Operohet futbollisti i Kombëtares shqiptare

Periskopi.com Sporti

Enea Mihaj është operuar me sukses pas dëmtimit që pësoi ditë më parë në miqësore kundër Jordanisë, që bëri ta humbasë ndeshjen me Izraelin, ku Shqipëria u mposht 2-0.

Mihaj lëshoi fushën e lojës në minutën e 9’, pasi ndjeu disa shqetësime në gju.

Dëmtimi nuk u duk serioz që në atë moment, aq sa futbollisti menjëherë u nis për në Greqi, për të vendosur me klubin nëse do të duhej të kryente operacion ose jo.

Pasi është vëzhguar këto kohë nga stafi sanitar dhe konsultuar edhe me mjekët, mbrojtësi shqiptar, 20 vjeç, ka kryer ndërhyrjen ditën e martë.

Gjithçka ka shkuar mirë dhe vetë lojtari ka postuar një foto pas operacionit. Enea Mihaj debutoi në Skoci, duke u aktivizuar në minutat e fundit, ndërsa titullar luajti ndaj Jordanisë.

Tani, për rikthimin në fushë, do të duhet pak kohë, me shpresën që të kthehet më i fortë se më parë.

Vjen reagimi i spitalit turk ku vdiq gjatë trajtimit 6 vjeçarja nga Kosova

Periskopi.com Lajme

Ka reaguar spitali i cili kishte operuar 6 vjecaren nga Fushë Kosova Delfina Shalën, por që fatkeqësisht ajo ndërroi jetë gjatë operacionit në Turqi. Për këtë familjarët e kanë fajësuar spitalin turk sipas të cilit ata e kanë ofruar trajtimin e duhur për shërimin e saj.

Sipas spitalit, të gjitha deklaratat e babait të vajzës janë të pavërteta, derisa i kanë dhënë edhe arsyet e tyre.

Reagimi i plotë i spitalit:

Në emër të ekipit mjekësor të informuar nga Spitali i Turqisë ndjejmë dhembje të thellë për ndarjen nga jeta e vogëlushes. Por, duke qenë se të gjithë jemi në mëshirë të Zotit askush prej nesh nuk mund ta gjej atë forcë që dhe për një sekondë të vetme t’ia shtoj tjetrit jetën.

Të gjitha deklaratat e pa vërteta të dhëna nga ana e prindërve të vajzës duam t’i arsyetojmë me ngarkesën psiqike dhe dhembjen që po e përjetojnë.

Mirëpo, fakti që të gjitha trajtimet që i janë bërë vajzës janë kryer me njoftim paraprak dhe pëlqim të prindërve, mendojmë që po mbahet i fshehtë qëllimisht nga ana e tyre. (Përderisa ekzistojnë Fletëpëlqimet e nënshkruara). Fakti i të qenit të njohur, falenderues dhe të kënaqur me të gjitha hapat e trajtimit që po i ndërmerreshin vajzës mund të vërehen qartë dhe nga postimet e prindit të saj në rrjetet sociale.

Delfina gjatë trajtimit të saj në Turqi ka qenë nën percjellje multidiciplinare të vazhdueshme nga ana e ekipit mjekësor të specializaur në fushën e Neurokirurgjisë , Ortopedisë dhe Traumatologjisë , Pediadrisë, Pediatrisë kirurgjike dhe Anesteziologjisë me Reanimacion. Fatkeqësisht, pas përkeqësimit të papritur të gjendjes së përgjitshme të saj në fillim të javës së tretë pas operacionit u zhvillua ky fund shumë i dhimbshëm për të gjithë ne. Periudha postoperative e vajzës ashtu sikurse është pasqyruar dhe në rrjetet sociale të prindit Lavdim Shala ka qenë shumë shpresëdhënëse dhe në drejtim pozitiv.

Në momentin që ka ndodhur vdekja, stafi dhe grupi i konzuliumit në Turqi thonë se janë të habitur me sjelljet e prindërve duke iu përveshur angazhimit të tyre absurd për t’i alarmuar mediat në Kosovë ndërkohë që stafi i spitalit në Turqi kishin lënë punën duke vajtuar dhe mbajtur zi për vogëlushen që e kishin trajtuar me përkushtimin më të madh të mundshëm profesional deri në momentin e fundit. (Për këtë si material shtesë disponojmë mesazhe falendirimi nga ana e prindërve të vajzës)

Fatkeqësisht , vdekja sado që është e ftohtë dhe e dhimbshme është një e vërtetë dhe neve si njerëz besimtarë që jemi duhet ta pranojmë me durim.