Nëntë të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani të vogël në Hawaii

Periskopi.com Lajme

Një aeroplan i vogël u rrëzua gjatë një ekskursioni me parashutë në Oahu, i cili shpërtheu në flakë duke lënë të vdekur nëntë persona sa ishin në bord, thanë autoritetet në Hawaii.

Aeroplani i dyfishtë me motorin King Air u rrëzua të premten në mbrëmje pranë aeroportit Dillingham pa asnjë të mbijetuar, tha Departamenti i

Transportit të Hawaii në një postim në Twitter.

“Ishte në një ekskursion me parashutë kur u rrëzua”, tha shefi i departamentit të zjarrfikësve në Honolulu, Manuel P. Neves.

Kur arritën zjarrfikësit, aeroplani u përfshi në flakë dhe ata punonin për t’i shuar ato. Dëshmitarët e panë aeroplanin të afrohej përpara se të zbriste mbi një vijë rruge, larg pistës, tha Neves.

“Ky është incidenti më tragjik i avionëve që kishim. Ne kishim disa helikopterë me ushtrinë, por ky është një avion civil që u rrëzua dhe me shumë njerëz në bord”.