Rukiqi i Odës Ekonomike: Pakoja Emergjente të implementohet sa më shpejt

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi ka bërë një reagim në Facebook në të cilin ka kërkuar implementim sa më të shpejt të pakos Emergjente. 

Një gjë të tillë ai e ka bërë pasi Qeveria Hoti pritet të rishikojë buxhetin e paraparë për këtë vit. Kjo qeveri ka premtuar 1,2 miliard euro investime për vitet 2020 dhe 2021.

Rukiqi ka bërë thirrje që të rishikohet buxheti në afate më të shpejta.

“Shumica e bizneseve ne vend nuk po arrijne te qarkullojne me shume se 50% ne raport me planifikimet, apo periudhen e njejte te vitit te kaluar. Çdo skenar parasheh se paku 5% tkurrje ekonomike.” – shkruan ai, përcjell Periskopi.

Rukiqi ka thënë se Pakoja e rimëkëmbjes ekonomike është shpresa “dhe rrugëdalja e vetme” nga një pasojë e pariparueshme për vendin për dekada të tëra (sic).

Qeveria Kurti e kishte ndarë vetëm një Pako Emergjente prej 170 milionë eurosh.

Statusi i plotë: 

Pakoja emergjente, nese mund te quhet emergjente, duhet te implementohet sa me shpejt qe eshte e mundur, prandaj rishikimi i buxhetit duhet te behet ne afatet me te shpejta. Gjitheashtu per sektoret qe vazhdojne te perballohen me renie drastike te qarkullimit duhet te mundesohet ri-programimi i kredive, konform aftesise paguese qe e kane.

Shumica e bizneseve ne vend nuk po arrijne te qarkullojne me shume se 50% ne raport me planifikimet, apo periudhen e njejte te vitit te kaluar. Çdo skenar parasheh se paku 5% tkurrje ekonomike. Pakoja e rimekembjes eshte shpresa dhe rrugedalja e vetme nga nje “kataklizem” i mundshem ekonomik, me pasoja te pariparueshme per dekada te tera.

“Maqedonia, shteg që Serbia ka nisur ta përdorë për të futur mallra në Kosovë”

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se nuk ka mungesë të produkteve në Kosovë, pavarësisht se po bëhet një muaj prej vënies së taksës për produktet serbe.

Sipas tij ka pasur tendencë që të krijohet panik e mungesës së produkteve, rrjedhimisht edhe ngritje të çmimeve, çka sipas tij nuk është arrit.

Por që Rukiqi ka paralajmëruar se Serbia është duke provuar që të gjejë zgjidhje përmes shteteve fqinje që të fusë produktet e saj në tregun kosovar.

“Rreziku që shoh unë që duhet pasur kujdes është se ka tendenca në Maqedoni që produktet serbe të vendosen atje të paketohen, ripaketohen dhe të risksportohen në Kosovë. Është rrugë alternative e shtetit serb”, ka thënë Rukiqi, njofton Klan Kosova.

Kreu u OEK-ut, ka thënë se ambasadat e huaja në Kosovë janë të interesuara që vendet e tyre të eksportojnë produktet e tyre në vend.

“Ajo që kam vërejtur te komunikimet me disa ambasada, ata nuk inkurajojnë kompanitë e veta që të ushtrojnë presion sepse edhe ata janë të interesuar të bëjnë tregti me Kosovën. Disa e thonë troç se “jemi që t’i mbrojmë ose jemi promotor të investimeve dhe të tregtisë” të vendeve përkatëse. Në rastin e Kosovës nuk kanë ushtruar presion duke u bazuar në këtë logjikë, s’ka arsye për shqetësim sepse të gjitha produktet nga Serbia janë të zëvendësueshme”.

‘Bizneset kosovare u mashtruan për taksën në Rrugën e Kombit, takimet sa për sy e faqe’

Periskopi.com Lajme

Drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se vendosja e taksës së autostradës në Rrugën e Kombit, i orienton bizneset kosovare të orientohen në tregje të tjera. Vendimin për vendosjen e taksës në autostradën Milot-Morinë e kanë bërë të ditur Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri, derisa Ministria e inftastrukturës në Kosovë ishte injoruar totalisht të pyeten rreth kësaj pagese që janë të detyruar ta bëjnë edhe kosovarët. 

Berat Rukiq, Drejtor i Odës Ekonomike të Kosovës, ka thënë se në fillim të muajit qërshor, kanë zhvilluar takim për po këtë çështje me dy ministrat e Qeverisë së Shqipërisë. Fryma e takimit, thotë Rukiq ishte që për qytetarët dhe bizneset të aplikohej taksë e njëjtë me banorët e Kukësit.

E për këtë takim, Rukiq thotë se “po shihet se ishte sa për sy e faqe”.

Andaj, ai përmes një shkrimi në facebook, ka thënë se krejt çka i mbetet bizneseve nga Kosova është të hapin ndërmarrje fantome në Kukës ose të riorientohen në tregje të tjera, sidomos tani pas përfundimit të autostradës Prishtinë-Shkup.

