Dinamo Zagreb gati për transferimin më fitimprurës në histori, Barcelona një hap larg ish-talentit të ‘vet’

Periskopi.com Sporti

Barcelona janë në negociata për të nënshkruar me qendërmbrojtësin e Dinamo Zagrebit, Dani Olmo.

Ekipi kroat e bleu atë për 200,000 euro pikërisht nga të rinjtë e Barcelonës, ndërsa tani pritet të pasurohet nga ai.

Sipas El Mundo Deportivo, Dinamo është e gatshme ta shes atë në Barcelonë për 25 milionë euro. Për Olmo janë të interesuar seriozisht edhe Real Madrid, Manchester United, Bayern dhe Manchester City.

Image result for Dani Olmo barcelona

E përditshmja katalanse thotë se Pep Segur, Eric Abidal dhe Ramon Planes u takuan me agjentin e lojtarit, Juanma Lopez. Olmo nga mediat kroate krahasohet me qendërmbrojtësin e Barcelonës, Gerard Pique dhe thuhet se është e ardhmja e futbollit kroat.

Ai pritet të jetë lojtari më fitimprurës në histori të Dinamo Zagrebit. /Periskopi/