Tag: Olof Lundh

Harry Potter kundër Pippi Çorapgjatës: Mediat suedeze thumbojnë kombëtaren angleze
Suedia është kualifikuar për herë të parë në çerekfinalen e Kupës së Botës që prej vitit 1994 dhe mediat e vendit kanë reaguar për përballjen kundrejt Anglisë. Skandinavët besojnë që ekipi i Janne Andersson nuk duhet të ketë frikë nga asgjë në Samara të shtunën.
“Silleni Anglinë”, shkruan Peter Wennmann, i cili është gazetar anglez por shkruan për gazetën suedeze Sportbladet. “Ndonjëherë ju mund ta kurseni veten, duke fshirë djersën nga balli dhe duke psherëtirë: Çfarë drame e përgjakur. Kështu tani ne kemi Harry Potterin kundër Pippi Longstocking”, shkruan ai, raportoi “The Guardian”, transmeton Periskopi.
Shumica e gazetave suedeze shpresojnë se Anglia do të nënvlerësojë Suedinë, me “Expressen” që thotë se Gareth Southgate do të “përdorë arrgogancën e zakonshme”.
Olof Lundh nga Fotbollskanalen dhe TV4, thotë se “nuk mund ta kuptonte arrogancën angleze para ndeshjes. Pse? “Ai shtoi: “A mund të fillojmë të ëndërrojmë për një medalje? Po, pak, por mos i thuaj asgjë Anderssonit sepse ai nuk ëndërron, ai punon. Dhe kjo ka funksionuar mirë deri tani”./Periskopi/