Konfirmohet: Norwich City bie në Championship

Periskopi.com Sporti

Norwich City ka rënë nga Premier League pasi u mposhtë 4-0 nga West Hami në “Carrow Road”, transmeton Periskopi.

Pavarësisht se pati një start dinjitoz të sezonit, kanarinat asnjëherë nuk u dukën të fortë sa duhet për të qëndruar në elitë dhe nga fushata e ardhshme do të jenë pjesë e Championshipit.

Fati i tyre u vendos të shtunën pasdite, teksa Michail Antonio i shënoi të katër golat. /Periskopi.com/

Man United shënon krejt në fund të vazhdimeve dhe me çykë të zorit siguron gjysmëfinalen kundër Norwich

Periskopi.com Sporti

Manchester United e ka siguruar gjysmëfinalen e FA Cup me çykë të zorit, pas vazhdimeve kundër Norwichit.

Odion Ighalo fillimisht kaloi “Djajtë e Kuq” në epërsi në minutën e 51-të, por Cantwell barazoi në minutën e 75-të, shkruan Periskopi.

Gola të tjerë më nuk pati dhe ndeshja shkoi në vazhdime, me Unitedin që kishte vështirësi të gjente rrugën e golit kundër skuadrës në vendin e fundit në Premier League.

Kjo pavarësisht se nga minuta e 89-të Norwich po luante me dhjetë lojtarë në fushë pas përjashtimit të Klose.

Sidoqoftë, eventualisht, në minutën e 118-të u arrit ajo që u prit të ndodhte shumë më herët, me Harry Maguiren që realizoi për t’ia siguruar gjysmëfinalen skuadrës së tij. /Periskopi.com/

Skuadra më e dobët në Premier League po del të jetë arrë e fortë për Man Unitedin, barazohet rezultati

Periskopi.com Sporti

Norwich City ka barazuar rezultatin si nikoqir i Manchester Unitedit në ndeshjen cerekfinale të FA Cup.

Cantwell ka barazuar në 1-1 në minutën e 75-të me anë të një goditje fantastike nga distanca.

Përndryshe, Norwich pozicionohet në vendin e fundit në tabelën e Premier Leagues.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

Man United më në fund zhbllokon kundër Norwichit, shikoni golin e Odion Ighalos

Periskopi.com Sporti

Manchester United ka zhbllokuar rezultatin në ndeshjen çerekfinale të FA Cup, si mysafir i Norwichit.

Odion Ighalo ka shënuar në minutën e 51-të pas një reagimi të dobët në mbrojtjen e nikoqirëve.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

Pas pak çerekfinalja e FA Cup, Norwich City – Man United: Formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Norwich City dhe Manchester United i kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin në çerekfinale të FA Cup.

Ndeshja që fillon në ora 18:30 do të zhvillohet në stadiumin “Carrow Road”, me Djajtë e Kuq që cilësohen si favoritë.

Për këtë takim, Norwichi nuk mund të llogarisë në Byram, Hanley dhe Zimmermann, që janë të lënduar.

Lajm i mirë: Shërohet nga koronavirusi lojtari i skuadrës angleze

Periskopi.com Sporti

Lojtari i Norwich që testoi pozitiv për koronavirus të dielën, që nga ajo kohë ka kthyer një test negativ, ka thënë drejtori sportiv i klubit Stuart Webber.

Lojtari ishte një nga dy rastet pozitive nga 1.200 testet e kryera në të gjithë Premierligëndhe Sky Sports News mund të konfirmojnë se ai luajti në miqësoren e së premtes në prag të ndeshjes kundër Tottenham.

Ai tani është duke ndërmarrë një periudhë shtatë-ditore të izolimit, që e bën të humb ndeshjen e Norwich kundër Southampton këtë të premte.

‘Canaries’ kanë bërë testin privat me lojtarin i cili është rikthyer negativ – dy ditë pasi kishte rezultuar pozitiv.

