26-vjeçari ther për vdekje mjekun gjerman në ordinancën e tij

Periskopi.com Lajme

Një person ka goditur me thikë një mjek në zyrën e tij dhe ka plagosur një kolege të tij. Policia ka reaguar shpejt dhe tani ka arrestuar një të dyshuar.

Veprimi i dhunshëm në zyrën e një mjeku gjerman: Është mëngjesi i së enjtes, ora 08.45, kur një person ther me thikë një mjek dhe kolegen e tij në Offenburg në Zvicër. Mjeku vdes pak më vonë, ndërsa kolegia pëson plagë, thuhet në një kumtesë të policisë gjermane të Badenit, përcjell Albinfo.ch.

Ajo menjëherë ka filluar kërkimin e dorasit. Jo shumë larg vendngjarjes, më në fund është arrestuar një person 26-vjeçar. Por cila është arsyeja për krimin?

Shtetasi nga Somalia dyshohet se në ordinancën e mjekut ka ardhur në orët e para të mëngjesit pa kurrfarë termini të caktuar dhe menjëherë e ka sulmuar mjekun me thikë. Një kolege e tij është plagosur lehtë. Mjeku ka vdekur në vendngjarje.

Dyshimi ndaj 26-vjeçarit është konfirmuar, motivi mbetet i paqartë, kanë deklaruar nga policia dhe prokuroria. Deri më tani, i dyshuari nuk ka dhënë ndonjë të dhënë. Sipas komunikatës policore, ai është një azilkërkues që në Gjermani kishte ardhur në vitin 2015. Vendbanimi i tij aktual është në Offenburg.