Mimoza Mustafa e bën hundën operacion, ja sa ka ndryshuar (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja Mimoza Mustafa bën ndërhyrje në hundë dhe i ndryshon e gjithë dukja.

Së fundmi Produksioni Labia ka publikuar në YouTube një video ku këngëtarja e njohur, Mimoza Mustafa, performon përkrah disa kolegëve të saj këngën “Oj Lulije”.

Aty shihet qartë një ndryshim tek këngëtarja e hitit “Lule Mimoze”.

Ajo ka bërë ndërhyrje kirurgjike në hundë dhe duket edhe më e re në moshë dhe mjaft ndryshe nga si jemi mësuar ta shohim.

Ndalet rryma gjatë operacionit, mjekët vijojnë punën me dritën e celularit

Periskopi.com Lajme

Ndërsa po kryenin një operacion, mjekët brazilianë pësuan një situatë të vështirë. Energjia elektrike iku e ata u detyruan të përdorin dritën në celularët e tyre në mënyrë që të mund të vazhdojnë të punojnë mbi trupin e pacientit.

Ndodhi kjo në spitalin Maternidade Dona Evangelina Rosa në Teresina, që ndodhet në shtetin e Piaui në verilindje të Brazilit.

Të premten e 4 tetorit, spitali mbeti pa energji elektrike nga ora 1.30 në ora 18:00. Ajo iku për shkak të stuhive të stuhive që goditën këtë pjesë të vendit.

Gjeneratorët në spital nuk u ndezën menjëherë sepse sistemi nuk e kuptoi që shpërndarja e energjisë ishte ndërprerë.

Spitali tha si vijon:

“Pas pak ndërprerjes së energjisë në qendrën e operacionit, gjeneratori u ndez dhe ne vazhduam të funksiononim normalisht.”

Problemet e shpërndarjes së energjisë elektrike ekzistojnë ende në këtë pjesë të Brazilit, por spitali po funksionon falë gjeneratorëve.

Presidenti i Unionit të Mjekëve, Samuel Moreira Rego konfirmoi përmes mediave sociale se kolegët e tij po përdornin dritën në celularët e tyre në momentin kur ndodhi mosardhja e energjisë.

“Deri kur menaxherët do të lënë pas dore sistemin shëndetësor publik? Mjekët janë të mbingarkuar. Ata punojnë në stres për të shpëtuar dikë”, u shpreh Rego.

Operacion i rrallë në Klinikën e Kirurgjisë, ndodhë për herë të parë në QKUK

Periskopi.com Lajme

Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës mjekët kanë intervenuar tek një pacient, duke i hequr një cist, i shfaqur në të dy anët e veshkës.

Sipas një njoftimi të Qendrës Klinike Universitare (QKUK), kjo sëmundje është e rrallë në praktikat mjekësore dhe është trajtuar nga një ekip mjekësor, i përbërë nga kirurgë abdominalë dhe urologë, për herë të parë në Kosovë.

“Operacioni është realizuar me përdorimin e aparaturës bashkëkohore (thika ultrasonike), e cila është vënë në dispozicion të Kirurgjisë Abdominale dhe tashmë është pjesë e punës së përditshme në këtë klinikë. Intervenimi është kryer nga kirurgët e përgjithshëm, dr. Valon Zejnullahu, dr. Salih Krasniqi, dr. Ismet Shaqiri, si dhe urologëve dr. Destan Kryeziu, dr. Liridon Selmani, dr. Driton Ferizi dhe dr. Artan Elshani. Gjithashtu Ekipi është asistuar nga instrumentaret Xhevrije Jashanica dhe Kumrije Mjaku dhe anesteziologia Sebahate Gashi”, thuhet në njoftim.

Dy orë e gjysmë në operacion, 33-vjeçarit i nxjerrin nga barku 122 gozhdë

Periskopi.com Shëndeti

Mjekët në kryeqytetin etopian Addis Abeba janë përballur me një situatë të pazakontë. Një pacient 33-vjeçar që vuan nga sëmundje mendore kishte konsumuar 122 gozhdë rreth 10 cm, kruajtëse dhëmbësh dhe pjesë xhami të thyer.

“Pacienti ka vuajtur nga sëmundjet mendore për 10 vitet e fundit dhe ndaloi marrjen e ilaçeve para dy vitesh e filloi të konsumonte objekte të ndryshme. Mendoj se ai ka konsumuar sendet me ndihmën e ujit, por ai është një me fat që ato objekte të mprehta nuk e kanë prerë stomakun e tij, pasi mund t’i shkaktonin infeksione të rënda, madje edhe vdekje”, tha kirurgu për AFP.

Operacioni zgjati dy orë e gjysmë. Kirurgu shtoi se pacienti ishte duke u rikuperuar.

Arrestohet drejtori i një Klinike në QKUK, mori 100 euro ryshfet për ta operuar një pacient

Periskopi.com Lajme

Drejtori i Klinikës së Urologjisë, Rexhep Kasumi, dyshohet se nuk ka pranuar ta fusë një pacient në sallën e operacionit para se ai paraprakisht t’ ia paguajë 100 euro ryshfet.

Policia e Krimeve Ekonomike e ka arrestuar drejtorin e Urologjisë të premten rreth orës 10. Burime të gazetës kanë thënë se një familjar i një pacienti të kësaj klinike është ankuar ditë më parë se në QKUK nuk po pranojnë ta operojnë pa paguar ryshfet, shkruan sot Koha Ditore.

“Policia e ka similuar rastin dhe e kanë zënë mjekun në flagrancë”, ka thënë ky burim.

Në Policinë e Kosovës e kanë pranuar arrestimin e këtij zyrtari.

“Rreth orës 10:20, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike (DHKEK) pas pranimit të një informacioni nga një qytetar, ka ndërmarrë disa veprime policore në drejtim të hetimit të një personi, mbi dyshimin e bazuar të përfshirjes në veprën penale ‘Marrje e Ryshfetit’”, ka thënë Daut Hoxha zëdhënës në Policinë e Kosovës.

Aksionin e ka zhvilluar Policia Rajonale e Prishtinës.