Nuk ndalet Ermal Fejzullahu, premton ndërtimin e shtëpisë për familjen Abazi nga Gjilani

Periskopi.com Showbiz

Sot një javë një tërmet i tmerrshëm goditi Shqipërinë, i cili deri më tani ishte më vrastari për vitin 2019 duke lënë pas 51 persona të vdekur e mijëra të pastrehë e të lënduar.

Ndër ata që tërmeti u morri jetën ishin edhe dy djemtë kosovarë të familjes Abazi nga Gjilani.

Isa Abazi 29 vjeçar dhe Shemsedin Abazi 32 vjeçar ishin dy vëllezërit gjilanas të cilët udhëtonin në Durrës për punë dhe po qëndronin në një hotel që u shemb, shkruan Prive.al.

Në shumën prej 100,00 euro që Ermali ka arritur të mbledhë dhe të donojë për familjet e prekura nga tërmeti ai gjithashtu ka konfirmuar se do të kujdeset personalisht të ndërtojë edhe një shtëpi për këtë familje të cilës disa vite më parë i ishte shuar edhe një djalë.

Përndryshe edhe reperja Tayna në një thirrje direkte teksa emisioni NIN me Alaudin Hamitin po zhvillohej apeloi që të ndihmojmë këtë familje dhe u shpreh se të ardhurat nga koncerti i saj i ardhshëm do shkonin për familjen Abazi.

 

 

Gruan e hekurt s’e ndalin “dridhjet”: Në detyrë do të qëndrojë deri më 2021

Periskopi.com Lajme

Kancelarja e shtiti gjerman, Angela Merkel, ka qenë në fokus të mediave për shkak të problemeve shëndetësore – në disa prej paraqitjeve publike ajo dridhje e tëra.

Pavarësisht të gjithave ajo ka thënë se është mirë dhe, se mund të mbajë këtë post deri më 2021.

“Unë i kuptoj pyetjet në lidhje me shëndetin tim, por këtyre pyetjeve u kam dhënë një përgjigje”, theksoi Merkel, transmeton Klan Kosova.

“Është e rëndësishme që unë të angazhohem me përgjegjësi për të vepruar si kreu i qeverisë. Ju më keni njoftuar për një kohë të gjatë dhe ajo që mund të them është – unë mund ta kryej këtë funksion”.

“Unë do të përfundoj punën time politike në vitin 2021, por shpresoj që jeta të vazhdojë edhe pas kësaj dhe unë do të doja që ajo të vazhdojë në një mënyrë të shëndetshme”.