Historia e trishtë futbollistit të Norwich Cityt: Frika nga koronavirusi dhe sëmundja të cilën ai e ‘fshehu’ nga klubi

Periskopi.com Sporti

Pandemia e koronavirusit e ka prekur edhe botën e futbollit duke mos perjashtuar asnjë klub të Evropës.

Dhe më shumë se askush këtë krizë globale e ka ndjerë, futbollisti i Norwich Cityt, Shae Hutchinson për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, pasi ai është në rrezik të shtuar për të kapur sëmundjen vdekjeprurëse.

Shae and his mum, Sarah, both urgently need kidney transplants

19-vjeçari ka sëmundjen e trashëguar të quajtur ‘Sindroma Alport’, e cila shkakton një rënie progresive të funksionit të veshkave, shkruan Periskopi.

Sëmundja, për të cilën nuk ka shërim, ka ndikuar gjithashtu në dëgjimin, shikimin dhe nivelin e energjisë të Shae-së.

Ai në vitin 2018 transplantoi veshkën e babit por tashmë ajo punon vetëm 17 përqind.

Sulmuesi, i cili aktualisht është duke u izoluar në shtëpinë e tij të familjes në Londër, mbetet optimist dhe thotë se ai do të vazhdojë të luftojë sëmundjen me gjithçka që ka.

“Futbolli ka qenë gjithmonë e vetmja gjë për të cilën kam menduar ndonjëherë,” ka thënë ai.

“Shëndeti vjen para futbollit, ndonjëherë është e vështirë, por unë e di këtë. Por nuk do të heq dorë nga ëndrra ime në asnjë rrethanë. Unë kam kaluar përmes kësaj më parë dhe do ta përsëris atë përsëri. ”

Hutchinson pranon se ai ‘fshehu’ gjendjen e tij nga zyrtarët e klubit fillimisht pasi ai mendoi se do të ishte i dëmshëm për karrierën e tij.

“Unë fillimisht e fsheha gjendjen time nga stafi këtu sepse mendova se do të kishte një efekt në karrierën time dhe atë që trajnerët menduan se do të mund të bëj, por ata të gjithë kanë qenë vërtet të kuptuar,” shpjegoi ai.

“Unë kam një rutinë pak më të ndryshme për shokët e mi të skuadrës, por përndryshe bëj kryesisht të njëjtën gjë.

Shae before and after his first kidney transplant in 2018

Ai tregon se Norwich kanë qenë tepër mbështetës të tij gjatë gjithë kohës së tij në klub.

“Norëich kanë qenë të jashtëzakonshëm, të gjithë nga trajnerët te lojtarët”, shtoi ai. “Jam me fat që jam në një klub kaq të shkëlqyeshëm.” /Periskopi.com/

Sinani konfirmon transferimin në Premier League te Norwichi

Periskopi.com Sporti

Reprezentuesi i Luksemburgut, Danel Sinani ka konfirmuar bashkimin e tij me klubin anglez nga Liga Premier, Norwich City.

Sinani ishte i lidhur me Kanarinat gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi bëri përshtypje pozitive për ekipin e F91 Dudelange.

Ai ka shënuar 14 gola në 16 ndeshje të ligës këtë sezon dhe kjo formë ka tërhequr vëmendje e klubit anglez, të cilët kërkojnë të rekrutojnë talent të rinj nga zona jo shumë të zhvilluara nga klubet tjera.

Raportet në Luksemburg pretendojnë se Sinani ka nënshkruar një marrëveshje tre-vjeçare me Kanarinat.

Sipas mediumit edp24.co.uk, Sinani dhe do të bashkohet me skuadrën e Daniel Farke pasi kontrata e tij aktuale e tij të skadojë këtë verë.

I pyetur nëse pandemia e coronavirusit do të ketë ndikim në transferimin e tij te Norwichi, Sinani u përgjigj shkur për wort.lu: “Është rregulluar”.

