Komuna e Prishtinës riaktivizon numrat pa pagesë për qytetarët

Periskopi.com Lajme

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se janë riaktivizuar numrat që mund të kontaktohen pa pagesë, për t’i paraqitur problemet që kërkojnë trajtim të shpejtë.

Qendra e Thirrjeve është e hapur 24 orë.

“Në Qendrën e Thirrjeve të Komunës, janë riaktivizuar numrat që mund t’i kontaktoni pa pagesë: 080012233 dhe 080012244. Kjo qendër është e hapur 24 orë dhe gjatë 7 ditëve të javës. Përmes thirrjes në këta numra mund t’i paraqitni problemet që kërkojnë trajtim të shpejtë”, thuhet në njoftimin e  Komunës.