e Dohas në Katar, kurse Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova fituan medalje të bronzta, duke e renditur kështu Kosovën në vendin e katërt në botë në ditën e parë të kësaj gare.

Krasniqi përveç medaljes së artë, fitoi edhe 1800 pikë olimpike për “Tokio 2020”, kurse Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova fituan nga 900 pikë.

Të trija këto xhudiste janë brenda normës olimpike, por këto pikë të fituara iu ndihmojnë edhe për renditje më të mirë para Olimpiadës së Tokios.

Nesër do të paraqitet Akil Gjakova, kurse Loriana Kuka do të ndeshet të mërkurën.

Nora Gjakova e bronztë në Katar, mposht portugezen në ‘Golden Score’

Periskopi.com Sporti

Nora Gjakova ka kompletuar “hat trickun” e medaljeve në Masterin e Dohas në Katar.

Ajo ka fituar medaljen bronztë, pasi arriti të mposht portugezen, Telma Monteiro.

Nuk mjaftuan 4 minuta dhe fituesi u përcaktua në “Golden Score”, ku kosovarja u tregua më e mirë.

Gjatë ditës së sotshme, Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë, kurse Majlinda Kelmendi mori të bronztën

Momenti kur Nora Gjakova e mposht xhudisten serbe dhe kalon në çerekfinale

Periskopi.com Sporti

Nora Gjakova e ka mposhtur xhudisten serbe Marica Perishiq për të kaluar në çerekfinale të Mastersit të Dohas, i cili është duke u mbajtur aktualisht, në Katar.

Xhudistja kosovare Gjakova e mbajti nën kontroll luftën kundër serbes, por iu desh të shkonte në “Golden Score” për ta arritur triumfin falë pasivitetit të kundërshtares, e cila u ndëshkua me tre kartonë.

Shihni videon.

Doha 2021: Mposhtet Nora Gjakova, tash në luftë për të bronztën

Periskopi.com Sporti

Nora Gjakova pati përballë xhudisten japoneze Tsukasa Yoshida në kuadër të Doha World Judo Masters 2021.

Nora Gjakova ka humbur gjysmëfinalen në Doha Masters 2021, pasi nuk arriti të mposhtë xhudisten japoneze Tsukasa Yoshida.

Gjakova e filloi mirë duelin, por japonezja përfitoi nga një rast dhe e zuri në pozitë të vështirë Norën, ajo tash do ta kërkojë medaljen e bronztë përmes repesazhit

Yoshida kalon në finale.

Pas Distria Krasniqit, Nora Gjakova ia siguron një tjetër medalje Kosovës në Paris

Periskopi.com Sporti

Xhudistja Nora Gjakova, e ka fituar ndeshjen për medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit.

Gjakova përballë kishte francezen Cysique.Ajo e ka mposhtuar kundërshtaren me “Ippon”.

Nora ishte superiore ndaj nikoqires para 20 mijë shikuesve.

Nuk ka kaluar as një muaj i plotë nga Viti i Ri: Vjen medalja e parë për Kosovën në 2020’tën

Periskopi.com Sporti

Nora Gjakova e ka nisur vitin 2020 me medaljen e bronztë, të fituar sot në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.

Kampionia e Evropës 2018 dhe nënkampione e 2019-tës fitoi të bronztën në kategorinë -57 kilogramë, përmes repesazhit.

Ajo mposhti në luftën për të bronztën portugezen, Telma Monteiro.

Në luftën e parë mposhti Leung të Kinës, pastaj Kionkinan e Rusisë, për t’u ndalur në çerekfinale nga Receveaux e Francës, ndërsa në luftën e parë në repesazh, mposhti Larisa-Alexandra Florian të Azerbajxhanit.

Krahas medaljes së artë, Nora fitoi edhe 700 pikë Olimpike në rrugën drejt normës Olimpike Tokio 2020.