Ndryshe, Sinani është 22-vjeçar me prejardhje nga Dragashi i Kosovës, ndërsa i përket komunitetit goran.

Futbollisti i klubit të njohur anglez aksidentalisht publikon foto me faqen e Pornhub të hapur

Periskopi.com Sporti

Na kanë mbetur pak opsione rreth gjërave që mund të bëjmë me pandeminë e koronavirusit që nuk po ka të ndalur, dhe këtu përfshihen edhe futbollistët profesionistë.

Ata, si gjithë të tjerët, janë të ngecur në shtëpi, me hapësirë të kufizuar, transmeton Periskopi.

Norwich City v Atalanta - Pre-Season Friendly

Kjo ka ndikuar që ata të kenë më shumë interaksione me fansat përmes rrjeteve sociale, por mbrojtësi i Norwich Cityt, Timm Klose ka shpërndarë informacion të tepërt.

Zvicërani publikoi një foto në Instagram story të tij duke shikuar një program në Netflix.

Mirëpo, fansat sy-shqiponjë kanë vërejtur se Klose kishte lënë një faqe të hapur nga uebsajti pornografik, “Pornhub”. /Periskopi.com/

p1e4rehra231s1vteuf3haf9o9.jpg

Lojtarin e Norwich Cityt e bëjnë ‘horë’ fansat, e zënë mat duke shikuar pornhub

Periskopi.com Sporti

Gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit që po vazhdon të marrë jetë njerëzish dhe të rritet numri i të infektuarëve, futbollistët po kërkojnë të qëndrojnë afër me tifozët e tyre gjithnjë e më shumë përmes mediave sociale.

Sidoqoftë, një futbollisti i Norwich Cityt  duket se ka ndarë më shumë informacione se që duhet.

Timm Klose postoi një fotografi ku shihej duke shikuar një film në Netflix, por fansat e kanë vërejtur se ai kishte edhe një skedë tjetër në Macbook-un e tij, ajo e  pornhub.

Në rrjetet sociale kanë vërshuar edhe komentet qesharake duke e këshilluar Klose të bëjë kujdes herën e ardhshme.

Klose është paraqitur në të gjitha garat e deritanishme për Norëich City në 36 ndeshje. /Periskopi.com/

Klose was updating his fans with a post about Netflix but he inadvertently shared something else

Mourinho pa penalltitë nga stoli, pati shumë emocione apo nuk i bënte për skuadrën

Periskopi.com Sporti

Mbrëmë ekipi i Mourinhos humbi mbrëmë nga Norwich City duke u eliminuar nga FA Kupa.

Veprimet e Mourinhos ishin tejet qesharake, duket se nuk i bënte apo kishte shumë emocione për penalltinë.

I gjithë stafi dhe pjesa tjetër e lojtarëve ishin duke i parë penalltitë ndërsa Mou u ul anash në stol, ai nuk mund ta shihte, kështu që ai kishte një ekran pranë tij, në mënyrë që të mund ta shihte veprimin nga afër.

Më poshtë shiheni videon. /Periskopi.com/

 

Jose Mourinho refuses to watch Tottenham penalties in Norwich loss… as shocking shootout record is revealed – The Sun

 

 

 

 

Liverpooli shumë afër të thyejë rekorde seriozisht impresive pas fitores kundër Norwichit

Periskopi.com Sporti

Norwich City, skuadra e fundit në tabelën e Premier Leagues, i dha Liverpoolit test më të vështirë se që po prisnin shumica, të shtunën mbrëma.

Por pavarësisht përpjekjeve impresive, skuadra e Jurgen Kloppit triumfoi në fund 1-0 falë një goli në minutën e 78-të nga Sadio Mane.

Liverpooli tash e gjen veten në krye të tabelës me 25 pikë më shumë se vendi i dytë, Manchester City, por “Qytetarët” kanë një ndeshje më pak të luajtur, transmeton Periskopi.

