Si ta ruajmë ngjyrën e plazhit – Tri këshilla të rëndësishme

Periskopi.com Zoya

Dëshira për pushimet e shumëpritura nuk shoqërohet vetëm nga joshja e detit apo diellit por edhe ngjyra çokollatë e lëkurë, aq e dëshiruar nga të gjithë. Por për fat të keq ajo nuk qëndron gjithmonë, kështu që për këtë duhet të mendojmë që në marrjen e rrezeve, duke përdorur si fillim çdo ditë kremin pas diellit.

Pas marrjes së rrezeve të diellit është më shumë rëndësi aplikimi i kremit hidratues për lëkurën, për të evituar kështu tharjen e saj dhe tkurrjen e muskujve.

Përdor vajin e kokosit

Me siguri keni dëgjuar efektet magjike të këtij lloj vaji, në fakt jo vetëm për lëkurën por edhe për flokët. Zbulojmë që vaji i kokosit qënka një produkt shumë i mirë për lëkurën edhe pas ngjyrës së errët të përfituar nga dielli. Madje këshillohet që në kremin mbrojtës me SPF 30, të shtohet edhe pak vaj kokosi

Mos kini “frikë” nga dushi

Në fakt, nuk është uji ai që e largon ngjyrën e marrë, ndaj nuk është e nevojshme të kufizosh numrin e dusheve dhe larjet personale. Gjithsesi, specialistët këshillojnë përdorimin e detergjenteve “të ëmbël”, që nuk thajnë lëkurën.

Ndihma vjen dhe nga tavolina

Një ndihmë për të ruajtur ngjyrën vjen edhe nga ushqimi: sekreti qëndron në faktin e zgjedhjes së ushqimeve që përmbajnë, për shembull, betakaroten dhe omega-3. Karrota, domatja, speci, pjepri, kajsia, qershia dhe luleshtrydhja janë disa nga frutat dhe perimet të cilat ndihmojnë në procesin e nxirjes.

Mënyra si të arrini nxirjen perfekte brenda një jave

Periskopi.com Zoya

Për shumëkënd vera është sinonim i dëshirës për t’u zhdukur në det e pishina, për të shijuar një koktej  mbrëmjeve të zhurmshme, por mbi të gjitha për të shijuar diellin dhe pasur ngjyrën çokollatë që e duam aq shumë.

Nëse sapo keni nisur pushimet apo prisni t’i nisni së shpejti, lexoni këshillat e mëposhtme për një nxirje të përsosur:

Bëni skrab (scrub):

Në qoftë se doni një nxirje fantastike që zgjat në kohë, duhet të eliminoni paraprakisht qelizat e vdekura nga lëkura. Për këtë arsye ju vjen në ndihmë skrabi: Në një enë shtoni vaj ulliri, sheqer kaf, sodë buke dhe lëng limoni. Pasi të përzieni të gjithë përbërësit bashkë, fërkoni për disa minuta trupin me këtë përzierje dhe lani trupin me ujë të ftohtë.

Hidratohuni gjatë gjithë ditës dhe ushqehuni shëndetshëm:

Hidratimi i vazhdueshëm gjatë gjithë ditës ndihmon të ruani ekuilibrin i lagështisë së trupit dhe të merrni rrezet në mënyrë të njëtrajtshme. Shtoni konsumin e ushqimeve që përmbajnë vitaminë E, C dhe A.

Mos u ekspozoni gjatë orëve të nxehta të ditës:

Sa më shumë të qëndroj në diell, aq më shumë do të nxihem’. Këshillohet që të shmangni ekspozimin në diell nga ora 12.00-16.00

Ndryshoni vazhdimisht pozicion:

Në qoftë se bëni pjesën në kategorinë e njerëzve që nuk ndryshojnë vend gjatë tërë kohës që ekspozohen në diell, nuk e keni punën mirë. Për të marrë ngjyrë duhet që të ndryshoni vazhdimisht pozicion.

Nëse keni ndërmend të depiloheni dhe më pas të shkoni në plazh, dijeni që po bëni një gabim shumë të madh i cili mund të shkaktojë infeksion të lëkurës dhe kruajtje . Duhet që lëkura e depiluar të pushojë për 24 orë dhe më pas të merrni rreze dielli.