Shkrimi i plotë i Drejtorit të OEK:

Rikthimi i “murit” me taksen e “autostrades”

Ne fillim te muajit Qershor, si shenje e reflektimit pas protestave te dhunshme, per vendosjen e nje takse te larte per “Rrugen e Kombit, dy ministrat e Qeverise se Shqiperise, Ahmeti dhe Gjinknuri, na priten nje delegacion prej 20 personave nga komuniteti i biznesit. Fryma e takimit ishte qe per qytetaret dhe bizneset te aplikohej takse e njejte me banoret e Kukesit. Per bizneset ishte edhe opsioni i nje pagese vjetore, me zbritje substanciale.

Po shihet qe takimi ishte “sa per sy e faqe” dhe presioni i grupeve te interesit e “mbivotoj” çdo vullnet politik per nje zgjidhje jo-diskriminuese per kete takse. Cka i mbetet bizneseve nga Kosova:

– Te hapin ndermarrje fantome ne Kukes;

– Te riorientohen ne tregje tjera, sidomos me perfundimin e autostrades Prishtine- Shkup;

Me grupe te interesit me influence ne çdo vendim, nuk ka dhe nuk do te kete bashkepunim ekonomik me Shqiperinë.

 

Rukiqi: Në Kosovë ka mungesë të punëtorëve të kualifikuar

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi ka folur për problemet me të cilat përballen bizneset si dhe vendimet që i ka marr Qeveria e Kosovës.

Sipas tij, pos problemeve që bizneset kanë me mungesë të energjisë elektrike, infomralitetit dhe fuqisë punëtore, ekonomia vendore duhet të lirohet nga politika.

“Në rastin e Kosovës ka shumë nevojë të shkarkohemi nga temat politike dhe të jetë prioritet më i madh ekonomia”, tha Rukiqi për Telegrafin.

Ai tregon edhe për problemet e tjera që kanë bizneset. “Pra mungesa e kualifikimit të duhur të fuqish punëtore paraqet problem për bizneset. Kjo do të duhej të ishte agjenda më e mirë për reforma ekonomike dhe ndryshime në vend, sepse këto kërkesa për përmirësimin e kushteve vijën direkt nga bizneset”, tha Rukiqi.

Sipas tij, Kosova është vendi me nivelim më të lartë të papunësisë në Europë, por ka edhe vende të hapura të punës, por mungon fuqia e kualifikuar për punë.

“Duhet të fuqizohet sektori privat dhe mos të krijohen dallimet mes sektorit privat dhe atij publik, siç është rasti i pagave”, tha ai.

Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi ka thënë se duhet të orientohemi nga sektorët që kanë potencial për eksport, e jo të presim zhvillim ekonomik nga Trepça

“Nuk mund të krijojmë mite në ekonomi se Trepça mund të jetë shpëtim, ose eksporti i madh i energjisë, mineraret këta janë sektorë parakusht por jo të domosdoshëm për zhvillim ekonomik. Një ndër sektor që kanë potencial të madh për zhvillim janë sektori i përpunimit të drurit, shërbimet, teknologjia informative e sektorë të tjerë”, ka thënë ai.

Vendimi për masa mbrojtëse për pemë dhe perime si dhe për qumështin e importuar nga Bosnja e Hercegovina, i marr nga Qeveria e Kosovës, sipas tij, ka qenë i pa analizuar mirë dhe pa efekte.

“Para se të merren vendimet për masa mbrojtëse, duhet të bëhen analiza sepse një masë ka efekte vetëm kur shkon në dobi të përgjithshëm të ekonomisë. Ndërsa kur e prek dhe e dëmton vetëm një sektorë nuk e ka efektin e duhur. Masat mbrojtëse duhet të aplikohen edhe me marrëveshje ndërkombëtare por duhet një analizë dhe konsultime me bizneset. Masat merren kur vendi rrezikohet nga importi, por si OEK ne nuk kemi vërejtur ndonjë ndryshim. Ky vendim i ndërmarr është vendim
i pa analizuar mirë”, tha Rukiqi.

Kryetari i OEK-ut në këtë intervistë ka folur edhe për marrëveshjen e CEFTA-s si dhe për anëtarësimin në OBT.

Festa e zbehtë për vizat – Nga shampanja, në tortë me yje të flamurit të BE’së

Periskopi.com Lajme

Në Odën e Ekonomike të Kosovës sot është kremtuar rekomandimi i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarë të Kosovës. 

Është prerë edhe torta e janë thënë fjalë të mira për këtë që tashmë nga politikanët e quajnë “lajm të mrekullueshëm”.

Foton nga ky manifestim në Facebook e ka publikuar kryeministri i vendit Ramush Haradinaj.

Ai me këtë rast edhe ka shkruar:

“Liberalizimi i vizave, qytetarëve të Kosovës ua lehtëson jetën, dhe veçanërisht është lajm i mrekullueshëm për bizneset në vend.

Në vizitën e sotme në Odën Ekonomike të Kosovës, rikonfirmova përkushtimin e Qeverisë për të rritur parametrat në ekonomi, si dhe për të vazhduar partneritetin me sipërmarrësit dhe bizneset.