Sot garuan edhe Flaka Loxha (-57 kg) dhe Erza Muminoviq (-52 kg), të cilat debutuan në garën e senioreve, por që nuk arritën të kalojnë luftërat e para. Nesër garon Laura Fazliu (-63 kg).

Grand Prixi i Tel Avivit është gara e parë për 2020, e vlefshme për pikë Olimpike Tokio 2020.

 

Gjakova shpallet më e mira e Kampionatit Shtetëror

Periskopi.com Sporti

Xhudisja pejane, Nora Gjakova është shpallur sot (e shtunë) xhudistja më e mirë e Kampionatit Shtetëror të Kosovës.

Federata e Xhudos së Kosovës ka ndarë sot çmimin kryesor për xhudisten pejane, Nora Gjakova.

Trajneri i saj, Driton Kuka e ka konfirmuar këtë me anë të një postimi të bërë në profilin e tij privat në Facebook.

Kuka ka treguar se Nora Gjakova është shpallur xhudistja më e mirë e Kampionatit Shtetëror, ndërsa ka theksuar se ajo do t’i prijë ekipit tonë që do marr pjesë në Grand Prix-in e radhës.

Postimi i Driton Kukës:

Ndarja e medaljes per Nora Gjakoven që sot u shpall xhudistja më e mirë e Kampionatit Shtetëror!

Test i mirë para Grand Prix Tel Aviv!

Nora do i prij ekipit tonë të ri që do marr pjesë në Grand Prix e radhës!

Pamje nga momenti krenar kur Nora Gjakova ia tregoi vendin xhudistet serbe

Periskopi.com Sporti

Nora Gjakova nuk e pati fatin e njejtë si të Majlinda Kelmendit në Grand Slamit e Abu Dhabit.

Ndryshe nga Majlinda, e cila fitoi të artën, Gjakova u mposht në raundin e tretë nga koreania Sun Hyu-ri, në kategorinë -57 kg, raporton Periskopi.

Sidoqoftë, lufta e saj e parë ishte e veçantë pasi pati përballë serben Marica Perisic.

Më poshtë, pamjet nga momentet e lavdisë së Nora Gjakovës. /Periskopi.com/

Kosova pa medalje në ditën e tretë, mposhtet edhe Nora Gjakova

Periskopi.com Sporti

Kosova ka mbetur pa medalje në ditën e tretë të kampionatit botëror të xhudos.

Në ditën e tretë të garave, pas eliminimit të Akil Gjakovës në -73 kilogramë, pa medalje ka mbetur edhe motra e 23-vjeçarit, Nora Gjakova në konkurrencën -57 kilogramë.

Nora Gjakova e humbi luftën çerekfinale kundër bullgares Ivelina Ilieva, por mbeti në luftë për medalje të bronztë, përmes repasazhit.

Ajo në luftën e parë drejt rrugës për të bronztën, u mund me Ippon nga francezja, 21-vjeçarja Sarah Leonie Cysique.

Kosova fitoi medaljen e parë në ditën e parë të kampionatit botëror, kur medaljen e bronztë e fitoi Distria Krasniqi, kurse në ditën e dytë, të bronztën e siguroi Majlinda Kelmendi.

Të premten do të garojë xhudistja Loriana Kuka, në kategorinë -78 kilogramë. /Periskopi.com/

Nora Gjakova humb në çerekfinale, tani garon për të bronztën

Periskopi.com Sporti

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka pësuar disfatë në çerekfinale të Kampionatit Botëror, Tokio 2019, në kategorinë deri në 57 kilogramë. Kjo disfatë bën që ajo tani t’i futet garës për medalje të bronztë.

Gjatë dy ditëve të kaluara, Distria Krasniqi dhe Majlinda Kelmendi ia fituan Kosovës nga një medalje të bronztë, e sot edhe Nora Gjakova do të tentojë ta përsërisë këtë sukses të bashkëkombëseve të  veta.

