Gjithçka që duhet të dini para se të bëni një operacion plastik

Periskopi.com Showbiz

Kirurgjia kozmetike është një lloj i kirurgjisë plastike, qëllimi i së cilës është të përmirësojë pamjen e një personi.

Kirurgjia kozmetike po vazhdon të rritet me 15.1 milion procedura kozmetike të kryera në vitin 2013 dhe një rritje prej 3% këtë vit. Procedurat janë të përshtatshme për të gjitha pjesët e trupit, mirëpo vendimi për ta bërë një ndërhyrje të tillë nuk duhet të jetë aq i thjeshtë. Zakonisht rezultatet janë permanente, kështu që është shumë e rëndësishme të merret një vendim i arsyeshëm dhe i menduar mirë.

Një kirurg kozmetik zakonisht këshillon një ekzaminim paraprak të pacientit, sidomos nëse ai ka ndonjë problem i cili do të mund ta vështirësonte ndërhyrjen dhe në rastet kur pacienti tregon shenja të çregullimit dismorfik të trupit. Njerëzit me këtë çrregullim kanë prirje të mendojnë së gjithmonë ka një problem serioz me pamjen e tyre edhe pse evidencat objektive nuk e tregojnë këtë, shkruan Medical News Today.

Kirurgjia ri-konstruktive është një lloj tjetër i kirurgjisë plastike, që ka për qëllim të përmirësojë funksionimin e një pjese të caktuar të trupit apo përmirësimit e formave të trupit.

Disa nga ndërhyrjet më të përhapura në kirurgjinë kozmetike janë:

Operacioni i gjoksit – Mamoplastia përfshin zvogëlimin, rritjen dhe ngritjen e gjoksit. Gjatë  ndërhyrjes së rritjes së gjoksit përdoren materiale si xhel silikoni apo prostetikë. Zvogëlimi I gjoksit bëhet duke hequr inde të tepërta duke mos dëmtuar strukturën e brendshme të gjoksit, kurse ngritja e gjoksit bëhet zakonisht nga femrat të cilat me moshë kanë humbur elasticitetin e lëkurës.

Liposuksioni – kjo procedurë përdorë disa tuba të cilët heqin yndyrën dhe indet yndyrore nga disa pjesë të trupit, zakonisht nga abdomeni, ijet, krahët apo qafa. Liposuksioni nuk duhet të kuptohet si një metodë e heqjes së peshës së tepërt, kjo procedurë më shumë shërben për konturimin e disa pjesëve të trupit.

Rinoplastia – nënkupton riformësimin estetik të hundës, por edhe përmirësimin e kanaleve të frymëmarrjes. Kjo procedurë mund të aplikohet në inde të buta të hundës dhe në ashtin e  hundës, varësisht nga problemi.

Otoplasia – ndryshe njihet si ndërhyrja e veshëve, e cila trajton formën apo bën zvogëlimin e veshëve. Kjo procedurë më së shumti aplikohet tek fëmijët e moshës 5 dhe 6 vjeç.

Ritidektomia – ndryshe njihet si ‘ngritja’ e fytyrës, dhe ka për qëllim që me anë të ndërhyrjes kirurgjike të heqë rrudhat dhe të ngritë lëkurën në mënyrë që të arrihet një pamje më e re.

Mbushjet – janë disa implante mjekësore që ndihmojnë që fytyra të duket më e re dhe më e freskët. Mbushjet përdoren edhe ne regjionin e buzëve.

Rreziku nga këto operacione është pak a shumë në nivel të njëjtë me rrezikun gjatë ndërhyrjeve të tjera kirurgjike. Shoqata e Kirurgëve Plastikë në Amerikë iu bën thirrje personave që i janë nënshtruar operacioneve kozmetike, që nëse vërejnë disa nga këto simptoma të konsultohet me mjekët. Disa nga këto simptoma që paraqesin një situatë jo normale post-operative janë: dhimbje jo normale, lëkurë e bardhë afër vendit në të cilin është kryer ndërhyrja, shenja të sulmit në zemër dhe vështirësi në shikim, përcjellë Gazeta Express.

 

Ndryshim total, nuk do ta njihni Flaka Krelanin pas operacioneve (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Trendit të operacioneve plastike iu është bashkuar edhe këngëtarja Flaka Krelani, por, Flaka nga to ka pësuar ndryshim drastik.

Në intervistën e fundit që ka d

hënë ajo shihet se ka bërë disa ndërhyrje në fytyrë.

Po të shihen fotot e videot të fillimit të karrierës, me siguri nuk do ta dini se bëhet fjalë për Flakën që është transformuar tash.

Heq implantet e gjirit, për shtatë vjet i shkaktuan “mjegull në tru” (Foto)

Periskopi.com Lajme

Modelja 29-vjeçare e palestrës vendosi të heqë dorë nga implantet e gjirit për shkak se ato i shkaktuan probleme shëndetësore.

Sia Cooper, tha se për shkak të salikonit për shtatë vjet kishte “mjegull në tru, njolla të mprehta dhe skuqje”.

Blogerja e fitnesit nga Destin, Florida, vendosi implantet në tetor 2011 për të rritur vetëbesimin. Gjatë shtatë vjetëve të fundit, ajo vuante nga lodhja ekstreme, skuqjet e fytyrës, dhimbjet në gjoks, humbja e flokëve dhe shtimi i peshës.

Pasi testet e shumta të gjakut i dolën negative, ajo dyshoi se vuante nga ajo që e përshkroi si ‘sëmundje implantimi të gjirit’, transmeton KosovaPress. Cooper hoqi implantet e saj dy javë më parë dhe, tani thotë se skuqjet e saj janë larguar, ka humbur në peshë dhe ka më shumë energji.

Mania për buzë të trasha, shihni çfarë i bëri vetes kjo vajzë

Periskopi.com Fun

Një 23-vjeçare ka rënë pre e manisë së saj, për të pasur buzë të trasha, duke bërë një trajtim të pa rekomanduar në kushte shtëpie, dhe rezultati ishte ky:

Billie Roocroft aplikoi një mbushës në buzë, reklamën e të cilit e kishte parë në facebook. Por rezultati pas aplikimit ishte shumë larg asaj çka dëshironte Billie, pasi ajo e pa veten të dukej si “Elephant Man”.

Shumë vajza bien pre e reklamave joshëse në rrjetet sociale, duke bërë trajtime aspak të rekomanduara me dëshirën për të përmirësuar pamjen.

As gjoksin, as të pasmet. Zbuloni cilin operacion plastik bëjnë më shumë shqiptarët

Periskopi.com Showbiz

Njerëzit e njohur dhe jo vetëm kanë komplekse të ndryshme në lidhje me paraqitjen e jashtme. Shpesh herë, ata zgjedhin që të hyjnë në kirurgji për të rregulluar një problem që i shqetëson kur shihen në pasqyrë.

Doktori i kirurgjisë plastike, Skerdi Faria rrëfeu në “Why Not” nga Roza Lati se operacioni më i kërkuar nga shqiptarët është ai i hundës.

Ai shtoi se në rastin e femrave, nuk mbeten pas gjoksi dhe të pasmet.

Skerdi Faria: Hundën bëjnë më shumë. Por bëjnë dhe gjoksin e të pasmet. Ka dalë metoda tani që heqin dhjamin e barkut dhe e injektojnë tek të pasmet. Janë edhe protezat në vithe, por shkaktojnë probleme.