Bizneseve në vend me ndërtimin e termocentralit “Kosovës së Re” u garantohet stabilitet energjetik. Po ashtu, kemi ndërmarrë hapa konkret në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore që na lidhë me shtetet fqinje e më gjerë. Komunave u kemi siguruar hapësirë të veçantë për zona ekonomike. Kurse, politikat fiskale i kemi ndër më të mirat në rajon.

Ekonominë po e orientojmë drejt partnerëve tanë strategjikë dhe me lëvizjen e lirë në vendet e BE-së do të fuqizohen lidhjet ekonomike me Europën”.

Kjo festë për rekomandimin për vizat mund të cilësohet si më e zbehtë, nëse krahasohet me festë që më 2015 kishte bërë ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku.

Ajo festë ishte bërë me shampanjë, e jo me tortë.

Ekziston një video që qarkullon në rrjete sociale, më shumë sa për t’u dëfryer e qeshur, ku Çollaku kishte festuar për liberalizimin e vizave qysh në vitin 2015, përkundër se vizat nuk shiheshin në horizon.

Në ato momente, Çollaku që njihet si vartës i Hashim Thaçit, thoshte si me mburrje dhe sikurse ta kishte kryer një punë të cilën s’e kishte përgjegjësi: “Urime qytetarëve, se ne zyrtarët e ministrat nuk e kemi pasë problem për viza”.

Rukiqi merr detyrën, fjalë të mëdha për Safet Gërxhaliun

Periskopi.com Lajme

Në Odën Ekonomike të Kosovës është bërë pranim dorëzimi i detyrës tek kryetari i ri i sapo zgjedhur i kësaj Ode.

Kryetari i ri Berat Rukiqi ka thënë  se procesi i zgjedhjes së kryetarit të Odës ka qenë transparente dhe model për të gjitha organizatat.

Ai lavdëroi punën e ‘suksesshme” të paraardhësit të tij Safet Gërxhaliu.

“Tri janë prioritetet që do të fokusohemi në këtë mandat. Janë rritja e punësimit përmes rritjes së eksportit. Harmonizimi apo mbyllja e hendekut mes tregut të punës dhe arsimit dhe digjitalizimi i përgjithshëm i ekonomisë. Këto tri pika do të jenë fokuset tona kryesore”, tha Rukiqi.

Kryetari i ri i ka ndarë mirënjohje kryetarit të deritashëm duke thënë se Gërxhaliu e ka sjellë odën në një pozitë që ka reputacion ndërkombëtar.

Në anën tjetër ish kryetari Safet Gërxhaliu ka thënë se rrugëtimi i tij në OEK ka qenë sfidues por është arritur që momentet e pavolitshme tië shndërrohen në inspirim për sukses.

Oda Ekonomike kundër importit të veturave të vjetra

Periskopi.com Lajme

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), i është bashkëngjitur zërave që kundërshtojnë lejimin e importit të veturave të vjetra në Kosovë.

OEK ka bërë të ditur se është duke përcjell me shqetësim disa deklarata dhe kërkesa të deputetëve të Parlamentit të Kosovës që kërkojnë heqjen e kufizimeve për import të veturave më të vjetra se 10 vite.

“Paradoksi qëndron në faktin që derisa në Evropë dhe vende të zhvilluara bëhet “luftë” dhe hartim i strategjive për të ndaluar tërësisht lëvizjen e veturave nëpër qendra të mëdha dhe në veçanti ndalimin e veturave diesel, në Kosovë ndodh e kundërta ku krahas kaosit ambiental që mbretëron, nga deputetet kosovar kërkohet që Kosova të shndërrohet në deponi të mbeturinave pa pasur parasysh faktin e dëmit që u shkaktohet qytetarëve, por edhe sigurisë në komunikacion ku jemi dëshmitarë që po thejmë rekorde të aksidenteve, madje edhe me fatalitet e një ndër arsyet është edhe mos siguria në rrugë dhe vjetërsia e veturave”, thuhet në reagimin e OEK-ut për media.

Sipas tyre, lirimi i dioksidit të azotit (NO2), në veçanti nga makinat e vjetra me naftë është shndërruar në një sfidë me përmasa botërore dhe thirrjet e organizatave botërore të ndryshme për ta ndaluar janë të shumta.

“Derisa në Kosovë flitet për harmonizim të ligjeve me acquis communautaire është për habi një kërkesë e tillë nga deputetet e Parlamentit të Kosovës dhe atë në emër rë popullit. Implikimet buxhetore kanë qenë evidente në buxhetin e të hyrave të vitit të kaluar nga ndalja e importit të veturave të vjetra, por duhet të kemi performancë më të madhe në luftë kundër informalitetit dhe ekonomisë së kriminalizuar nga të gjithë akterët relevant me qëllim të mbulimit të këtij vakumi buxhetor e jo shëndeti i qytetarit dhe siguria në rrugë të jenë instrument për arritjen e objektivave buxhetore”, thotë OEK-u.