Sidoqoftë, edhe nëse djelmoshat e Pep Guardiolas mposhtin ëest Hamin të mërkurën mbrëma, duket i paevitueshëm fakti se Liverpooli do ta ngris titullin në javët e ardhshme.

Norwich City v Liverpool FC - Premier League

Pesë fitore më shumë dhe skuadra nga “Merseyside” do të shpallet kampion për herë të parë pas 30 viteve.

Liverpooli është në një ecuri prej 43 ndeshjeve pa humbje dhe, nëse shmang humbjen në shtatë ndeshjet e ardhshme, do ta thyejë rekordin e vënë nga ‘të pathyeshmit’ e Arsenalit mes majit të vitit 2003 dhe tetorit 2004.

p1e1589bum2m41arf6ktjsoi8o9.jpg

Ata gjithashtu janë një fitore larg që të barazojnë rekordin e Manchester Cityt për 18 fitore rresht, të vënë mes muajve gusht-dhjetor 2017.

“Të Kuqtë” kanë fituar tetë ndeshje rresht si mysafir, që i lë ata vetëm tri larg rekordit të Premier Leagues.

Gjithashtu, ata kanë fituar 20 ndeshje rresht në “Anfield”, që nënkupton se janë vetëm një fitore larg që ta barazojë rekordin e vet të vënë në vitin 1972. /Periskopi.com/

Liverpooli më në fund shënon kundër më të dobëtëve të ligës: Mane ngulitë topin në rrjetë

Periskopi.com Sporti

Sadio Mane u inkuadrua nga banka rezervë, dhe e shliroi Liverpoolin kundër Norwich Cityt.

Pasi u asistua në zonë nga Jordan Henderson në minutën e 78-të, senegalezi e kontrolloi mjaft mirë topin për të lansuar një goditje të fuqishme nga afërsia që përfundoi në rrjetë.

Shikoni golin në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

 

Forma drithëruese e Liverpoolit testohet sot nga më të dobëtit: Publikohen formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Liverpooli i shkon sot si mysafir Norwichit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në La Liga.

“Të Kuqtë” aktualisht pozicionohen, sigurisht, në vendin e parë me plot 73 pikë, duke regjistruar 24 fitore dhe një barazim nga 25 ndeshje të luajtura.

Djelmoshat e Jurgen Kloppit kanë plot 22 pikë më shumë se vendi i dytë, Manchester City, derisa Norwichi renditet në vendin e fundit në tabelë me vetëm 18 pikë.

Më poshtë, formacionet zyrtare:

Norwich:

Liverpool:

Edhe Ronaldinho do ta xhelozojë këtë superkalim të Rashfordit sot nën presionin e dy mbrojtësve

Periskopi.com Sporti

Marcus Rashford ka qenë në formë shumë të mirë këtë sezon.

Sulmuesi anglez ka shënuar 17 gola në 29 ndeshje me Manchester Unitedit, dhe kjo para ndeshjes kundër Norwichit, transmeton Periskopi.

22-vjeçari ishte në mesin e startuesve në ndeshjen e sotme në “Old Trafford”, derisa shënoi plot dy gola në fitoren 4-0 të skuadrës së tij.

Përveç golave, ai dhuroi spektakël edhe në forma të jera.

Pas vetëm dhjetë minutave lojë, Rashford e gjeti veten në zonë të markuar nga dy mbrojtës kundërshtarë.

Nën presionin e lojtarëve të Norwichit, Rashford vendosi ta hedh në pah “Ronaldinhon” e brendshëm.

Mjaft me fjalë më. Shikoni më poshtë çka bëri. /Periskopi.com/

Man United tregon fytyrë tjetër kundër Norëichit: E shkatërron me futboll brilant

Periskopi.com Sporti

Manchester United ka regjistruar impresive kundër Norëich Cityt me rezultat 4-0.

