Oliver Spasovski, kryeministër teknik i Maqedonisë së Veriut

Periskopi.com Lajme

Kryetari i LSDM-së dhe njëherazi kryeministri i vendit, Zoran Zaev, pas mbledhjes së kryesisë së partisë tha se gjatë mbledhjes kanë vendosur që kryeministri teknik të jetë ministri aktual i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski. Ndërsa Milla Carovska, zv.kryeministre për Çështje Ekonomike. Zëvendësministër plotësues në Ministrinë e Brendshme, Sllavanka Petrovska, shef kabineti i deritanishëm i Spasovskit. Zëvendësministër për Punë dhe Politikë sociale, Sanella, shef i deritanishëm i kabinetit të Carovskës. Bojan Mariqiç, sekretar i ri për Marrëdhënie Ndërkombëtare i LSDM-së.

Zaev shtoi se në ligj nuk ka detyrim që parashikon koordinim paraprak me opozitën për emrin e kryeministrit teknik përveç koordinimit me partinë e dytë më të madhe në pushtet. Megjithatë ai shtoi se ka disa parime sa i takon zgjedhjes së ministrave teknik nga radhët e opozitës dhe qe kryesisht kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, shkruan alsat-m. Emrat e dy ministrave teknike, atij të Brendshëm dhe atij për Punë dhe Politikë Sociale me propozim të opozitës, Zaev do ti mësojë nesër në takimin e liderëve me Hristijan Mickoskin.

Takimi i liderëve për të vendosur për qeverinë teknike, do të mbahet nesër.

​Spasovski: Nuk do të ketë amnisti për 27 prillin

Periskopi.com Lajme

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë, Oliver Spasovski, gjatë vizitës së sotme në Gostivar, ka mohuar të gjitha mundësitë për amnisti të dhunuesve të 27 prillit.

Deklarata e tij vjen një ditë pasi kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke komentuar dënimet e shqiptuara nga gjykata për dhunuesit e Ziadin Selës, deklaroi se do të kërkojë nga organet e partisë përpilimin e një propozim-ligji për amnisti.