Detaje se si ishte zhytur Tetova në mjerim më 1913

Periskopi.com Lajme

Dy fotografët francezë, Zhan Bryn dhe Ogyst Leon kishin vizituar Ballkanin gjatë vitit 1913 ku përmes fotografive kishin dokumentuar gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve nën sundimin e Perandorisë Osmane. Ata kishin vizituar fillimisht Bosnjen e më pas Kosovën, ku kishin qëndruar në Prishtinë, Prizren, Graçanicë e Lipjan.

Nga Kosova dy fotografët kishin vizituar më pas Maqedoninë, Shqipërinë, pastaj Selanikun dhe në fund Bursën në Turqi.

Një fotografi e realizuar në Tetovë shihen shqiptarët me rroba të leckosura e të varfër tek pozojnë para fotografëve francezë në vitin 1913.