Marcus Rashford fillimisht realizoi në minutën e 27-të, para se i njejti lojtar të dyfishonte nga penalltia në minutën e 52-të.

Për 3-0 realizoi Anthony Martial vetëm dy minuta më vonë, ndërsa për epilogun final u përkujdes i riu, Mason Greenwood i cili shënoi nga distanca në minutën e 76-të për 4-0.

Pas kësaj fitoreje, “Djajtë e Kuq” mbeten në pozitën e pestë me 34 pikë, por vetëm pesë më pak se Chelsea në të katërtin. /Periskopi.com/

Norwich City shumë i dobët: Po e bën Man Unitedin të duket si Barcelona

Periskopi.com Sporti

Manchester United ka shënuar edhe golin e dytë dhe të tretë brenda dy minutave dhe tani po avancon 3-0 kundër Norwich Cityt në “Old Trafford”.

Marcus Rashford ka realizuar në minutën e 53-të nga penalltia, pasi Scott McTominey u pengua në zonë nga portieri kundërshtar.

Vetëm dy minuta më vonë, Anthony Martial realizoi për 3-0, pas një tjetër superasistimi nga Juan Mata.

Shikoni golat në videot e mëposhtme. /Periskopi.com/

 

I jashtëzakonshëm Rashford: Nuk e meriton të luajë për Man Unitedin, shënon gol fantastik

Periskopi.com Sporti

Manchester United ka kaluar në epërsi kundër Norwich Cityt me anë të një goli nga Marcus Rashford.

Rashford është padyshim lojtari më i mirë i Unitedit këtë sezon, derisa këtë po e dëshmon edhe në ndeshjen e sotme.

Sidoqoftë, sa i përket golit, Juan Mata meriton lavdata të mëdha pas asistimit milimetrik në zonë, me sulmuesin anglez që me një prekje klas qëlloi prapa krahëve të portierit kundërshtar.

Shikoni golin në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

 

 

Norwich e rikthen Cityn me këmbë në tokë – e mposht dhe i tregon se në PL gjithçka është e mundur

Periskopi.com Sporti

Norwich Cityn e ka mposhtur Manchester Cityn si nikoqir me rezultat 3-2, në kuadër të javës së pestë në Premier League.

“Qytetarët” u shokuan fillimisht në minutën e 18-të, kur Kenny McClean kaloi vendësit në epërsi, raporton Periskopi.

E mizeria u shtua për mysafirët kur Norwichi e gjeti edhe golin e dytë në minutën e 28-të me anë të Todd Cantëell.

Djelmoshat e Pep Guardiolës u kundërpërgjigjën në minutën e fundit të pjesës së parë duke shënuar për 2-1 me anë të Sergio Agueros, derisa të gjithë pritën që kjo të ishte pika e kthimit e Cityt.

Mirëpo, në intervalin e dytë, Norwichi e ruajti për mrekulli epërsinë, madje duke shënuar edhe një herë për të vulosur gjithçka në minutën e 50-të me anë të Teemu Pukit.

Krejt çka arritën të bënin mysafirët ishte të realizonin edhe një herë përmes Rodrit, dy minuta para fundit.

Kjo disfatë e Cityt është lajm fantastik për Liverpoolin, skuadër e cila kryeson e vetme në Premier League tani me 15 pikë, plot pesë më shumë se rivali nga “Etihad” në pozitën e dytë.

Norwich, në anën tjetër, tani ngritet në pozitën e 12-të me gjashtë pikë nga pesë takime. /Periskopi.com/

Ylli i Man Cityt bën gabim horrorial, Norwich shënon edhe golin e tretë

Periskopi.com Sporti

Norwich City është duke befasuar Manchester Cityn aktualisht, derisa po fiton me rezultat 3-1.

Një prej realizatorëve më të mirë në Premier League, Pukki ka shënuar në minutën e 50-të, duke shfrytëzuar për mrekulli gabimin katastrofal të Nicolas Otamendit në zonë.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/