Për t’iu futur garës për medalje të bronztë, Gjakova pësoi disfatë nga bullgarja Ivelina Ilieva në fazën çerekfinale, me ippon në “Golden Score”. Tani Ivelina e ka një vend të siguruar në gjysmëfinale, ku do ta vazhdojë ëndrrën për medalje të artë ose të argjendtë.

Rrugëtimin drejt së bronztës, Gjakova e nisi pa luftë në rundin e parë, ndërsa në rundin e dytë u ndesh me xhudisten nga Zelanda e re, Justine Bishop.

Ndërsa, në rundin e tretë, për ta zënë një vend në çerekfinale, u përball me xhudisten nga Taipei, Chen-Ling Lien.

Në ndeshjen e parë drejt medaljes së bronztë, Gjakova do të përballet me francezen Sarah Leonie Cysique.

Nora Gjakova i ka zhvilluar gjithsej 187 luftëra gjatë karrierës së vet, prej të cilave i ka fituar 62. Ajo është përballet tri herë më parë me bullgaren, duke triumfuar në dy prej këtyre rasteve. Për më tepër, Gjakova pati edhe renditje shumë më të mirë sesa kundërshtarja e saj – Gjakova është e treta në botë, ndërsa Ivelina e 30-ta.

Sot në Kampionatin Botëror, Kosovën e përfaqësoi edhe xhudisti tjetër, Akil Gjakova, i cili e ka humbur mundësinë për ndonjë medalje në këtë garë për shkak të disfatës në rundin e tretë.

Në anën tjetër, Loriana Kuka (-78kg) ndeshet të premten nga ora 05:00 e mëngjesit.

Nora Gjakova, në çerekfinale të Kampionatit Botëror

Periskopi.com Sporti

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Botëror, Tokio 2019. Në çerekfinale (-57 kg) do të përballet me bullgaren Ivelina Ilieva.

Gjatë dy ditëve të kaluara, Distria Krasniqi dhe Majlinda Kelmendi ia fituan Kosovës nga një medalje të bronztë, ndërsa, Nora Gjakova do të tentojë të arrijë rezultat edhe më të mirë sesa dy bashkëkombëset e veta.

Rrugëtimin drejt një medaljeje, Gjakova e nisi pa luftë në rundin e parë, ndërsa në rundin e dytë u ndesh me xhudisten nga Zelanda e re, Justine Bishop.

Ndërsa, në rundin e tretë, për ta zënë një vend në çerekfinale, u përball me xhudisten nga Taipei, Chen-Ling Lien.

Tani, xhudisten kosovare e pret bullgarja Ilieva, me të cilën pritet të zhvillohet meçi për rreth 20 minuta.

Sot në Kampionatin Botëror, Kosovën do ta përfaqësojë edhe xhudisti tjetër, Akil Gjakova.

Xhudo përsëri e bën Kosovën lajm kryesor në mediat botërore

Periskopi.com Sporti

Sporti padyshim që është një nga ambasadorët kryesor në prezantimin e shtetit në arenën ndërkombëtare.

Kosova ka në radhët e veta shumë sportistë të zot, sidomos në xhudo si: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Loriana Kuka, Akil Gjakova, Nora Gjakova e shumë të tjerë.

Falë këtij sporti vendi ynë është bërë top temë në mediat botërore.

Në postimin e tij trajneri Toni Kuka e quajti këtë si motivim i së hënës.

“Kosova prapë në Top Mediat Botërore! Lajme pozitive do ketë shumë e më shumë nga të rinjtë tanë që po tregojnë vlerat e virtytet tona si popull?????”.

Xhudistët tanë janë në rrugë të mbarë për të siguruar normën olimpike për “Tokyo 2020”.

Së fundmi në Budapest Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi morën “Medaljet e Argjendta”.

Ndërkaq Akil Gjakova arriti të marrë të artën.

Nora Gjakova mposhtet në finale, fiton medaljen e argjendtë në Budapest

Periskopi.com Sporti

Pas Distria Krasniqit, edhe Nora Gjakova është stolisur me medaljen e argjendtë në turneun Grand Prix, në Budapest të Hungarisë.

Gjakova në finale pësoi humbje nga xhudistja braziliane Rafaela Silva, transmeton Periskopi.

Nora garoi në kategorinë -57 kilogramë dhe u kualifikua pa luftë në rrethin e dytë, ku pastaj e ka mundur rusen Diana Dzhigaros, ndërsa në çerekfinale ishte më e mirë se Ivelina Ilieva nga Bullgaria.

Në gjysmëfinale e mposhti Miryam Roper nga Panamaja, ndërsa në finale u mposht nga Rafaela Silva.Më herët ka garuar edhe Majlinda Kelmendi, e cila këtë herë nuk fitoi medalje, ndërsa në garë për këtë synim janë Loriana Kuka dhe Akil Gjakova.

Akili do të garojë nesër (e shtunë), ndërsa Loriana të dielën. /Periskopi.com/

Medalja e garantuar për Nora Gjakovën, kalon në finale

Periskopi.com Sporti

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka korrur një tjetër sukses të madh.

Gjakova, e cila në Grand Prix Budapest garon në kategorinë deri në 57 kilogramë, ka siguruar finalen e këtij turneu, transmeton Periskopi.

Në gjysmëfinale, kosovarja kishte përballë Miryam Roper të Panamsë, të cilën arriti ta mposhte me anë të për të kaluar në finale, ku tashmë ka siguruar një medalje për vetën dhe Kosovën.

Në finale, Gjakova do të përballet me fituesen e duelit Rafaela Silva – Hedvig Karakas.

Në raundin e parë të këtij turneu, Gjakova kaloi pa duel, kurse në raundin e dytë mposhti rusen Diana Dzhigaros.

Gjakova në luftën e saj të dytë mposhti garuesen nga Bregu i Fildishtë, Dabonne, për të mposhtur më pas bullgaren Ilieva. /Periskopi.com/

Nora Gjakova: Ndjenjë shumë e mirë, gjithmonë është kënaqësi me qenë në podium

Periskopi.com Sporti

Nora Gjakova është kthyer në Kosovë pas triumfit që pati në Lojërat Evropiane ‘Minsk 2019’, ku fito medaljen e argjend, shkruan Periskopi.

Me të zbritur në aeroport ajo ka mbajtur një konferencë ku ka folur për suksesin e saj në Bjellorusi.

“Ndjenjë shumë e mirë gjithmonë është kënaqësi me qenë në podium, pavarësisht çfarë gare është, e sidomos me një garë të nivelit të tillë. Jam shumë e kënaqur që fund të ditës arrita me përfundu në podium edhe pse dëshira ime e madhe ka qenë përsëri me qenë kampione evropiane dhe me fitu medaljen e artë në këtë garë”, ka thënë ajo.

Ajo tha se kjo medalje e ka motivuar më shumë edhe pse ka dashur që të fitoj medaljen e artë.

“Pavarësisht të gjithave unë jam shumë e kënaqur që gjithçka ka shkuar në rregull dhe humbja në finale ka qenë jo pse ajo ishte humbje por ka qenë sepse unë bëra një gabim në fillim por prapë se prapë kjo medalje po më motivon ma shumë dhe vazhdojmë për në Tokio”, u shpreh Nora.

Ajo ndër të tjera ka komentuar medaljen e parë të Loriana Kukës

“Dyjave kjo për Majlinden është medalja e pestë prej kampionateve evropiane, për Lorianen ka qenë një gëzim i veçantë sepse ka qenë medalja e parë dhe jemi gëzu të gjithë”, ka thënë Gjakova, shkruan Periskopi.

Nora Gjakova: Prisja medaljen e artë

Periskopi.com Sporti

Dje gjatë garave në xhudo në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”, Nora Gjakova arriti ta fitoj medaljen e argjendtë në kategorinë -57kg.

Pas garave, xhudistja kosovare u shpreh pak e dëshpëruar pasi që sipas saj ajo ka pritur që të stoliset me medaljen e artë, por një gjë e tillë nuk ndodhi pasi ajo humbi në luftën finale ndaj kundërshtares tejet të fortë ruse.

“Lojërat e kaluara kam fituar medaljen e bronztë tani në këto lojëra medaljen e argjendtë. Kam pritur me të vërtetë ta fitojë medaljen e artë. Kam qenë shumë mirë e përgatitur, por ky është sport gjithmonë ndodhin befasi. Nuk e pata fokusin aq mirë sa është dashur me pas në finale por prapë se prapë pasi përfundova në podium jam e kënaqur. Nuk e di më duket jam ngutur pak më shumë. Është një xhudiste shumë e rrezikshme dhe është dashur në fillim të jem më e kujdesshme se minutat e fundit e kam parë që është lodhur shumë por ishte shumë vonë dhe nuk kam mundur me kthy luftën”, tha Gjakova

Kujtojmë që Kosova numëronte vetëm një medalje në lojërat evropiane të kaluara dhe ajo ishte falë Nora Gjakovës e cila arriti ta fitonte medaljen e bronztë në vitin 2015 në Baku.

 

Nora Gjakova fiton të argjendtën, mposhtet në finale

Periskopi.com Sporti

Pas triumfit të Majlind Kelmendit në Lojërat Evropiane në kategorinë e saj, Nora Gjakova nuk ka arritur të vazhdojë me të njejtën formë pasi u mposht në finalen e kategorisë deri në 57 kilogramë.

Në finale ajo pati përballë një kundërshtare tejet të fortë, rusen Daria Mezhetskaia.

Kështu, Kosova fiton dy medalje brenda më pak se një ore, të artën dhe të argjendtën. /Periskopi.com/

Nora në finale

Periskopi.com Sporti

Xhudisjta nga Peja, Nora Gjakova ka vazhduar me paraqitje të mirë në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”.

Gjakova raundin e parë e kaloi pa luftë ndërsa në raundin e dytë e pati kundrështare xhudisten franceze, Priscilla Gneto, të cilën e mposhti në “Golden Score”, transmeton Periskopi.

Në çerekfinale, Gjakova luftoi me xhudisten gjermane Karoline Starke, të cilën e mposhti me ippon për të siguruar kalimin në gjysmëfinale, transmeton Periskopi.

Gjakova për t’u kualifikuar në finale u përballë me xhudisten portugeze, Telma Monteiro, gjatë gjithë luftës ishte më e mirë, ajo fitoi pasi portugezja ishte pasive gjatë luftës duke u ndëshkuar me dy shido.

Me këtë kualifikim në finale Nora ia ka siguruar Kosovës medaljen e argjendtë.

Nora është duke konkurruar në kategorinë deri në -52 kilogramë.Kosova në këto lojëra po merr pjesë me 12 sportistë. /Periskopi.com/

Paraqitje brilante nga xhudistet kosovare në ndeshjet e para, edhe Nora Gjakova në gjysmëfinale

Periskopi.com Sporti

Xhudisjta nga Peja, Nora Gjakova ka vazhduar me paraqitje të mirë në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”, transmeton Periskopi.

Gjakova raundin e parë e kaloi pa luftë ndërsa në raundin e dytë e pati kundrështare xhudisten franceze, Priscilla Gneto, të cilën e mposhti në “Golden Score”.

Në çerekfinale, Gjakova luftoi me xhudisten gjermane Karoline Starke, të cilen e mposhti me ippon për të siguruar kalimin në gjysmëfinale.

Nora është duke konkurruar në kategorinë deri në -52 kilogramë.

Kosova në këto lojëra po merr pjesë me 12 sportistë.